Rezervat per opoziten dhe "Rilindjen" mbi administraten

22 Gusht 2016, 18:30Blog TEMA

Muharrem Meko

Kur degjon opoziten ,qe me gojen e kryetarit te saj , te anatemoje vazhdimisht per perberjen dhe funksionimin e administrates, sinqerisht te vjen te shkulesh mishin ; perderisa ne te gjithe piramiden shteterore, nga ajo e djeshmja,administrates i mungon vetem Sali Berisha dhe kabineti i tij ! Natyrisht edhe rrjeti i ” korespodenteve “, nga lart , poshte ne baze – ca keshilltare e ca drejtore …dhe vetem kaq !
Ne qe e dime se edhe kultura e ndeshkimit, ne shqiperi , ne raport me sulmet e kundershtareve politike, shkrihet drejt zeros ; me argumentin e “mbrojtjes se saj ” nga kundershtari, kemi te drejte te mendojme se s’eshte çudi, qe SHQUP e ka ndertuar kete sjellje te veten, si nje taktike , ne funksion te ruajtjes se kontigjenteve te saj, neper te gjitha nivelet e adminstrates !
Une per veten time, vazhdoj te kem rezerva , per sa i takon ngritjes dhe mardhenieve qe ndertoj “Rilindja ” me administraten ; vecanrisht , ne dy aspekte …
– E para ; ngritja e piramides se administrates, pergjate gjithe niveleve te saj, , me individe te paspikatur brenda vet PS, me keq akoma edhe me nga ata qe as ua kishim degjuar kurre emrin, pergjate tete viteve opozite !
– dhe se dyti ; ruajtja e “pacenuar ” e administrates ” shteterore, aq sa gati ne te gjitha zyrat e shtetit, jane te njejtat fytyra, a thua se nuk ka ndodhur fare rotacioni politik, ne shqiperine e 2013 – tes.
Per te paren besoj se, nuk jam i vetem; kur te gjithe biem dakord se si u spostuan e u lane ne menjane , personalitetet e fushave te ndryshme, individe me kontribute, per t’u zvendesuar me individe qe per socialistet s ‘perbejne asnje kureshtje ; shume larg kualiteteve qe mendohej se mund te ishin drejtuesit e administrates qe po ndertohej ! Madje keta aktualet, as te barabarte me ta nuk mund konsiderohen e le me pastaj, per te pretenduar se mund te ishin te konkurueshem ! S’ kam deshire te perdor metafora e as krahasimet, koke per koke, perderisa jam i bindur, ne ate c ka them – c do lloj analize eshte ne favor te ketij argumenti !
” Rezerva ” ime e dyte ,ose ” ruajtja e pacenuar ” e administrates , as me pak e as me shume , me eshte dukur vrastare , per vet standartet e shtetit te premtuar prej Rilindjes dhe besuar shume, prej publikut te gjere…sidomos po te kemi parasysh se nocioni “shtet ” ,per publikun e gejree ,nuk perkufizohet vetem ne godinat kryesore te qeverise qendrore !
Tashme pas tri vjetesh,duket sikur s ka mbetur gje pa u thene e sterthene, arsyet dhe pasojat e asaj ç ka ka ndodhur; madje me qindra here, nga opinioniste e perfaqesues te medias, individualitete te spikatura te se majtes ,me ze e figure. Nuk e kundershton dot, as me i dituri faktin se, ruajtja e administrates se ish pushtetit , s’ do te thote, “transferim i trashegimise ” se difekteve me barre,huqeve e njemije e nje te zezave , qe ajo administrate demonstronte pergjate tete viteve te Sali Berishes edhe ne qeverisjen e Edi Rames ! Te gjithe drejtuesit e strukturave te PD, militantet me te spikatur te saj, u ruajten “si gjendje ” nga Rilindja , me justifikimet nga me banalet , pse jo edhe per shkaqe nepotike ! Kur me sa kemi dijeni dhe njohje , nga fusha e rotacionit politike; edhe ne vendet me demokraci ,shume me te perparuar nga vendi yne, ku me shume e ku me pak e ndryshojne administraten, e riparojne ate, e zvendesojne ate me rejsurset e pergatitura pergjate, te qenit ne opozitë ! Dhe ketu s’ka asnje te keqie, perderisa forca politike qe fiton pushtetine rradhes, ka nje prtendim te qarte ; realizimin e programit te vet dhe cuarjen perpara te progresit te vendit !
Nuk e teproj kur them se gjithe te zezat e qeverisjes se sotme, qe jo rralle, plote pathos e histerizem i faturohen Edi Rames e kane burimin, pikerisht tek ky precedent – bashkeqeverisja me ish administraten, qe vet Berishes i kushtoj plot nje milion ” shuplaka ” !
Per vet angazhimet e mija ne Partine Socialiste, une ruaj lidhje me shume socialiste te kategorive e moshave te ndryshme , drejtues ner vite te saj ,ne te gjithe vendin – gjitheandej e njejta histori ;- organizimi i qeverisjes nga ana e fitmitareve te 2013-tes, u mjaftua vetem me ndryshimin e emrave te drejtuesve te institucioneve, por qe s’ preku asnje punonjes zyrash; te perfolur ,ose jo ! Madje kishte panoramen e nje merkatoje ky proces,perderisa ne me te shumten e rasteve edhe kategoria e drejtuesve u “huazuan ” nga partia demokratike, apo edhe nga rruga… cuditerisht edhe individe te lene ” ne stol ” , prej vet PD-se…(! )
Punet ? Le te bejne nje testim ” komisaret ” , per te nxjerre konkluzionet , por kjo duke marre pershtypjet direkt prej publikut… te majte apo te djathte ,po te duan ! Ne paranteze dua t’ ju them, se une, autori i ketyre rradheve, jam punonjes shteti – pergjegjes i nje zyre sherbimesh, ne nje rajon te caktuar ; per te cilen jam kujdesur ne vijimesi, qe ne te gjitha treguesit , te mos kem asnje te krahasuar me paraardhesit e mij ! Modestisht ju them ; – ja kam aritur !
Kjo, perderisa nuk pranova te bashkepunoja me ish administraten aq te perfolur, ç’ka me siguroj ate, qe s’ mund te dale dot qytetar i teritorit nen juridiksionin e kesaj zyre, te akuzoje per cilesi sherbimi te dobet, ryshfet a mitmarje, ne kembim te sherbimeve, ndaj tyre ! E kam bere me ndergjegje, si punonjes i ketij shteti, te cilit i jam zotuar se do t’i sherbej, ne kuptimin e vertete te fjales , por edhe si detyrim perkundrejt shperblimit qe ai me ben !
Ne subkoshiencen time, padyshim ka elemente te vetedijes personale, vlera te patjetersueshme per te gjithe brezin tim, elemente qe kane te bejne drejtpersedrejti me formimin dhe qendrimin ndaj ligjit dhe shtetit , por sigurisht edhe si pjese e moralit te forces politike qe me ka rekomanduar; i bindur se nje milion shuplakat ndaj ish qeverisjes, ishin si “shperblim ” per sjelljen jo korekte te administrates dhe ish drejtuesve, te te gjitha rangjeve; pasoje e paaftesise se saj, ndaj problematikes se perditeshme e sidomos, ne mardheniet e drejtperdrejta me publikun . S’dua te analizoj me kete rast, koston elektorale, ajo eshte tjeter histori, ku padyshim paaftesise se ketij tip drejtuesish dhe zyrtaresh, qe me qytetarin sillen si ordinere , anashkalimit te kualiteteve te vet PS dhe mungeses se vleresimit te individualiteteve qe paten investuar ner vite per te majten, te gjitha sebashku, mund te kene nje shumatore, te frikeshme….
Nje vit para zgjedhjeve elektorale, s’ ka vend per dekorata, ne gjoksin e “te perzgjedhurve “, pa asnje kriter formimi e pa kurrefare investimi per te majten . Ne fakt ,shumica e tyre sillen, siç duhet te sillen, te tilla krijesa te dyshimta ; hilanjioze, te paafte, “te huaj ” me te majtet e sikur nuk e kane asgje, partine socialiste…! Kjo eshte e verteta ; padyshim e hidhur ,por qe ka edhe zgjidhje .

