Unë nuk jam tifoze futbolli dhe këtë dua ta them qysh në krye të shkrimit, për të mos u keqkuptuar nga tifozët.
Por e kam mbajtur zemrën në dorë, kur luante Kombëtarja në Beograd dhe kam qarë si fëmijë, kur fëmijët poshtë pallatit brohorisnin “Shqipëri, Shqipëri”, për golin e Kombëtares në Kampionatin Evropian.
Tani që po flitet për largime te djemve nga Kosova drejt Kombëtares së tyre, ndihem e prekur, pse nuk do mund të përjetoj më emocione të ngjashme. Sepse tani, mbase do të jemi dy skuadra, por jo dot, dy Kombëtare.
Kombëtarja është e Kombit dhe Kombi nuk kuptohet pa Kosovën.
Kombëtare janë Tifozët Kuq e Zinj dhe ata nuk arrij t’i shoh, tek lënë shpirtin në një klithmë tifozërie për Kombëtaren e Shqipërisë. Dhe nuk di a mund të ndiqet një ndeshje pa tifozët e Kosovës?
Ne u kthyem në imazh të Kampionatit Evropian pikërisht se ishim bashkë, se kishim tifozërinë më të bukur kuq e zi.
Nuk kam mëri ndaj djemve që do të ikin, madje i kuptoj, ata mezi pritën ditën të jenë të pavarur, por të pavarura nga Serbia jo nga Shqipëria. Çfarë do të thotë të pavarësohesh nga vetja?
Ai stadium që do të ribëhet, te ish Qemal Stafa, pa çunat nga Kosova, do të ketë kulla, por jo lojtare, do të ketë luks, por jo zemër, as zemërim për një gol që nuk bëhet dot. Ai stadium do të jetë bosh pa ju çuna, që sollët bashkimin e shqiptarëve.
Kombëtarja është bashkimi ynë real, i natyrshëm. Kombëtarja është prova se vetëm bashkë bëjmë të pamundurën te mundur.
Unë nuk besoj te fuqia e mbinatyrshme e lidershipit, e De Biazit, në këtë rast, por besoj te forca e bashkimit. Bashkë bëmë histori.
Kemi qenë bashkë vetëm në Kombëtare dhe vetëm aty shkëlqyem. Sepse një trupi që i mungon një dore, një këmbë, një sy, një vesh, nuk është më një trup, por një gjysmëtrup,i paralizuar, i parealizuar. Bashkë bëjmë trupin që mund të lëvizë dhe malin.
As qe e mendoj se mund t’ia dalim veç e veç, është e pamundur, irracionale. Nëse e prishim Kombëtaren, do t’i rikthehemi punëve tona bërë lokalisht, provincialisht, që nuk kanë treg, që nuk kanë sukses, që nuk kane duk. Vetëm nuk mund të shkëlqejë asnjë prej nesh, vetëm i prishim punë njëri tjetrit dhe të tërës, e vrasim atë që lindi të na bëjë të lumtur qoftë edhe në 90 minuta ndeshje.
Në mund të mësonim prej kësaj mundësie të rrallë bashkimi që solli shkëlqim, duhet ta merrnim shembull dhe ta përdornim eksperiencën prej saj, në arsim, biznes, turizëm.
Shifrat me të cilat mburren Ministritë e Turizmit ne Shqipëri, janë thjesht hyrje -dalje ne shumicë të shqiptarëve të Kosovës. Ata popullojnë plazhet tona, restorantet tona, ata janë turizmi ynë, kosovarët që vijnë me pushime, si në shtëpi, në shtëpinë buzë detit.
Trafiku i verës që të mban peng në rrugët tona të pambaruara, është për shkak të tyre që mësyjnë bregdetin nga Rruga e Kombit. Kur i sheh bashkë dy policitë nga Kukës në Lezhe, kupton se kemi mësuar prej tyre të mos parakalojmë në trafik, të mos dalim para tjetrit, siç e kemi zakon ne të Shqipërisë.
Krahasoni Morinën me Qafë Thanën, dhe e kuptoni ndryshimin.
Çdo përfitim, çdo euro e hyre në vere, është për shkak të Kosovës.
Nuk me ka ndodhur të ulem në një plazh dhe të mos kem afër dikë nga Kosova apo diaspora e saj në botë. E kam plot e -malin me urime kosovaresh që kanë shkuar në vendet e panjohura të Shqipërisë së bukur që kam treguar në Vizion Plus dhe më falënderojnë, apo çojnë foto si nga Rehova këtë verë. Javën e shkuar më erdhi një letër e 30 kosovarëve që jetojnë në Suedi e Finlandë dhe kanë blerë shtëpi të dytë ne Sarandë. Ata më rreshtonin gjithë propozimet e tyre, si do të donin të zhvillohej Saranda dhe për çfarë ndërhyrjesh kishte nevojë urgjentisht, që të kthehej nga një qytet vere, në Mbretëreshën e Arbërve.
Kur shoh pallatet e Vlorës nga Lungomare te Plazhi i vjetër e deri në hyrje të qytetit, të gjitha bosh e të pashitura, më vjen t’i them Kryetarit të Bashkisë; po mirë e bëtë qytetar nderi Rexhep Qosjen, po si nuk i dhuroni një shtëpi, të kalojë verën në Vlorë?
Bëjeni me disa personalitete të Kosovës, se bashkë me ta do të vijë besimi që në Vlore mund të bësh pushime e të blesh shtëpi, për të kaluar dy muaj vere e shumë fundjava dimri, se Vlora ka vend për gjithë Kosovën. Besimi do t’i mbushe pallatet e Vlorës. Do t’i mbushë me kosovare, që do të ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetit, do të sjellin bukën e Gjakovës dhe djathin e Sharrit dhe do te ndajnë bashkë mishin e Labërisë , do i shndërrojnë fshatrat e Lumit të Vlorës, (që tani i ka marrë lumi) në destinacionet magjepse të verës që vjen.
Unë besoj aq fort te fuqia e bashkimit me Kosovën në një treg, sa te asnjë politikë dhe politikan. Besoj se vetëm bashkë mund të bëjmë trupin që ecën vetë, tregun që prodhon portokalle në Xarrë dhe i shet në Prishtine, djathin ne Këlcyrë dhe e shet në Vushtri, domatet e shalqinj në Lushnje që i shet në Prizren.
Mandej Kosova do të sjellë gjithë ç’nuk mundemi ne të bëjmë këtu, dhe ka sa të duash, që ata e bëjnë më mirë, por kam nevojë për Enver Robellin të tregojë pjesën tjetër.
Sepse Valbona është plot, ka ardhur koha të shkojmë edhe në Brezovicë, ka ardhur koha të njohim Rugovën, te njohim më mirë të bukurën që na ndan, sepse ajo do të na bashkojë.
Jo patriotizmi, por përfitimi. Do të përfitojmë të gjithë nga bashkimi. Do të jemi më të pavarur, sepse do jemi më të mirëqenë.
Nuk na pavarëson ndarja nga vetvetja, por njohja e vetvetes. Bashkimi do te na pavarësojë nga varfëria, nga pasiviteti, nga inferioriteti, nga adhurimi ndaj të huajit. Se nuk njohim dhe duam veten, ndaj i bëjmë duva barit të fqinjit, që nuk është më i gjelbër, por është më i madh, ndaj dhe më i pasur.
Ne do të bëhemi shumë shpejt të tillë. Kur të bëhemi një trup, një treg, do të bëhemi më të mëdhenj, më të pasur, do të heqim dorë nga lufta e patateve dhe të bëjmë Kombëtaren tonë të Biznesit, Kombëtaren tonë të Letrave, Kombëtaren tonë të Diplomacisë. E ndërsa kemi rrugë përpara, të paktën kemi mundur të krijojmë Kombëtaren tonë të yjeve të Futbollit.
Si mund ta prishim këtë themel, mbi të cilin do të ngremë Pallatin e Ëndrrës sonë Mbarëkombëtare?’/ dritare.net
Bravo
Të lumtë, znj. Xhunga! Shkrimi nuk don koment, mbresëlënës!
“Guri i rende ne vend te vet”, Rudina!
Nuk behet “bashkimi” as me import njerezish dhe as me import mallrash e produktesh nga Kosova!
“Bashkimi” nuk behet as me blerje apartamentesh te pallateve bosh te Vlores e Sarandes nga kosovaret! Shqiperia nuk ka nevoje te kthehet ne Gaza! Ajo ka nevoje per ivestime, per hapje fronte pune dhe jo per “refugjate” qe ushqehen me buke e shalqi plazheve kur ne te njejten kohe mijra e mijra shqiptare marrin rruget e botes sepse ne kete vend (Shqiperi e Kosove) egziston skamja, papunesia, pasiguria, korrupsioni, mafia , …..!
Nuk behesh “i fuqishem” as me import njerezish dhe as me import mallrash e produktesh nga Kosova kur ne te njejten kohe mijra e mijra shqiptare kane marre rruget e botes per te gjetur ndonje apartamentet ne Athine, Milano, Rome Paris, Bruksel, Londer e gjithandej dhe te punojne ne cfare do lloj pune ne keto vende sepse ne Atdheun e tyre ata dhe femijet e tyre jane te tepert, te huaj, te padeshirueshem dhe te pashprese!
Te “bashkuar” e te “fuqishem” nuk behemi as se do te shohim te mbushur “Qemal Stafen” me tifozat “kuq e zi” te Kosoves dhe as se do te shohim xhamite turko-arabe te mbushen me besimtaret radikale te Kosoves!
Asnje themel nuk prishet, perkundrazi. Vlora nuk mund te behet Shkoder, Gjirokastra nuk behet Kukes dhe as e kunderta! Secila ka dialektn gjuhesor te saj, kulturen, traditat, rrenjet dhe menyren e jetes se saj! Mos i demtoni keto ekulibra krahinore dhe aq me keq me nje popull qe nuk ishte kurre pjese e shtetit 100 vjecar shqiptar!
Mjaft me keto nacionalizma fshatareske!
Mos ke frike ore Klimax, shqiptari i Kosoves nuk e le kurre token e tij ne ndoj fshat te Kosoves e te vij te jetoj ne ndonje Pallat te Vlores edhe po tia falni. Kosovaret punojne neper Bote por ne fund te gjithe kthehen ne Kosove, te vdesin aty. Po nese ndodhe qe shqiptaret e Kosoves blejne toka dhe shtepi ne Vlore apo Gjirokaster, ata do ta bejne dhe ti nuk ke kurrfar mundesie ti ndalosh. Sa per shalqirin dhe domatet qe marrin me vete ne plazh, le ti marrin, buka me e shijshme eshte nga kopshti yt. Isha vjet ne Sarande, nuk kisha marre asnje domate me vete, me duhet te them per nje jave qe qendrova atje, nuk ngrena asgje te shijshme. Nese nuk perfitojne restoranet nga kosovaret, nuk e mendon ti qe jane gjithe ato familje nga Shqiperia qe perfitojne nga shitja e nje krevati, dhome, apartamenti. Une pagova 500 euro ne Sarande per nje apartament me dy dhoma, per vetem 7 nete, si mendon ti, nuk perfitoi ajo zonja gje prej meje?
Klimax kam nje keshille per ty.
Dil para pasqyres dhe futja vetes nje laper surratit mjes per mjes!!
Shqiptaret ende nuk po e kuptojne ate qe shume popuj e kane kuptuar para me shume se 150 vjetesh.Nuk kuptojne se shtetet e vogla ne teritor e siperfaqe jane te destinuar te jene te varfer dhe gradualisht te asimilohen.
