Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online

7 Gusht 2016, 14:54Ekonomia TEMA
Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për

Online shopping foto ilustrative nga Pixabay

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Elona Zaçe është e nxehur me vendimin e qeverisë shqiptare për blerjet online. 26-vjeçarja është një nga qindramijëra shqiptarët që kanë zbuluar kënaqësinë e blerjes online, duke e përdorur në mënyrë të rregullt për të blerë rroba dhe aksesorë.

Por pasi qeveria i vuri një taksë prej 22.4 % blerjeve online mbi një vlerë prej 22 euro, ajo nuk është e sigurtë nëse do të blejë më online.

“Është shumë e padrejtë. Unë kam gjetur pazare të mira online në një kohë kur çmimet në dyqanet shqiptare dhe në qendrat tregtare janë të larta dhe gati kurrë nuk ka ulje,” tha ajo.

Zaçe i tha BIRN pagesa prej 24 % ose më shumë për çdo blerje ishte shumë për të.

Ashtu si Zaçe shumë shqiptarë janë të nxehur dhe po e shprehin pakënaqësinë e tyre me vendimin në rrjetet sociale, duke e konsideruar si një goditje jo vetëm të mundësisë për të blerë rroba, por edhe të librave apo mjeteve për rritje profesionale.

Qeveria e mori vendimin për të ulur limitin e pataksueshëm me një faktor shtatë për blerjet online të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë që njerëzit më parë kishin mundësi të blenin mallra me vlerë deri në 150 euro online pa asnjë taksë shtesë, tani do të duhe të paguajnë 20 % TVSH dhe plus 2.4 % taksë doganore në qoftëse vlera e mallit është më e lartë se 22 euro.

Qeveria gjithashtu ka ulur limitin e vlerës së mallrave që qytetarët shqiptarë mund të marrin si dhuratë nga miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit. Ato do të duhet të paguajnë taksa në çdo dhuratë që ka një vlerë më shumë se 45 euro, një limit që më parë ishte 145 euro.

Ky vendim prek të gjithë, por në mënyrë të veçantë të rinjtë, të cilët e përdorin internetin për të blerë rroba, aksesorë dhe produkte nën vlerën 150 euro.

Statistikat e shoqatës shqiptare të bankave tregojnë se tregtia onlinë rritur me ritime të shpejta në vitet e fundit.
Mbi 120,000 transaksione online u bënë në muaj në Shqipëri gjatë katër muajve të fundit. Në prill ky numër arrit 130,000 transaksione.

Të dhënat tregojnë rritjen e blerjeve online sepse volumi i dërgesave me postë të shpejtë u rrit me 130 %.
Artan Gjergji, një ekspert financiar, i tha BIRN se vendimi i qeverisë dukej i nxituar dhe i marrë pa vlerësuar efektet negative.

Ai tha se qeveria po vriste biznesin online në shqipëri, në një kohë kur kjo formë biznesi po lulëzon në të gjithë botën.

“Kjo inicativë do t’i shkurajojë konsumatorët dhe është në kundërshtim me politikat e Bankës së Shqipërisë, të cilat kërkojnë t’i stimulojnë transaksionet online,” tha ai.

Gjergji beson që motivi i vërtet ka të bëjë me dëshirën për të mbledhur më shumë taksa afatshkurtër, nga një sektor që po regjistron rritje.

“Nuk pres që iniciativa e qeverisë të jetë e suksesshme sepse bizneset do ta ulin nivelin e e-commerce, do të inkurajojë dhe evazionin sepse njerëzit do të përdorin cash në vend të transaksioneve bankare online,” parashikoi ai.

Në fakt qeveria ka ndjekur politika kontradiktore në lidhje me limitin e pataksueshëm për blerjet online. Në maj 2014 ministria e Financave propozoi rritjen e limitit të pataksueshëm për blerjet online nga 75 në 150 euro për të stimulaur e-commerce. Tani ministria ka ndryshuar mendje.

9 komente në “Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online”

  1. fatjoni says:

    Ka ngel Samir Mane pa shit ndyrsirlliqet te TEG prandaj dhe vihen keto lloj taksimesh. Pse te shkoje leku tek tjetri kur shume bukur mund te akumulohet ne duart e atyre pak vetave qe na kane pire gjakun deri tani? Kushedi sa e ka pas llokmen e tij Beni vocerr dhe vllackua i atij te gjatit qe ta kalonin si vendim. Plehra te pafytyra.

    1. Ton says:

      Jan bere legena fare per te fitu zamiri 5 lek jane kail te humbi ekonomia shqiptare ne teresi 500

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Po protestojne shqiptaret online. Popull trim per bese. I fusin edhe nje pseudonuim dhe jane ne rregull. Po mut hani dot online o shqiptare?

  3. Bledi says:

    Ku qendron pabesia. Gjith bota po ve taksa per shitjet online, nga Amerika ne Europ. Lajme pa lodhje edhe investigim bosh. Ku ka shtet pa taksa sot kur tregetia Online po ze mbi 60℅ te shitjeve ne total globalisht. Gazetari pocerish edhe kafenesh. hadje gazetar hajde.

    1. Gasper says:

      Bota nuk takson vlera 20 Euro, pervec ndonje diktature si Korea e Veriut. Duhet nje rreagim i fuqishem qe ti thyhen hundet kesaj qeverie korruptive te Arben Ahmetajt dhe atij by…irit te gjate. Po punohet per nje senzibilim nderkombetar, te masakres qe keta pisa po bejne me xhepat e Shqiptareve.

  4. Albi says:

    Komentet e ketij ekspertit Artan Gjergji me duken pa lidhje:

    1. Qeveria po vret biznesin online? Shumica e transaksioneve jane mes privatesh (ebay etj.) ose mes privatesh ne shqiperi e firmave te huaja qe shesin… si do u vriska biznesi online kur ky nuk eshte biznes online? Ketu behet thjesht fjale per blerje te jashtme. nuk eshte halli i qeverise sa do i bjere puna Marks&Spencerit nga kjo takse. Nqse behet fjale per blerjet qe firmat shqiptare bejne online, eshte mese normale te taksohen, sic taksohen mallrat qe vijne ne dogane.
    2. Do shkurajohen transaksionet online, kunder vullnetit te BSH – BSH ne fakt eshte e interesuar dhe stimulon transaksionet bankare dhe online brenda vendit. Jashte vendit vetem me transaksione bankare dergohen parate, dhe kjo eshte pa lidhje
    3. Duan te mbledhin me shume taksa – ne fakt besoj se me shume duan te stimulojne konsumin e brendshem dhe te evitojne rrjedhjen jashte te valutes, per te blere gjera qe mire a keq i gjen ne vend
    4. Do rritet evazioni sepse njerezit do paguajne cash – ku do i cojne parate e thata, te ebay apo te Assos? Si do paguajne, do dergojne zarfin me euro? Po evazioni si do rritet? Firmat do cojne lek me kamion e do marrin rroba pa i deklaruar?

    Ne perfundim, edhe une nuk e kam me qejf kete rritje, por nuk mund te thuhet as qe eshte dashakeqe, as qe eshte pa logjike. Ne fund te fundit, bleni cfare te doni, dhe paguani takse 22%. Nqse mallrat ne TR jane kaq skandaloze e kushtojne 5 fish, sic pretendojne disa, prape te fituar dalin njerezit, sepse 22% eshte shume me pak se 500%. Nga ana tjeter, nqse mallrat jane ne vend, sigurisht qe qeveria do beje gjithcka per ta stimuluar blerjen e tyre ketu, sepse do te thote taksim, po mbi te gjitha vende pune, dhe kjo nuk vlen vetem per Samir Manen, po per gjithe ata njerez qe kane nje dyqan te vogel, shesin rroba ose celulare (se ketu perqendrohet halli i blerjeve online) dhe mbajne familjen me buke… prandaj mundohuni te shikoni pak me tej se interesi i ngushte personal, se nuk u be qameti se shkoi bluza te Assos nga 7 euro ne 9 euro….

    1. @Albi says:

      Si shume fresk po i ben ketij vendimi varferues dhe izolues per shqiptaret njesoj si ne kohen e Enver Hoxhes kur duhej blere vetem ne Shqiperi. Arsyetimi yt eshte krejtesisht i pavlere. Ne qofte se buken e gojes e nxjerr duke u paguar te flasesh kunder popullit tend dhe se drejtes se tij per te qene i lire dhe i qyteteruar, atehere duhet ta dish se shqiptaret me kohe i kane shperfillur njerez te tille. Megjithate, pergjigjet e 4 pikave te tua te pavlera mund t’i gjesh me poshte:

