Ahmetaj: Raporti i BSH, ekonomia shqiptare vazhdon rritjen

2 Gusht 2016, 21:02Ekonomia TEMA

“Ekonomia shqiptare vijon qendrueshem rritjen dhe konsolidimin, duke treguar cdo dite e me shume sinjale pozitive. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë rritjen për të pestin muaj rresht të kredisë për ekonominë”, kështu deklaron ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Ai thotë se ka një rritje solide që jep shpresë për arritjen e objektivit për një rritje ekonomike 3,4 pqind për vitin 2016.

“Pas përmirësimit të treguar nga indikatorët e konsumit, tregtisë me pakicë, si dhe përmirësimit të Treguesit të Ndjesisë Ekonomike, qe mat besimin e biznesit dhe konsumatorit ne ekonomi, ky është një tjetër tregues i rëndësishëm që mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe arritjen e pritshmërive tona për 3.4% rritje reale për vitin 2016.

Programi i mbështetjes së Agrobiznesit në Shqipëri i sapo iniciuar me BERZH dhe bankat e nivelit të dytë, është një tjetër faktor i rëndësishëm që do të vazhdojë ndikimin pozitiv ndaj kreditimit për njërin nga sektorët kyçë të ekonomisë”, thotë Ahmetaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje