ILIR DHIMA
Nuk është çudi që kur viziton një njeri të sëmurë prej një kohe të gjatë, nga goja së tij të dëgjosh edhe mallkime, edhe qaravitje, edhe mendime të dala nga orbita e një truri normal, edhe ankime që nuk është ka fuqi të ngrihet më këmbë… Kështu mund të ndodhë edhe me një grup shoqëror, që shkon drejt shpërbërjes, në vend që pjesëtarët apo drejtuesit e tij (në i kanë mbetur të tillë) të mbledhin forcat për t’u ribashkuar apo rikrijuar me frymë të re. Kjo është vërtetuar shpesh herë në rrethana dhe vende të ndryshme.
Me sa duket aktualisht, këtë fat po përjeton në vendin tonë edhe Partia Demokratike që, kur humbi pushtetin e mbajtur me tërsëllimë dhe me zor aq të madh sa t’i mpiheshin e t’i shkëputeshin fare disa inde jetësore, tani nuk është në gjendje as të riorganizohet plotësisht dhe të përfundojë zgjedhjet brenda vetes, sipas një modeli të ri që vetë ka zgjedhur. Dhe, ngushëllimin e gjen te sharjet e parreshtura ndaj qeverisë, më së shumti ndaj kryeministrit, me anë të të cilave kërkohet çdo ditë e më shumë t’i mbushet mendja popullit, se mazhoranca qenka e lidhur me krimin, se ajo qenka vetë krimi (?!), ndonëse dyshja Berisha-Basha, sfitilitur nga orgjitë e dallgëve të shthurjes, me vete i kanë edhe Prokurorin e Përgjithshëm dhe ca kolegë e vartës të tij, në të njëjtën varkë që po mbytet.
Në këtë fazë të lëngimit të thellë, ata i mbajti gjallë ideja që mund të sabotohej reforma në drejtësi, përkatësisht ndryshimet kushtetuese dhe një paketë ligjesh kryesore për zbatimin e tyre. Të sabotohej duke cenuar ashpër, veçse me thirrmat e natyrshme që shoqërojnë grahamat e fundit, thelbin e kësaj reforme. Të sabotohej, sefte me tentativën për sigurimin e “vendeve të rezervuara” në organet ndëshkimore, që do të krijohen rishtaz, dhe më pas me ruajtjen e “sovranitetit” të shtetit, që vetë e kishin ç’shenjtëruar jo një herë. Mirëpo, kur ata që përgjonin të sëmurin dhe fatin e përbashkët me ‘të, sa të nisnin të merreshin me organizimin e funeralit, më të lehtë e patën që fshehurazi të përvidheshnin dhe menjëherë të merrnin rrugën atje ku duhej të dorëzonin nga një zarf me përgjigje pohuese. Kështu, konsensusi i pretenduar nuk përbënte asnjë pengesë për miratimet e nevojshme në Kuvend, asnjë pengesë edhe për ta kthyer pragmortin në një aheng të “Fitores”.
Megjithatë, jo më kot thonë, se shpresa vdes e fundit. Fantazmagoritë që shfaqen nga truri i vakët dhe shpirti i copëtuar i japin të sëmurit edhe pak kohë, fare pak kohë në mes të errësirës ca reze drite dinake si njolla të bardha, në sfondin e të cilave u muar vesh një tjetër përpjekje (e paralajmëruar me mërmërmima dhe përshpërima të ca besinkëve naivë që i rrinë shtratit mbi kokë), për të rrëzuar Kryeministrin aktual me krijimin nëpër skuta hotelesh të një qeverie teknike, por pa dalluar as numrin e atyre që do silleshin rrotull planit ogurzi. Dhe kur u davarit menjëherë kjo tablo e rreme, një ofshamë u përcoll këto ditë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Ishte një ofshamë e hidhur, por aspak e dhimbshme, që mund të shpjegohet edhe me braktisjen, me daljen nga kthinat e mbrapme të dikujt, që u bind (së paku, hë për hë) për vlerën e këtij veprimi; nëse donte të ruante të padëmtuar aq rëndë lëkurën e vet, më mirë do të ishte t’u kthente krahët atyre skutave dhe deklaronte sa ta dëgjonin të gjithë, sidomos dyert e ambasadave të SHBA dhe BE, se koalicioni qeverisës i kishte votat e nevojshme për miratimin e ligjeve zbatuese të Paketës Kushtetuese.
Pra, fjalët e çartura shprehur në mbledhjen e fundit të Komisionit Kuvendor nga të dërguarit e PD, kryesisht kishin të bënin me përjashtimin nga ligji i Vetingut i procesit të verifikimit të atyre palo akuzave prokuroriale dhe vendimeve gjyqësore të shqiptuara përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare. Domethënë, me pak fjalë, i atyre proceseve që kanë justifikuar kryerjen e disa krimeve të rënda, që kanë shkaktuar zemëratë të madhe në popull dhe që, gjithashtu kanë ndihmuar Sali Berishën me kastën e tij që jo vetëm të mos ndëshkoheshin asnjë herë, por madje të grabisnin një mandat pushtetor të dytë dhe një të tretë.
Megjithë rënkimin për t’u ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ndaj miratimit që i bënë Projektligjit të Vetingur përfaqësuesit e shumicës parlamentare në atë Komision, pra, pa amendimet e kërkuara nga kolegët opozitarë, duke ia paraqitur kështu seancës plenare të 30 gushtit, nuk u dëgjua prej të ”shpërfillurve” referimi te ndonjë dispozitë kushtetuese konkrete. ”Argumenti” i këtyre të fundit mbështetej, siç thanë, te fryma e Kushtetutës, duke harruar formulimin e gjithëpranuar të rëndësisë së kësaj Pakete të re, si ”Porta hyrëse e një Reforme të thellë të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”.
Pa dashur ta paragjykojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një ankim të tillë të mundshëm, e sigurt është se asgjë nuk mund ta stopojë dhe vonojë, aq më pak ta kthejë mbrapa, kohën e ardhur më së fundmi për kryerjen e një Kryereformimi të tillë me ndikim shumë pozitiv në të gjitha fushat e zhvillimit të këtij vendi. Sidoqoftë, pavarësisht edhe kërcënimeve zëmekura për kushtet që do të vikërka opozita që në muajin e ardhshëm mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe pavarësisht riaktivizimit prej saj të një ”Korpusi” endacakësh të mjerë me uniforma të zeza, gjithçka paralajmçka paralajmëron fundosjen gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017 – s e kësaj opozite të kryesuar nga liderë, këtej e tutje s’mund t’u shpëtojnë dot ndëshkimdeve të merituara për krimet ku janë zhytur.
Në këtë vështrim, çfarë emri të përbashkët mund t’u vësh gjithë këtyre klithjeve, ofshamave dhe mërmëritjeve të tyre? Çdokush që ka pasur rastin të ndjekë nga afër grahmat e fundit të jetës të ndonjë të njohuri, sigurisht që e mban mend se fatkeqit i bëhej sikur shpëtimi do t’i vinte nga aspirinat, prandaj i kërkonte parreshtur. Mirëpo, edhe kushdo që ka qenë i gatshëm t’ia shërbente ato, fare mirë e ka ndjerë në atë rast, se ndërkohë i duhej të përgatitej për të mbajtur mbi krahë një arkimort në rrugën drejt vendit ku pushojnë të shumtët e kësaj bote.
Të Lumtë o Ilir Dhima!
Kush beson se ish komunistet apo bijte dhe niperit e tyre do te bejne nje reforme efektive ne drejtesi ose eshte krejt miop ose i lidhur me njeqind fije me pushtetin dhe krimin e horrllekun qe fshihet prapa tij.Nje anshmeria ne kete rast tregon se askush nga keta s ka ndermend nje reforme te thelle dhe gjitheperfshirese, anshmeria ushqen vetem mosbesimin e forcave intelektuale qe i kuptojne fenomenet se nuk jane dele.Ky Dhima, te na thote nje here se nga vjen, c lidhje ka me te kaluaren, ku ka studjuar, c fare ka studjuar, me c fonde ka studjuar, cili e ka derguar.Pastaj te vije ketu dhe t i vere ne rresht te gjithe, qe nga Ruci, ky komunist fanatik i kthyer ne pasanik, nga Meta, ky fshatar pa breke i kthyer ne miljarder, Rama, ky emgrant estravagant qe nderton vile mljonash e pastaj te gjithe me radhe, Nano, Berisha, Basha etj etj.Te cilesooje madje se te gjithe kata jane trashegimtare te PPSH se lavdishme qe kur po ngordheta( beri sikur) dha porosine , ekonomine ne duart tona(pra vidhni sa me shume) se keshtu do te kemi neser pushtetin.Mjafte me keto brockulla qe vijne ere klientelizem, injorance dhe sjellje prej sherbetori ne rastin me te keq.
Zotni Petro! Demokracia nuk eshte vetem anti-komunizem! Autori ka vetem nje shqetesim: mosndeshkimin e keqberesve te ketij populli, qofshin keta niper apo bij komunistesh, apo komuniste te konvertuar ne antikomuniste, fshatare, emigrante, etj! Dhe une jam me mendimin e tij! Ata qe i bien akoma fyellit te anti-komunizmit jane si ai nxenesi qe perseriti kater vjet klasen e pare fillore dhe kur e pyesnin deri ku ke mesuar, pergjigjej: ne Abetare jam te IBRIKU! kishte mbetur te shkronja “i” i shkreti!
Me fal o Edmond, po ti nuk e kupton, apo ben sikur nuk e kupton, qe ne nje menyre ose nje tjeter te gjithe keqberesit e ketij populli, sic i quan ti, ne nje menyre ose tjeter jane te lidhur me komunizmin si ideologji, ose me komunistet si gjak dhe gene. Se ja me thuaj ndonje emer keqberesi dhe une te te tregoj se si lidhet me komunizmin, me ate te shkuarin dhe/ose me kete modernin, me kete “Demlratikun”. Dhe po, eshte e vertete qe Demokracia nuk eshte vetem antikomunizem, ama nuk mund te ndertosh nje sistem demokratik nqs nuk ke shkulur me rrenje komunizmin dhe per fat te keq jemi ende larg prej kesaj, pra mos te te vije cudi qe nuk kemi shkuar as ke IBRIKU, po jemi akoma ke ARRA.
Te gjithe quheshin bijte e Partise jemi ne qe derdhim gjakun per Atdhe .. edhe ti qe shkruan nuk ben perjashti
Bravo .Me bukur dhe qarte nuk ka.Si tha z.Ngjela pd “ka marre rrugen per Janine , bashke me arapaxhine”.
O Ilir Dhima, ti e ke shume mire. Partia Demokratike tashme e kreu misionin qe iu ngarkua nga Ramiz Alia Sali Berishes, Gramoz Pashkos dhe Neritan Cekes e tani nuk i duhet kujt. Vazhdon per inerci gjoja jeten e vet politike me Lulin e me Griden po tashme eshte jashte misioni.
E di ti cfare ishte ky mision? Ma thote mendja qe e di, po ben sikur nuk e di. Kjo detyre ishte: te mashtronte njerezine ne Shqiperi se gjoja ne Shqiperi po vendosej demokracia, duke pasur shume kujdes qe kjo te paguhej me cmimin minimal qe i binte te paguanin morrat e kuq, se me ate inat e zemrim qe kishte mileti ne ate kohe mund t’i varte me kokeposhte neper shtylla shoket e lavdishem te Birose e KQ megjithe laviret perkatese, qe sot vazhdojne te dekorohen per merita leshi. Te kujtohet si e hiqnin zvarre dhe e pshurrnin shtatoren e Enver Bytho Gjirokastres kryeqytetasit e egersuar ato dite Shkurti. He mo te kujtohet? Apo ne ate kohe shkoje akoma ne kopesht e te ushqente mami me pershesh me qumesht?
Tashme cikli u mbyll, ne pushtet jane rikthyer ata qe ishin perpara 1990. Perse duhen shume parti tani, inatet jane ulur dhe nje pjese e mire e popullsise ka filluar te kete nostalgji per kohen e Enverit, sepse u vel me rrenat e PDse, qe meqe ra fjala ishin pjese e misionit te saj etj. etj. Vito Kapo, dhe rrenjekalbur te tjere te asaj kohe po dalin e po leshojne gjithnje e me shume pordhe eremira ne publik dhe ti tani ben si analist i thekur qe na tregon anatomine e Partise se Urryer Demokratike qe gjoja permbysi sistemin e mrekullueshem Enverian qe e kishte shnderruar Shqiperine ne shkemb graniti dhe fener ndricues te socializmit ne brigjet e Adriatikut.
Perpara per fitore te reja, Rrofte Partia Socialiste (kot nuk ia nderrojme emrin perseri e ta riquajme Partia e Punes) me ne krye klasikun e ri te marksizem-mashtrimit Edvin Kristaq Rama. Poshte Sali Berisha agjenti i imperializmit serbo-greko-malazez, qe tashme e ka kryer misionin e vet, po qe ende nuk e kupton.
Ore ti mire e ke pershkruar situaten por me mire se keta te kishim pasur Enverin ,se keta ndyresire mashtrues si ai ideatori i nivelit zero e me radhe duke filluar nga kryeministrat . Po ligji 7501 po mijra vjedhje e pervetesime me tokat,Gerdec e te tjera pa fund .Popull matuf i dhane lirinje e fjales ,e i moren paret nga xhepi ,hahahahaha te gajasesh me shprehje te tilla si ,,liri demokraci,,,,,dhe ,,e duam e duam e duam fatos nanon . ,o sa mire o sa mire ujku eshte egersire .hahaha
Me sa duket ,vendi i kapitalizmit te suksesshem ,shba ,vendosi me ne fund te shpetoje edhe te djathten shqiptare nga ish komunistet dhe bijte e ish prokuroreve te komunizmit qe ne shqup jane me shumice. Ne 2017 ,pedeja del parti e trete pas lsi dhe ne kete menyre vjen natyrshem edhe riformatimi i se djathtes ne shqiperi ,proces qe eshte jetik per demokracine shqiptare.Per fat te keq e djathta ne Shqiperi ,e udhehequr nga ish komunistosigurimsat e klanit kapo ,ne popullin e gjere identifikohet me nje force qe te vetmen rruge per te ardhur ne pushtet njeh vjedhjen e votave ( maj 96 , 2009 ,2011 etj ) dhe te afte te qeverise vetem nepermjet korrupsionit monstruoz (gerdec ,rruga e kombit ) ,tradhtise kombetare ( shitja e detit ) ,shtypjes me gjakderdhje te te varferve ( 21 janar) ,drejtesise vegel te infektuar ne super korrupsion. Prandaj dhe reforma Nuland i dha zgjidhje shume problemeve ne Shqiperi midis tyre edhe qarkullimit te elitave ne te djathte.
Te lumte pena, Ilir! Analize shume e sakte.
Pershendetje,
Edvin Xhako