      1. Qeveria po vret biznesin online ka kuptimin e kthimit prapa te shqiptareve, qe te mos jene si ata qe jetojne ne boten e qyteteruar qe blejne online neper bote mallrat e deshiruara per konsum familjar. Blerjet online ne kompanite jashte vendit kryhen nga shqiptaret sepse mallrat ne Shqiperi jane me cilesi shume te dobet dhe me cmime shume te larta. Qeveria ka per detyre qe te mos lejoje qe keta te ashtuquajtur tregtare te medhenj ose Biznese te Medha (qe shpesh thuhet se jane thjesht lavatrice te parave te vjedhura te shqiptareve nga politikanet) te shesin mallra te tilla te dores se fundit me cmime stratosferike. Moskontrolli i te tilla Bizneseve te Medha nga Tatim-Taksat eshte shkelje e rende e ligjeve dhe rregullave te instutucioneve shteterore, te cilat kane detyre primare te kontrollojne Bizneset e Medha (pavaresisht kontrollit te tyre prej Kompanive private te Auditit – Kontrollit Financiar). Ne asnje vend te botes shteti nuk mund ta heqe pergjegjesine e kontrollit te imtesishem të Bizneseve te Medha, por ne Shqiperi ndodh e kunderta.
      Me pak fjale, vlera 22Euro nuk eshte gje tjeter vecse vrasje e biznesit online te shqiptareve ose varferim i xhepave te shqiptareve, sepse ne kete menyre kerkojne te detyrojne shqiptaret qe te blejne mallrat e importit te cilesise shume te dobet me cmime shume te larta. Te tilla Biznese te Medha vazhdojne te abuzojne me shqiptaret duke servirur mallra shume te dobta dhe cmime shume te larta, por ndaj tyre nuk ka penalizime!!!

      2. Shkurajim i transaksioneve online eshte padyshim kjo ulje e vleres nga 150 Euro ne 22 Euro per blerjet online. Sa per politikat e Bankes se Shqiperise, nje Fullan iku dhe nje shoku i Fullanit u vu ne krye te BSH. Te besh blerje online ne Shqiperi, eshte njesoj si te hedhesh parate ne plehra, sepse cilesia e mallrave eshte shume e dobet dhe malli qe merr eshte zhgenjyes per cmimet shume te larta qe mund te paguash per to ne Shqiperi.
      Prandaj te kerkosh inkurajim te blerjeve online ne Shqiperi, persa kohe ka mall shume te dobet e cmim shume te larte te vendosur nga te tilla Biznese te Medha , eshte njesoj si te inkurajosh njerezit te mos blejne kurre online brenda Shqiperise.

      3. Pa dyshim qe shuma prej 22 Euro, per blerjet online jashte vendit te familjareve, u vendos per te mbledhur me shume taksa, ose me mire per te mbledhur dhjame nga pleshti, sepse te tilla jane taksat qe mund te grumbullohen nga blerjet online te familjareve, blreje te cilat kane rene me 60% ne 2016 krahasuar me vitin 2014. Kujtojme se ne 2014 kjo qeveri tha se rritja ne masen 150 Euro per blerjet online do sillte nje humbje pothuaj te paperfillshme. Meqe ne 2016 blerjet online te individeve per mallra konsumi kane rene me 60%, i bie qe qeveria te rriste nivelin e mostaksimit edhe me shume se 150 Euro qe te inkurajonte shqiptaret te adoptonin sado pak stilin e jeteses te vendeve te tjera me te zhvilluara se Shqiperia. Ne qofte se dikush interesohet qe te marre taksa nga xhepat e shqiptareve duke ulur nivelin e blerjes online per familjaret ne 22 Euro, kete e ben per te varferuar shqiptaret dhe qe parate te shkojne ne koncesione, per te cilat shqiptaret po paguajne qimet e kokes dhe per te cilat nderkombetaret po shprehen se keto koncesionet qe po ndodhin ne Shqiperi nuk duhet te ndodhin ne nje mase te tille aq te madhe. Pse nuk reduktohen koncesionet qe populli dhe nderkombetaret i quajne te panevojshme?! Natyrisht qe koncesionet nuk rrisin konsumin e brendshem, sepse keto para te koncesioneve dalin nga xhepat e shqiptareve dhe keshtu shqiptaret blejne me pak mallra dhe konsumi i brendshem ulet edhe më shume. Keshtu pra, me sa duket nuk eshte halli te stimulohet konsumi i brendshem, sepse konsumi i brendshem nuk stimulohet me koncesione aq te shumta me shifra qindramilione Euro. Prandaj blerjet online nuk u ulen ne vleren 22Euro qe te stimulojne konsumin e brendshem, por qe parate e blerjeve online per mallra konsumi familjar, edhe pse shume pak ne vlere, te shkojne per koncesione te panevojshme qe varferojne popullin shqiptar. Vendet e tjera kane me bollek mallra cilesore te prodhuara brenda vendit te tyre, kurse Shqiperia eshte nje vend i varfer ku prodhimi i brendshem i mallrave eshte pothuaj zero dhe alternativat per te blere ne Shqiperi jane vetem nga importi dhe me importin abuzohet ne Shqiperi me mallra importi te cilesise shume te dobet dhe cmime te tyre abuzive sa shumefishi i vlerave reale te mallit, per te fituar para me thase me metoda te tilla qe vjedhin shqiptaret.