5 komente në “Rezervat per opoziten dhe “Rilindjen” mbi administraten”

  1. kleptofagos says:

    Pse lodhesh o Muharrem, djali? Kishim nje pale hajdute, kemi ca te tjere tani. Sa te kemi LSI-ne te forte, mire do shkojne punet edhe per Saliun edhe per Ramen. Mos qaj hallin e kaloresit qe i varen kembet, por shiko popullin e shkrete qe po rropatet ne kembe…

  2. uskania says:

    O Rrem, Në vend që të flasësh për ligje që ta bejnë më të paprekshme dhe profesionale administratën, pavarësisht nga ndërrimi i partive, si në vendet demokratike, ti, or lum miku, qan hallin se përse nuk është përdorur fshesa e partisë si e mendon ti.Sipas teje, sa herë ndërrohen partitë, duhen ndërruar edhe punonjësit që nga rojet e pastruesit.A ke dalë ndonjëherë jasht, a ke parë e dëgjuar, a ke lexuar?Se, në pamje, dukesh si tip profesori!

  3. Petro says:

    Nje artikull prej miltanti.Rilindja jo vetem nuk arriti te ndreq gabimet me thes te PD ne drejtim te kuadrove te te gjitha niveleve, po thelloi gabimet e kesaj PD-je te shkare ne miltantizem.Nese nuk do te arrijme ne perfundimin se te dyja palet jane pjelle e PPSH dhe mentalitetit te saj, kemi bere nje vrime ne uje.Po ai mentalitet, po ai qendrim, po ai veprim.Pushohen njerez te shkolluar shkelqyer ne Perendim dhe merren barinje malesh dhe vjen nje dite vdekja dhe dorezimi i shtetit.Kishim shprese te qendrimi i Rames, por rezulroi deshtim i plote.Nje shtet me Lenka, Simona, Pala, Hekurana Muhora etj etj eshte i destinuar te dorezohet te litaret e anijeve si improduktiv dhe i pa afte.Te na rrojne karriget e minstrave (me as shkollen e mesme), te kryetareve te Bashkive me diploma te blera, e deputateve bandite, rritur dhe kaluar rinine neper rruget e Europes mes qindra veprimesh te jashtlgjeshme..Nje diskus qe s do te mbaronte kurre.Nje diskus qe njerezit patriote do t i vinte me gisht ne koke per permresimin e gjendjes, permiresim tashme i pamundur edhe per shume dhjetvjecare.Demi eshte bere tashme.Anija s ka as kapiten, as marinare.Po vjen dita te mbytet.

  4. Mondi says:

    Mos u tremb ,Uskania…nuk te heqin keta te rilindjes, ty…sepse pervecse do t ua dish marifetet edhe s kane bith ta bejne. Andej jashte, si ti s pranohen as portiere insitucionesh e jo me ,pjese e tyre . Bravo zoti Meko ! Kjo eshte mese e verteta e administrates. Eshte po ajo qe ishte dje; e piste, hajdute me cizma, pediste te flakte. Sala ja pa hajrin, ta provoje edhe edvini

  5. Aso says:

    O zot, cfare mund te mesosh nga njerez qe s’dine as shqipen? Po gazeta perse publikon shkrime te tilla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje