Ndue Ukaj
Ndërkohë që po lexoja në shtypin tonë polemika rreth artikullit të Ben Blushit “Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria”, kuptova një fakt, për mua të rëndësishëm: Finlanda ka shtatëmbëdhjetë institucioni kulturore e shkencore, dhe ato janë të përfaqësuara në shtatëdhjetë vende të botës, qëllimi i të cilave është që të bëjnë artin, dijen dhe kulturën finlandeze më të njohur për botën. Një shtet i vogël si Finlanda, e bënë gjithë këtë investim kulturor, sepse synon që të njihet sa më mirë në botë: nëpërmjet artit e kulturës, dhe kështu të ushtrojë ndikim kulturor.
Në fakt, të flasësh për kulturë është punë me përgjegjësi, madje edhe për faktin, se termi kulturë, siç pohon Raymond Willims, është një nga dy ose tri fjalët më të komplikuara të gjuhës angleze. Unë do të thosha jo vetëm i gjuhës angleze, por i çdo gjuhe. Kultura është një nga termat, të cilin, çdo njëri duket se e kupton, por asnjë në mënyrë adekuate s’mund ta definojë, pohon autori në fjalë.
Kur bisedojmë për kulturën, ne mendojmë në shumësi tiparesh shpirtërore e materiale të një vendi, siç janë: trashëgimia, libri, filmi, muzika, etj.
Dihet se kulturat marrin dhe japin nga njëra-tjetra. Ato ndikohen dhe ndikojnë. Për sumbull, kultura bashkëkohore, edhe sot vazhdon t’i shijojë e shfrytëzojë frytet e kulturës antike greke. Veprat e Homerit, influencojnë kulturën e përbotshme, ndikime këto që i hasim në kinematografi, letërsi, teatër, etj. Kështu ishte në të kaluarën, kështu është sot, dhe kështu do të jetë përgjithmonë. Kjo për faktin se kulturat, synim parësor kanë të ushtrojnë ndikim.
Secila vepër arti, shkruhet me qëllim që të përfitojë sa ma shumë audiencë. Të jetë e shijuar dhe e pranuar prej sa më shumë popujve. Ndërsa kryeveprat a veprat e përkryera të artit, përveç se ushtrojnë ndikim përbrenda kulturës ku krijohen, ato bëhen universale dhe lënë gjurmë në krejt kulturën botërore.
Kur James Joyce e quajti romanin e tij “Odyseus”, në vitin 1922, ai që në titull na dëftoi se romani i tij është shkruar në “bashkëpunim” me Odiseun e Homerit, 2700 vjetëve më të vjetër. Ndryshe, në dijet letrare, këto ndikime janë përkufizuar me termin intertekstualtiet, një teori që pohon se nuk ka ligjërim të virgjër, ngase e gjitha letërsia është intertekstuale.
Në përkim me këtë që thamë më sipër, viteve të fundit janë zhvilluar teori kulturore, të cilat pohojnë se kultura lexohet dhe interpretohet në relacion me kultura tjera.
Por kështu nuk mendon Ben Blushi, i cili, në shkrimin sipërpërmendur, ka marrë përsipër t’i edukojë dhe frymëzojë shqiptarët e Kosovës, që të fillojnë një betejë të re, për mua krejtësisht absurde: çlirim kulturor nga Shqipëria.
E ndërkohë që po diskutohet për këtë temë, në Prishtinë i zhvillon punimet për të 35-tën herë me radhë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në të cilin, letërsia, gjuha dhe kultura shqiptare, lexohen, studiohen dhe interpretohen si unike. Kështu lexohet nga studiues të Prishtinës e të Tiranës, të vendeve tjera shqiptare dhe nga bota. Ky seminar, esencë ka gjuhën, sepse gjuha është fondamenti e së secilës kulturë; thënë ndryshe është qenia ku banon aksh kultura.
Blushi, si autor e tekstesh e librash, e di mirë se kultura ka mision ushtrimin e ndikimit. Këtë mision e ka edhe ai, i cili, sigurisht se shkruan për të ushtruar ndikim. Ai shkruan sepse ka dëshirë të lexohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu. Mirëpo, teksti i tij nuk përmban asgjë nga kjo e vërtet. Ai merr mundin dhe iu thotë shqiptarëve të Kosovës, të jetojnë në ishull (mundësisht në ishullin e mendimeve të tij), sepse Shqipëria nuk u duhet më. Ndaj, duhet të çlirohen nga ajo, sa më parë, sepse paternalizmi i saj i bën keq.
