Sejko: Destabilizimi politik, rrezik për ekonominë

3 Gusht 2016, 16:32Ekonomia TEMA

Në daljen mujore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përshëndeti miratimin e paktës kushtetuese të reformës në drejtësi, e cila sipas tij, do të ketë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë e vendit.

Ai tha se ky ndikim reflektohet akoma më shumë për faktin që u miratua edhe me konsensus të plotë dhe nga të gjithë deputetët në Parlament.

Paketa kushtetuese ishte hapi i parë dhe që reforma të jetë e plotë duhet të kalojnë të gjitha ligjet kryesore të saj, mes të cilëve edhe Vetingut. Por gushti ka sjellë edhe një rritje të riskut politik, që për Bankën e Shqipërisë është një rrezik i shtuar për ekonominë.

“Çdo destabilizim politik do të kishte ndikim negativ në ekonomi dhe e kundërta. Miratimi i reformës me 140 vota është pozitiv”, tha Guvernatori Sejko.

Kreu i BSH u pyet edhe për raportime të fundit në disa media, të cilat flasin për një raport sekret të KLSH-së, ku thuhet se shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është 3 herë me e lartë se ajo e deklaruar.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, raporti flet për një skemë të vjedhjes, ku janë përfshirë edhe banka të nivelit të dytë.

Guvernatori Sejko hodhi poshtë që të dyja pretendimet dhe tha se nga të gjitha hetimet dhe e bëra, shuma është ajo e deklaruar dhe e njoftuar më herët.

Ndërkohë, Guvernatori njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi të mbajë të pandryshua normën e interesit/ TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje