Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikumit të raportit të Standard and Poor’s për Shqipërinë.
Reagimi i tij vjen pas shumë reagimeve lidhur me këtë vlerësim, ku shpesh cilësohej negativ.
Por Ahmetaj thotë se ai ka konfirmuar faktorët e theksuar nga qeveria.
“Standard and Poor’s ka dhënë vlerësimin për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar me leximin e tyre, të gjithë faktorët që janë theksuar nga Qeveria më parë.
Kështu për S&P Shqipëria ka treguar një performancë të qëndrueshme ekonomike, në vazhdim të implementimit të programit të konsolidimit fiskal, i cili pritet të ketë vazhdimësi pozitive edhe në vitet në vijim, duke përjashtuar incidente politike.
S&P vlerëson impaktin e reformave të deritanishme të pensioneve, energjisë dhe atë administrative të ndërmarra nga qeveria, duke përcaktuar reformën në drejtësi si një hap të rëndësishëm për të mbështetur zhvillimet pozitive në ekonomi. Po kështu ecuria e treguesve makro është pozitive dhe fokusi vihet tek rritja ekonomike e mbështetur nga rritja e konsumit, çka kemi thënë në vijimësi në muajt e shkuar dhe çka është konfirmuar përsëri sot edhe nga Indeksi i Cmimeve të Konsumit, në nivelin 1.9% për muajin Korrik, duke treguar se kërkesa është në rritje dhe konsumi po impakton pozitivisht ekonominë.
S&P konfirmoi rritjen ekonomike në nivelet e dhëna nga qeveria dhe bazat e saj të shëndetshme në rritje reale dhe përmirësim i qënësishëm i sektorëve kycë!
Ky është një lajm i tepër mirë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht dëshirave të zymta të disave.”, shkruan Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj paska shkuar per lesh. Ky eshte lajmi teper i mire!!! A ka marre vesh ndonje lexues, ku eshte ky lajm i mire? U rriten pensionet, u ulen cmimet, nuk ka me ryshfet, nuk ka me vjedhje, u ulen taksat, u hapen vende pune e ku di me une. He. more minister, ku eshte lajmi teper i mire. Ik, or anglishtfoles idiot, per te mos thene pislleqe te tjera qe ti ben. Mire i paafte, por edhe maskara e fyes me popullin, o te zente haku i tij tz=y dhe shefin tend, qe ka grumbulluar rreth vetes njerez, qe dijne te bejne shume pune te tjera, por asnjehere ate per te cilen paguhen. Minister e hengersh me buke lajmin teper te mire!!!!!!!
Po qe je koqe fare nga mendja kete e dime dhe ti nuk ke pse e thua me te madhe o Arben leshi. Standart &Poor ben nje vleresim ne baze te dokomentacioneve qe i ofroni ju dhe paguhet nga ju, mos e harro kete fakt te vogel. Po keni gjetur nje popull dele dhe e genjeni me keto rezultatet e paguara. Une jetoj ne New York dhe punoj per kompanu si S&P, dhe e di mire se si behen keto gjera, mos harro se Greqia kishte vleresim te mire kur u fut ne eurozone, me vone e hengri te gjatin, dhe akoma nuk po i del. Keshtu jeni duke e katandise dhe ju ate vend. Nje minister ekonomie qe s’ka ide nga ekonomia……