Për mua, të flasësh për paternalizëm kulturor përbrenda një kulture, që prodhohet me të njëjtën gjuhë, që ka të njëjtën traditë e histori, është marri e llojit të veçantë.
Nëse autori mendon sinqerisht se Kosova e paska prodhimtarinë shpirtërore e artistike më në nivel se Shqipëria (gjë që pak besoj), ai do të duhej ta pohonte këtë si fakt, dhe ta shpjegonte si ndikim të natyrshëm kulturor.
Fakti se Blushi i jep të drejtë vetës që këtë ndikim kulturor, ta keqinterpretoi në funksion të ndonjë ideje tjetër, ai tregon se shkruar një tekst qëllimisht tendencioz. Apo, ka dashur t’i përrallisë shqiptarët e Kosovës, dhe t’i nxisë që të projektojnë një armik të ri kulturor: të paqenë, Shqipërinë.
Në përkim me logjikën e Blushit, atëherë pas çlirimit të Kosovës nga Shqipëria, do të duhej të pasonte çlirim i jugut të Shqipërisë nga ndikimi kulturor gegë, dhe anasjelltas. E kjo marri sigurisht s’ka sesi të përfundojë këtu.
Teksti i Blushit, në mënyrë eksplicite mund t’i hyjë në punë dikujt që me zhurmë e kukurisje kërkon nga shqiptarët e Kosovës të mos ndjehen shqiptarë. Me të drejt Enver Robelli qesëndisi me këtë tendencë kur shkroi se: “nuk mund t’ju themi shqiptarëve të Kosovës: burra e gra, deri dje keni qenë shqiptarë, sot prekni një sustë në zemrën tuaj dhe shndërrohuni në kosovarë.”
Blushi, qëllimisht nuk pohon askund se në botën normale, të flasësh e shkruash për ndikime kulturore, është gjëja ma e natyrshme. Kjo për faktin se ndikimet mbarsën dhe zhvillohen në secilën kulturë. Një rajon i caktuar, në një periudhë të caktuar, natyrshëm mund të ketë potencë më të madhe kulturore dhe kështu të ushtrojë ndikim kulturor më të madh në krejt sferën kulturore të një vendi, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me “hegjemoni kulturore”, siç pretendon dikush t’i shoh e t’i gjykojë raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Blushi, për t’i provuar idetë e tij, renditë argumente terciare, por askund nuk e përmend faktin se shqiptarët e kudondodhur, duan të jenë pjesë e të njëjtës hapësire kulturore, me dallimet dhe specifikat e natyrshme që mbartin. Ai me lehtësi iu kërkon shqiptarëve të Kosovës të çlirohet kulturalisht nga Shqipëria, por në tekst nuk ia del askund të provoi pse duhet të ndodhë një gjë e tillë. Përkundrazi, dëshmitë që jep ai janë “argumente” shterpe dhe krejtësisht qesharake.
Pse?
Sepse, kultura shqiptare, përkundër dallimeve të natyrshme, ka një substrat unik kulturor, dhe kjo provohet lehtësisht.
Atëherë, prej kujt duhet të çlirohet kulturalisht Kosova?
Prej vetvetes!?
Kush do ta trashëgojë kulturën e përbashkët të gjertanishme?
Ja një vistër shembujsh sipërfaqësorë:
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, është shkrimtari i përndritur, Ernest Koliqi, ai i cili dërgoi një çetë të madhe mësuesish në Kosovë, dhe ata ndikuan që Kosova t’i hapte bebëzat arsimore dhe kulturore.
Atëherë, çfarë të bëjmë me Koliqin kur Kosova të ketë fituar pavarësinë kulturore nga Shqipëria, këtë mund ta di vetëm Blushi e ndonjë tjetër përkrahës i tij në Prishtinë.
Për më tepër, çfarë të bëjmë me figurën e Pjetër Bogdanit, autor me origjinë e nga Kosova, që jetoi dhe veproi edhe në Shqipëri, ndërsa libri i tij “Çeta e profetëve”, iu dedikua të gjithë shqiptarëve.
E me Gjergj Fishtën, i cili nga kryeqendra e kulturës shqiptare, Shkodra, u bë model frymëzimi për lëvizjen politike të Kosovës, ndaj edhe sot, në Kosovë ka qytetarë që e dinë “Lahutën e Malcis” përmendësh.
Po me Esad Mekulin, shkrimtar me origjinë nga Mali i Zi, që jetën e kaloi në Prishtinë dhe u bë një lloj apostulli i kulturës, duke qenë themelues i revistës Jeta e Re, që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.
Po në këtë kontekst, çfarë ngjet me një shkrimtar elitar si Martin Camajt, që ka botuar dy librat e tij të parë në Kosovë, ndërsa pjesën ma të madhe të jetës e kaloi në emigracion.
Edhe një dëshmi tjetër: Sivjet Çmimin për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” e kanë fituar dy autorë nga Shqipëria: Ardian-Christian Kyçyku e Bashkim Hoxha, ndërsa këtë çmim e jep Ministra e Kulturës e Kosovës.
Këto fakte, edhe mund të mos kenë kurrfarë domethënie për Blushin, por janë evidenca të patejkalueshme kulturore, të cilat duhet ta shqetësonin secilin që guxon t’iu sugjerojë kuturu kosovarëve rrugën për t’u çliruar kuluralisht nga Shqipëria.
Kosova nuk është ndjerë asnjëherë e robëruar kulturalisht nga Shqipëria, që të ketë nevojë të çlirohet. Ajo i ka dhënë dhe marrë natyrshëm Shqipërisë dhe bashkërisht kanë krijuar kulturën shqipe.
Ky lloj i argumenteve është i gjatë, mirëpo qëllimi këtyre rreshtave nuk është t’i mbarështojë të gjitha.
Tentativat e shpërfaqura në Prishtinë e Tiranë, që kërkojnë me ngulmë të gjejnë sa më shumë dallime- ose vetëm dallime mes Shqipërisë dhe Kosovës, janë në funksion të fragmentimit kulturor të shqiptareve dhe nuk kanë asnjë dobi për të ardhmen e tyre.
Ka kohë prej kur autorë të ndryshëm të shtypit tonë, e anashkalojnë vetëdijshëm faktin se kultura shqiptare, sot, komunikon pa asnjë pengesë, si pjesë e një hapësirë kulturore. Ndaj, është e natyrshme që artistë dhe njerëz të kulturës nga Kosova, të gjitha profileve, me pasion të kërkojnë të shkojnë në Tiranë dhe të marrin pjesë në ngjarjet atjeshme kulturore. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe me ata nga Shqipëria e viset tjera shqiptare.
Shqiptarët, përgjatë disa dekadave kanë përjetuar ndarje politike, tkurrje, kufij të pakalueshëm, por asnjëherë nuk kanë pranuar ndarje kulturore. Dhe këtë s’do ta pranon as tani, deshi apo jo Blushi.
Ndaj, për mua, po aq sa është i rrezikshëm turbo nacionalizmi primitiv dhe parullat për bashkim, po aq është i rrezikshëm edhe diskursi refuzues ndaj marrëdhënieve natyrale mes Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në planin kulturor.
Pa dyshim, këto dy shtete, kanë nevojë për afrim, politika të përbashkëta ekonomike e kulturore.
Dhe një gjë: vijat ndarëse, ato që theksohen shpeshherë me ngulmë në media, janë shumëfishë më të vogla dhe të papërfillshme në krahasim me dobitë dhe afritë. Pikërisht për këtë arsye, është e pakuptimtë të flitet më shumë për probleme mes Shqipërisë dhe Kosovës, sesa për përparësi e mundësi.
Shqipëria dhe Kosova, mund të kenë dallime të natyrshme, siç kanë popujt që kanë jetuar me shekuj nën një ombrellë kushtetuese- nën një rregullim koheziv shtetërore: si italianët verior me ata jugor; suedezët verior me ata jugor. Mirëpo, këto dallime, s’janë aq të mëdha dhe problematike, sa mos të shihet në horizont asnjë pikë dhe asnjë temë përbashkuese.
Për mendimin tim, as Kosove e as Shqipëria, nuk guxojnë ta shohin njëra-tjetrën, si kontejner për t’i derdhur emocionet negative, frustrimet, pasigurinë dhe përçapjet e ngadalta kah konsolidimi si shtete të mirëfillta demokratike dhe europiane.
Ne, aspirojmë të bashkohemi me popuj tjerë: polakët, francezët, suedezët, irlandezët e shumë të tjerë, dhe nuk shohim më shumë dallime sesa me integrimet mes vete.
Shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarë të Shqipërisë, jemi një. Ndaj, idetë e marra për çlirim kulturor të njërës nga tjetra, duhet të hidhen në koshin e plehrave, duke i trajtuar si të tilla. Sepse vlerësimet dhe interpretim e tilla, janë keqkuptimi dhe dëmi ma i madh që i mund t’i bëhet kulturës.
Sesi mund të ketë hegjemoni kulturore përbrenda një kulture, këtë mund ta di vetëm dikush, të cilit i është mbushë mendja se mund t’i përrallisë pafundësisht shqiptarët, duke tentuar ta mbulojë diellin me shoshë.
Blushi, me tekstin e tij ka dëshmuar katërçipërisht sesi nuk duhet lexuar e gjykuar kultura.
“Kjo për faktin se kulturat, synim parësor kanë të ushtrojnë ndikim.”
Zoteri Ukaj, si arritet te ky konstatim i çuditshem? Nuk mund ti jepet nje koncepti aq kompleks dhe pak te kuptuar nje agjensi koshiente baraz me ate te nje njeriu qe ka synime dhe deshira. Amalgamimi i shume koshiencave njerezore, dhe jo vetem, histori e thene, dhe jo vetem, kushtet gjeopolitike, dhe jo vetem dhe rremuja e shtrire ne kohe e levizjeve te njerezve dhe me ta levizja e gjuheve, koncepteve, kulinarise, muzikes, sportit, fese e shume te tjereva perben nje organizem te gjalle dhe kompleks qe si evulimi nuk ka drejtim me qellim, por drejtohet nga nje multitude forcash nga te cilat edhe perbehet. :).
Bravo Mark-uka !Ke bere perparime! Ke njohur Finlanden.Ke zene shok Rikard zemerluanin, Raymond Uilliams,James Joyce,Jim,Jon Jupin dhe hajde mburru ne mejhanen e fshatit.Meqenese permende Ernest Koliqin,,,Blushi po ju thote,pikerisht ate qe u tha kosovareve Ernest Koliqi ne 1941-44.Ketu ka rene murtaja,Kosovare,mbyllni dyer dhe dritare,mos infektoheni!
Ben blushi ja fut kot, kosovart nuk ndihen aspak shqiptar por musliman e turq.
E vetmja gje qe i lidh me shqiperin eshte gjuaha por jo cultura.
Si nuk të vje turp të shkruash kështu.Asnjë nga kosovarët nuk e ndjen veten si të tillë,Çfarë mund të themi për disa tek ju që shesin veten për 300 euro të grekut të fëlliqur, që flitni me admirim për kulturën greke, që lejoni në mes të Tiranës të flet prifti në greqisht e ju të qëndroni duarkryq, që shiten femrat shqiptare tek serb e maqedon. këtë nuk e bëjnë njerzit nga kosova.Kosovarët vdesin për Shqipëri, kjo nuk kthehet nga ana juaj
Kemi ca idiota ketej, mos jua ver re. Por baza e identitetit Shqipetare eshte shendosh e mire ne te dy krahet.
Ti nuk ke “haber” per kosovaret; kosovaret si te tjeret, sekular, kane edhe element fetar. Sa per identifikim kombetar, ata e kane treguar veten, qe 100 jet jane ne lufte!
O Kevin magjupi, ne Kosove je i 95% SHQIPTAR TE PEFE, ndersa ti nuk e di ku e ke marre kete informate qenefikoislamike….ndoshta vet jeni qenef musliman………
Robt to qifsha to që of end on në baza fetare
O mut ateisti ! Vdiq ideologjia yte marxist-leninist-staliniste.
Bravo per shkrimin.
Nje shkrim i stergjate dhe i lodhshem per te na thene cfare? Ne qoftese nuk e paske kuptuar Blushin, atehere me mire heshtni!
Ne fund te fundit nuk jemi vetem dy popuj ne dy shtete te ndryshme me nje gjuhe me dy dialekte aspak te peraferta sic mund te jene edhe popuj te tjere ne Europe e bote, nuk jemi as si italianet verior me ata jugor, suedezet verior me ata jugor, por kemi edhe diferenca te medha kulturore te cilat jane kaq te ndryshme sa ne qoftese dikush si Ju i perkufizon si e njejta kulture, atehere cfare te themi per lidhjet dhe ngjashmerine midis kesaj kulture (te trojeve te Kosoves) dhe asaj turke??!! Shikoni ndonje ndryshim? Mos valle jemi turq? Apo mos valle tek kultura turke na intereson te gjejme lidhjet midis dy popujve dhe jo tek kultura arbereshe??!!
Injoranca nuk ka brirë! Keto shkrime tregojne nivelin skandaloz te atyre qe jane te vetequajtur gazetare. Ju te Temes, i redaktoni shkrimet perpara se ti publikoni? Shikoni se çfare shkrimi skandaloz keni publikuar. Te mos flasim per gabimet trashanike ne gramatike, qe ju nuk mesuat kurre, si ti permiresoni. Nuk vendoset “presje” perpara lidheses “dhe” ode “edhe”! Ne vend te te shkruanit “per shembull” e keni shkruajtur “Per sumbull”! Kete gabim e keni ne fillim te paragrafit te dyte, te shkrimit. Permbajtja e shkrimit eshte nje katastrofe e vertete, qe nuk te jep deshiren qe te vazhdosh leximin e plote. Nje shkrim i tille, do te hidhej, nga cilido redaktor i mirefillte, ne koshin e plererave dhe jo te publikohej. Ka shume gabime ne llogjike, ne gramatike.
Kur do te mesoni qe te publikoni te pakten nje shkrim, pa gabime?
Nga Blushi kjo nuk është e re. Dhe në romanet e tija bën të njëjtën gjë, sajon këndvështrime nga më absurdet, dhe arrin “me sukses” në provokime destruktive mbi ndërgjegjen e shqiptarëve. Shkrimi i Blushit për të cilin shkruan saktë Ndue Ukaj, është fund e krye i stisur, madje karnevalesk, qesharak. Sillet si një fëmijë që ka marrë në dorë një lodër të teknologjisë moderne, dhe si të mos ia njihte përdorimin, e hudh përpjetë plot me shend prej sherrxhiu . Nga një person i shqetësuar nga shqiptarët e Kosovës, dhe të cilëve shkove tu japësh mend keq kur promovove librin, tani “pranon” se kultura e shqiptarëve të Kosovës po del dominante. Edhe mbi shkrimet tueja Blush? Edhe po të ishte kështu vërtetë asgjë të keqe nuk do kishte veç të mirës, gjithnjë ka zona lokomotivë, po Blushi nuk argumenton, zhbirilon, nuk ndërton, pra shkatërron. Duke moe e parë si veçanti të së tërës, Blushi përpiqet të sajojë një diferencim vertikal, një disnivel në dukje të pa sherr, në fakt xhelozisht veçues. Bravo Blushi…!
Diferencim vertikal? Nuk e kuptoj dot kete fraze. Si ndryshon diferencimi vertikal nga ai horizontal, apo ai diagonal? Po ta rrotullojme diferencimin me 25 grade ne drejtim te ores, kundra ores etj etj. Me fal per ironine por kam nje alergji ndaj frazave shabllone sepse ne pergjithesi jane te pa-sinçerta.
Kevin, ti je “shumë i zgjuar”, Bravo-ooo! Lum e për lum shqiptarët se çfar diamanti kanë në ty Kevin!
Nese mundem ta permbledh me pak fjale, duke falenderuar autorin per shtjellimin profesional te problemeve tona:
1. Integrim kulturor dhe ekonomik ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, jo me retorika politike por me ndershmeri atdhetare.
2. Distancim institucional nga influencat fondamentaliste, ne Kosove e gjetke, duke respektuar bashkejetesen dhe lirine fetare.
3. Integrim kulturor, ekonomik dhe politik me Bashkimin Evropian, duke luftuar per vendosjen e shteteve ligjore dhe demokratike.
4. Sa siper, te perpiqemi ne te gjitha trevat shqipfolese te Ballkanit per integrim etnik dhe kulturor, brenda Evropes se Bashkuar.
5. Cdo retorike per ndryshim te kufijve dhe paternalizem nacionalist, i sherben vetem hajduteve te perkohshem te pushteteve.
Blushi & Co jane femijet e llastuar te sistemit komunist. Ekuvalenti i “Mimoza Llastices” se atehershme qe qante sa here t’ja prekeshe lodrat.
Duan qe te jene gjithmone ne qender te vemendjes per mire apo per keq. Njerez qe akoma nuk jane pjekur dhe burrnuar. Shume llafe dhe fare pak pune.
Kush eshte ai qe i jep voten ketij pordhaci? Ai c’do gje mund te jete por vetem “vete nuk mund te eci”.
Nuk ka me burra Shqiperia… Grate po dalin me burrnesha se vete burrat!
Shqiptaret kane nje gjuhe me kosovaret.Ashtu si Gjermanet me Austriaket.Por asnji gje tjeter nuk i bashkon.Ne portalet kosovare trumbetohet me te madhe origjina e tyre osmane.Ata ne shumicen derrmuse ndigen me teper turq se shqiptar.Ne Shqiperi esht e kunderta.Shum pak ndihen turq dhe shumica ndihet shqiptare.Gjuha eshte nje aspekt qe na bashkon,por jane nje mori e pafundme dokesh zakonesh apo kultura qe na ndajn.Jemi me mir sejcili ne pun te vet
O arber o pis muslimani, po qfar osmaniz i more qenef islamik. Ne ne Kosove jemi 96% SHQIPTAR TE PAFE, e ti qka je more kinezorusogabel islamik…c.c.c.c.c.c.c.c.ctphuuuuu
O shkërdhat I pafe!Eja pak në Kosovë e ta tregojmë se sa të pafe jemi,Mos harro merre dhe mamanë!
NJe shkrim i persosur qe i ben nder cdo shqiptari kudo qe ndodhet .Ju faleminderit .
Kritiku me te drejte kritikon gazeten “Tema” ne lidhje me gabimet gjuhesore. Shkrimi ne fjale mund te llogaritet si i kategoris shkemcore, per kete kultura e te shkruarit duhet te jete me e
kujdesshme. Me siguri se edhe gazetat duhet te kujdesen jo vetem per informatiken por edhe per gjuhen. Aq me teper te gjitha mediat, bile nje here apo dy here ne jave duhet t’i japin pake hapsire ceshtjeve gjuhesore. Kete nga se ndegjuesi e shikuesi eshte i bombarduar me laramani te hatashme shprehjesh dhe shkrimesh. Per shembull: spikeret e bukura te TV ABC dhe jo vetem ato, i thone fjalet si rafalet e mashinkave kineze. Nguten thua se nga goja qesin zjare e jo fjale.Gjuha shkruhet e flitet per te komunikuar me te tjeret si QELLIM dhe nese ate e bejme disi shkel e shko arritja e qellimit eshte e plogshte. Nga daktilografia kam lexuar nje “arsyetim” ku shkruesi i letres thot: Me fal se po ju shkruaj gjeresisht, per me shkurt nuk kisha kohe! Mediat elektronike mund dhe duhet te lujne nje rol te rendesishem ne kultivimin e gjuhes. Kosovaret dhe nje pjese mjafte e madhe e shqiptareve zeret “Q” e “C” si dhe “GJ” e “XH” nuk i dallojne thuase fare. Po, i thomi “e forte” e e “bute” e jo sipas veshit. Pastaj gjuha sipas veshit i ka mbi dyzet zere. Une jam matematicient por me duket se veshi im i ze dy zere nga secila zanore. Keto zere mund te futen ne veshin e cdo qytetari shqiptar nese shqiptohen mire e me rregull nga mediat elektronike. Mund te dallohen edhe ne shkrime.