Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në hapjen së Kampingut e LRI-së në Jalë ose siç quhet ndryshe Akademia Politike Verore e LRI-së, ku marrin pjesë rreth 1500 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe që zhvillohet për të nëntin vit radhazi.
Kryetari i LSI-së theksoi se problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike dhe konfliktet e tepërta e të panevojshme politike.
Ilir Meta: Problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike, sepse u bënë 26 vjet dhe vendi ende ka një konflikt të tepërt dhe të panevojshëm politik aq më tepër jo për çështjet më substanciale.
Nga ana tjetër Meta vlerësoi bashkëjetesën fetare.
Ilir Meta: Ne jemi një model bashkëjetese brenda vendit tonë, i harmonisë fetare, por edhe këtë nuk duhet ta mendojmë se do ta kemi gjithmonë në rast se nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk vazhdojmë ta kultivojmë e mbrojmë këtë bashkëjetesë nga çdo tendencë për të krijuar konflikte.
Meta tha po ashtu se Evropa ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e njerëzimit dhe se ne gjithmonë do t’i shërbejmë një Evrope, e cila mbron vlerat dhe parimet e saj. Por sipas Metës në radhë të parë ne duhet të kujdesemi që këto vlera e këto parime t’i mbrojmë në shoqërinë tonë të solidaritetit në mënyrë të veçantë.
Ilir Meta: Evropa ka pasur dhe ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e njerëzimit dhe ne padyshim që gjithmonë do t’i shërbejmë një Evrope, e cila mbron vlerat dhe parimet e saj. Por në radhë të parë duhet të kujdesemi që këto vlera e këto parime t’i mbrojmë në shoqërinë tonë të solidaritetit në mënyrë të veçantë, sepse egoizmi dhe individualizmi janë një kërcënim për zhvillimin e drejtë e të qëndrueshëm të shoqërisë sonë, por edhe të shoqërive të tjera përreth nesh. Ndaj theksojmë gjithmonë frymën e kolektivitetit, frymën e solidaritetit, sepse absolutisht që pa solidaritet nuk mund të ketë një të ardhme të sigurt.
Më tej, Kryetari i LSI-së u ndal në fjalimin e tij te çështja e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi se lidershipi britanik bëri që qytetarët të binin viktimë e populizmit, që BE-së si projekt t’i viheshin gjithë ato përgjegjësi që në fakt nuk i takojnë.
Ilir Meta: Britania e Madhe doli nga Bashkimi Evropian. Para 20 vjetësh kjo nuk mendohej, por as edhe përpara një viti. Edhe vetë Cameron-i nuk e mendonte, sepse po ta kishte menduar nuk do ta kishte bërë premtimin para zgjedhjeve, që do të shkohej në referendum për të qëndruar apo jo në BE.
E vertete o Meta;Je ideus por edhe perfitues i ketij Pazari allasoj.
9 vjet x 1500 te rinj ne Jale cdo vit,eee…
Nuk te mbarojne lingotat o Like, nuk tutesh or trim, po nuk ka pi.. s’eme e as ndonje bir kurve te te dredhi qerpikun ty, or kapedan I. Meta…
Ky hajduti eshte palle fare. Tani na ben dhe politike te madhe nderkombetare. Thua se I ka mbetur ne dore ketij katnari nga Skrapari problemi I daljes se Britanise nga Europa. Per bllokun dhe floririn asnje fjale. Eshte deshperuese qe shqiptaret perfaqesohet qofte edhe pjeserisht nga ky injorant. Jane me mijra mendje te ndritura shqiptare ne perendim dhe ky kokmadh eshte akoma ne politike duke perdhosur shqiptaret.
Ky hajduti eshte palle fare. Tani na ben dhe politike te madhe nderkombetare. Thua se I ka mbetur ne dore ketij katnari nga Skrapari problemi I daljes se Britanise nga Europa. Per bllokun dhe floririn asnje fjale. Eshte deshperuese qe shqiptaret perfaqesohet qofte edhe pjeserisht nga ky injorant. Jane me mijra mendje te ndritura shqiptare ne perendim dhe ky kokmadh eshte akoma ne politike duke perdhosur shqiptaret. Po cfare dreq populli I jep votat ketij legeni. O zot nuk po kuptoj asgje?!?!
Eshte turp per kete rini te lepihet tek kriminelet tek mafia per nje vend Pune valle keshtu do ece Shqiperia ja keni bere pyetjen kush ja la likes kete pasuri nga I gjeti apo punoj rende .