      4. Do rritet evazioni padyshim, sepse 1/3 e shqiptareve jetojne ne emigracion dhe keshtu emigrantet do kryejne blerjet online per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi dhe kur emigrantet t’ua sjellin mallrat ne Shqiperi, do i marrin ne kesh parate e shpenzuara prej shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Mallrat ne Shqiperi kushtojne 5-fish e ndoshta deri edhe100-fish i cmimit te mallit me cilesi shume te dobet te blere ne Kine apo Turqi, kurse me blerjet online jashte Shqiperise me disa here më pak para se cmimi i mallit me cilesi shume te dobet qe gjen ne Shqiperi, mund te blesh mall me cilesi shume te mire. Shqiperia ka qe ne 1944 qe ka pasur fatin e keq te kete edhe politikane kleptomaniake, te pangopur dhe anadollake. Prandaj edhe FMN ka folur per tronditje te themeleve te ekonomise me koncesionet e panevojshme dhe vlera koncesionesh ne stratosfere qe varferojne xhepat e populit shqiptar dhe ulin konsumin. FMN kurre nuk sugjeroi te ulet ne 22Euro niveli i blerjes online per familjaret dhe kurre nuk foli per Biznesin e Vogel, por vetem per masa te rrepta per Bizneset e Medha qe vjedhin dhe pastrojne parate e politikaneve hajdute.
      Dhe sa per vleren e bluzes qe ta blesh online 9 Euro ne vend te 7 Euro qe e blije me pare, duhet ta dish se kjo diference eshte 2 Euro dhe per blerje 150 Euro kjo humbje nga xhepi i familjes shkon ne 43 Euro dhe do te thote qe familja te shpenzoje 193 Euro ne vend te 150 Eurove qe shpenzonte me pare. Ose kjo do te thote më pak para per familjen qe mezi ia del te jetoje ne Shqiperine e varfer dhe qe kerkon te blere mallra online jashte vendit qe te mos i dalin jashte perdorimit brenda muajit si mund te ndodhe me mallrat e blera ne Shqiperi me cilesi shume te dobet e cmime te kripura deri ne 5 apo ndoshta 100-fish nga vlera reale. Dhe per ta kuptuar cilesine shume te dobet te mallrave ne Shqiperi dhe cmimin e tyre jashtezakonisht shume te larte po te kujtoj Withers, ish ambasadorin Amerikan ne Shqiperi, i cili ne nje artikull te shkruar per Shqiperine tha se te rinjve e te rejave ne Shqiperi u kishte pare te veshura rroba me cilesi shume te dobet dhe se keta te rinj e te reja ishin ata qe frekuentonin lokalet e Bllokut te Mallkuar te Komunizmit dhe qe i kishin blere veshjet nga me te kushtueshmet ne Shqiperi.

      Vendimi per uljen ne vleren 22 Euro nga 150 Euro te blerjeve online eshte varferues dhe kunder civilizimit qytetar te shqiptareve dhe Shqiperise, prandaj duhet te apelohet ne gjykate dhe duhet te perdoren te gjitha format demokratike si peticione kombetare apo forma te tjera reagimi demokratik per ta shfuqizuar sa me pare.

    2. @Albi says:

      z. Mero, ju lutemi publikoni komentin me poshte

  5. Mandi says:

    Taksen nuk e vendosi qeveria, por Zamir Mane & Co. Ai qeveris ne ditet e sotme dhe jo e-drama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje