Qeveria ka miratuar tashmë uljen e pritshmërive për rritjen ekonomike të këtij viti me rreth 20 miliardë lekë më pak. Lajmi njoftohet në ndryshimet që i janë bërë buxhetit nëpërmjet një akti normativ.
Në aktin normativ parashikohet që PBB-ja të rritet këtë vit me 1,51 trilionë lekë, ndërsa në buxhetin e fillimvitit qeveria priste që PBB-ja e vendit të rritej me 1, 53 trilionë ose 20 miliardë lekë më pak.
Në planifikimet e saj të fillimvitit, qeveria priste që ekonomia e vendit të zgjerohej me rreth 94.7 miliardë lekë.
Bazuar në treguesit e INSTAT, aktiviteti ekonomik gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 u rrit me 2,96% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë lajmëroi se ekonomia do rritet pak a shumë në të njëjtën masë edhe në tremujorin e dytë, teksa në parashikimet fillestare të saj, qeveria priste që norma e rritjes ekonomike të ishte 3.4 %.
Banka e Shqipërisë, në analizën më të fundit për zhvillimet ekonomike në vend, tha se informacioni i ri i disponuar dhe përditësimi i analizave, nuk kanë prodhuar ndryshime të ndjeshme në parashikimet afatmesme në lidhje me rritjen ekonomike të vendit, shkruan Monitor.
Banka analizon se, ekonomia shqiptare pritet të kthehet në ekuilibër gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, çka do të krijojë më tej premisa për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2018.
tatim&taksa rritje
Dogana rritje
Investimet e huaja rritje
investimet e qeverise rritje
fuqia blerese rritje
etj rritje
_____________________________
Totali zbritje
Sic duket paska ndryshuar matematika
Po qeveria ecen me mend e gomarit dhe kembet e breshkes.
Mund tju bej nje pytje, si mund te rritet prodhimi i brendshem bruto kur zerat kryesor si:
– populltata – ne renie te frikshme. Kemi mbi 4.3 – 4.5 million banore te rregjistruar dhe rrezik figurojne brenda me pak se 2.7 million.
– rritje rrogash ska me vite
– rritje konsumi ska, normal, ska rritje te popullates, ska rritjhe te rrogave, ka rritje te cmimeve, ka rritje te taksave, etj.
– korupsioni po lulezon si asnjehere
– edhe hashashi qe po mbillet, spo kenaq popullin, por disa njerez me pakice pra ky lek sic fitohet edhe iken pasi ketu se mbajne nga se se pastrojne dot
vaj medet
O bole gazetar. 20 miliarde leke jane 145 milione euro…jo 14.5…. a do mesoni te njihni lekun?