Zbardhet fiskalja e ndryshimeve në buxhetin e 2016, arka e shtetit rrudhet me 1%

4 Gusht 2016, 11:03Ekonomia TEMA

Në kuadër të rishikimit të buxhetit 2016, ministria e Financave ka zbardhur tabelën e re fiskale ku shihen ndryshimet e hollësishme ne te gjitha zërat si ne krahun e të ardhurave dhe shpenzimeve. Gjithashtu rritje ka pësuar rritje edhe masa e deficitit buxhetor.

Ulet plani i të ardhurave me -1.1%

Ministria e Financave ka rishikuar me ulje planin e të ardhurave me 1.1 %,  me një reduktim me vlerë në 4.4 miliardë lekë, ku të ardhurat tatimore ulen në tërësi me 1.4 miliardë lekë. Ulja më e madhe me rreth 2 miliardë lekë është aplikuar për pritshmëritë e arkëtimeve nga pushteti vendor. Gjithashtu ulje kanë pësuar edhe plani i të ardhurave nga taksat lokale me rreth 1,7 miliardë lekë ose 15 për qind më pak.

Plani i të ardhurave nga dividenti është ulur me 80 për qind. Ministria e Financave synon të grumbullojë vetëm 1 miliardë lekë nga 5 miliardë të planifikuara në fillim të vitit.

Por nga ana tjetër financat kanë rritur pritshmëritë për 1.7 miliardë lekë më shumë nga të ardhurat e institucioneve buxhetore. Gjithashtu janë rritur planifikimet për 600 milionë lekë më shumë prej të ardhurave nga fondet speciale dhe po në këtë masë plani i të ardhurave për kompensimin në vlerë të pronareve ( të ardhura nga legalizimet).

Shpenzimet, gërshëra bie financimet e huaja

Qeveritë shqiptare ndër vite nuk kanë treguar aftësi të përfshijnë në shpenzime fondet e huaja të akorduara për këtë qëllim. Në total shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë ose 0.7%, teksa shihet se, plani për përdorimin e fondeve të huaja është ulur me 4,2 miliardë lekë. Për pasojë fondet e përgjithshme për investimet kapitale janë ulur me 1,2 për qind ose 730 milionë lekë.

Shpenzimet koherente janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë dhe ato të të personelit me 1 miliardë lekë.

Por siç shihet në tabelën e mëposhtme, shpenzimet e shkurtuara janë rialokuar në disa zëra. Fondet rezervë dhe kontigjenca janë rritur nr. 26.7 për qind të planit fillestar në buxhet.

Gjithashtu qeveria ka shtuar me 750 milionë lekë grantin për Pushtetin Lokal dhe me 100 milionë lekë fondin për zhvillimin e Rajoneve.

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2016 kanë çuar në një thellim të deficitit buxhetor me 3.8 për qind ose 1.3 miliardë lekë borxh i ri më shumë se planifikimet e fillim vitit./ Monitor

2 komente në “Zbardhet fiskalja e ndryshimeve në buxhetin e 2016, arka e shtetit rrudhet me 1%”

  1. zambi says:

    Rilindja ne vazhdimesi ka deklaruar rritje ne te gjitha fushat e ekonomise duke kaluar nga fitorja ne fitore

    Ne vende normale :
    rritja ekonomike per te njetin nivel taksash perkthehet ne rritje te ardhurash
    rritja ekonomike, kur rriten taksat, perkthehet ne rritje shume me te madhe te ardhurash

    ne Shqiperi:
    rritja ekonomike me taksa te rritura (sic sic beri rilindja) perkthehet me ulje te ardhurash.

    Ose rritja ekonomike eshte vetem ne leter ose rregullat baze te llogjikes nuk vlejne me

  2. Kritiku says:

    Pika qe nuk ju bie ju gazetareve qe nuk dini as te shkruani, por edhe atyre qe perpilojne te tilla tabella. E kuptoni ju gazetare se çfare do te thote “fiskale”? Shikoni titullin qe e keni shkruajtur gabim. Nuk shkruhet “Zbardhet fiskalja e ndryshimeve…” ore gazetar “dru-me-pre”! Ne shkrim shkruani qe “…ulet me -1.1 %”. Nuk perdoret me “minus” per shifren kur flet per ulje, ore gazetar analfabet!
    Edhe ai qe e ka folmuluar kete tabele qenka jo me pak analfabet funksional. Duket sikur e ka perpiluar dikush qe nuk e ka idene e te punuarit ne excel. Duket sikur e ka shkruajtur nje llogaritar i kooperatives.
    Na mbyten analfabetet funksionale, ne te gjitha fushat e jetes, ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje