Neni 13.
Burg për gazetarët që do ushtrojnë “Influencë të papërshtatshme”!!!
Ouuu? Po a më thotë kush se cili gazetar në listë pagesën e shtypit ushtron influencë të papërshtatshme në editoriale apo shkrimet në media?
Kush e merr guxim individual të shkoje drejt të papërshtatshmes?
U bëmë mbi 25 vjet që punojmë me median, herë me kohë të plotë, e herë “të lirë” dhe nuk dimë të kemi influencë mbi botuesin për të goditur të papërshtatshmen.
Nuk është goditur edhe për faktin se në këtë vend normalja të shfaqet si anormale, e papërshtatshmja si e përshtatshme etj.
Gazetarët firmosin rrogën, honorarin, ose hiç fare. E shumta shpërblimin e vitit të Ri.
Merruni me pronarët e medias, të nderuar ligjvënës. Me ato që jeni marrë e merreni përditë.
Merruni me pronarët, që po ti marrim kokë për kokë, erdhën nga zonat kodrinore-malore në Tiranë dhe bënë kodrina e male me para e prona.
Me pronarët që erdhën me flokë kaçube, dhe sot i kanë bërë kaçubela.
Me pronarët që ishin konviktorë e sot janë novatorë.
Me pronarët që ishin personazhe për filmat e Kinostudios Shqipëria e Re, dhe sot kanë privatizuar Albafilmin (njëri prej tyre, aq influencë të papërshtatshme ushtronte mbi ministrant, sa hoqi nga puna një specialist të Ministrisë vetëm se nuk ja njihte “famën”)
Më falni, shëmbulli nuk vlen vetëm për njërin. Doni më? Nuk ja vlen. Neni 13 është humor.
S’na latë një ditë pa qeshur!
Bravo Dylgjer por kryepronare the e ketyre kokekaçubeve jane sali ram berisha, ilir rexhi meta kryetari i partise qe te ka punesuar ty dhe edi kristaq rama. E di qe keta dy te fundit mero i ka shume xhon dhe nuk do ta publikoj ket mesaxh por une do me e nis edhe ne fcb.
Ku eshte problemi ketu!? Edhe keta te shkojne ne burg bashke me kokkacubet ?
sikur te ndodhnin kto gjera ne gjermani suedi norvegji belgjik franc holand… do te ngriheshin njerzit e thjesht ne demonstarat proteste rrugve dersa qeverija te jepte dorheqjen dhe qeverija tjeter te premtonte se do ta zgjidhte problemin 100 per qind.
ne shqipni,del flokpalar katunari me brek ushtari der dje dhe ben ligjin me korrupsjon dhe krim dhe njerzit?… han fara luledjelli dhe vejn lloto ke lagjja!!!!
debilizem masiv.
Jo lale s’osht ashtu! Nuk osht muhabeti se robt jon indiferenta.Jo mor lal jo! Osht ene me keq me thone ate qi osht! Fajin e kon vet njerzit e ktij veni,se jon ata qi shkojne ene votojne njikta manallat! Kjo trego se ka nji pjese pi kti poplli, qi jo vetem osht manall,po osht ene n’vetvete i korruptum,a m’kupto! Kta rob qi votojn kta shpellarat ktu ene 25 vjet,qi dalin ene gerthasin naper mitinga,jon isoj si ata vallahi! Pernryshe nuk ke si me e kuptu se pse kta rob shkojne mas sumes s’ktyne halabakve ene shpellarve qi kan drejtu PeDe-ne ene qivirine . Pse mre LeShelI-ja cere o? T’gjith t’korruptumit qi hikn pri PeSe-je, t’mledh me nji kanoce,nji kjo osht LSI-ja. Pra ne kena nji pjese t’popllit qe e dun korrupsionin,ene e kon gadit me trunin e tyne qi nji kshu osht mire,ene kshu duhet me bo! A m’kupto ku qinro muhabeti! Muhabeti osht te kto “parimet” e reja t’moralit,qe jon perhap n’shoqnin shqiptare ktu ene 25 vjet. Parimi krisor osht PARAJA vllajo! Boj ca t’munesh ene ca t’dali vec me bo pare. N’ket pune asigjo s’osht e nalume,asigjo nuk osht e keqe. Pranej i pjese e popllit nuk i qujn t’korruptum ene kriminela kta pisat, qi majn ere t’keqe pi s’largu! Pranej ka ca palaca qi i mrojne ene politikisht qelbsirhonet e Salies. Se jon PISA vet,pranej!
jam plotesisht dakort me kete logjike.Neseduam te kemi nje medja eroze,qete mos ndikoj necdoloj vendimMARJEJE,DHE NE ATO TE DREJTESISE,MERUNIJU LIGJVENES ME PRONARET E TYRE.jANE PARATEEFITUARA SDIHET SI,QEFELLIQIN PERDITE AMBJENTIN DEMOKRATIKTE VENDIT.kENI kELLE?BEJENI KETE.s’KENI?dEKLARONI PAFUQISHMERINE.
Ja kur ti turren ketij dhe ti thone Berishist.
Dje nuk i lane gje pa thene Bushatit
Popull idiot. Eshte kauze e humbur.
A mund te me sqarosh i nderuar, si do te mund te evidentohet fakti se kete presion e bejne pronaret? Ligji nuk percakton fajtorin por ndalon veprimin. Nese gazetaret nuk duan te jene pjese e kesaj maskarade le te zgjedhin personalisht, denimin apo rrogen. Sa per pronaret ky ligj nuk thote se ata jane jashte pergjegjesie.
Viktor
O popull debil, o popull car..pse nuk shqetesoheni per koncesionet.
E keni vene ndonjehere ne pergjegjesi kryeministrin per kete?
Po merreni me gazetaret. Ata po jua shesin Shqiperine
Se ku e kam pa kete fytyren qe e ke qite ne fotografi? Na thuaj se mos eshte noj fare burri se per zotine deshe e shava: pordhac!