Nuk shikojne qe edhe sot shume shtete hartojne politika, bile bejne dhe lufte per te gllaberuar teritore dhe popullsi qe nuk i perkasin kombit te tyre.Pse e bejne ata kete?Ja kane bere ndonjehere vehtes kete pyetje shqiptaret?
Natyrisht qe jo.Sepse ndryshe nuk do ndodhte qe shqiptaret si popullsi dhe terito brenda Ballkanit te jene te coptuar ne 5 shtete.Dhe sot,kur jo per meriten tone,(me vjen keq qe e them),por per rrethana historike Shqiperia dhe Kosova jane prane bashkimit,ne u fryjme ndasive dhe i shesim mend njeri tjetrit.
Mire thosh i shkreti Faik, se armiku me i madh i shqiptareve, jane vete shqiptaret.
Zonjusha teper e nderume Xhungla : Rrofsh.Kte presim tash 138 vjet.Rrofte shqiperia e bashkume
Me mderove mua Vlonjatin me kete shkrim gjithe ndjenje dhe realizem.Te lumte.kur te vish ne vlore te ftoj te pime nje kafe miresie familjarisht.
Zonja Rudina Xhunga, nuk do shumë koment se ty nuk të mungon kultura dhe dituria gazetareske. Kam një përshtypje, se Ikja e Milot nga Shqipëria në Kosovë është fryer dhe pothuajse tani është degraduar në tërësi. Kombi shqiptar, ka një kombëtare, dakord. Por pse tu mohohet e drejta e të luajturit futboll edhe çunave dhe gocave shqiptare në Kosovë. Pse mos të kenë edhe këta të drejtën të luajnë dhe të shkëlqejnë ashtu si shkëlqej Malinda Kelmendi në Brazil? E pse mos ti gëzohet i tërë kombi shqiptar Majlinda Kelmndi? A pse garoi me flamurin e Kosovës?
Juve ndoshta keni harruar zonja gazetare se personalitet e kulturës shqiptare asnjëherë nuk janë ndarë në, ne dhe ata. Për kombin është njëlloj
i madh At Gjergj Fishta siç është Pjetër Bogdani.
Kujtoj se penat si ju zonja Xhunga duhet të merrëni me punë më të mëdha; me ato të korrupscionit, të kapjes së shtetit dhe mafisë andej e këndej, e jo të politizoni kaq egërsisht dëshirën e një çuni të ri për të luajtur në fanelën e Kosovës.
Une shpreh bindjen se pas pranimit te Kosoves ne OKB,
shqiptaret do te kene vetem nje kombetare ,ate shqiptare,
por deri atehere le te presim dhe te shpresojme !
Mbase nje dite ne histori do te festojme me madheshti ,
jo vetem bashkimin e Kosoves me Shqiperine,por edhe
te te gjitha trojeve shqiptare dhe atehere mund te behemi
subkampione e pse jo edhe kampione te Europes nem futboll .
shume bukur, Rudina, une besoj shume se tifozet nga Kosova do ta ndjekin kudo Shqiperine por edhe Kosoven. Nuk eshte aspak tragjike qe te kemi dy ekipe futbolli, neve kemi shume futbollist te mire qe do te kene shansin te mbushin te dy ekipet, ne pergjithesi niveli i tyre eshte i barabart, per fat te keq nuk kemi yje futbolli sic do te duhej te kemi, por edhe kjo do te behet nje dite.
Perse mendoj se eshte mire qe edhe Kosova ta kete ekipin e vet?, ja arsyeja: nje qytetar i huaj nese do te klikoj ne Google per Shqiprine, per fat te keq do ti del Harta e Shqiperise “londineze”, askund nuk mund te kuptoj nje qytetar i huaj se Kombetarja e Shqiperise eshte edhe ajo e Kosoves apo e gjithe shqiptareve ne Ballkan, prandaj ti leme keto gjera te ecin me kohen dhe te shpresojme qe gjeneratat e reja do tia arrijne qellimit te bejne Bashkimin ne te gjitha sferat e jo vetem ne Futboll. Ekonomia eshte ajo qe e para duhej ti bashkonte njerezit dhe vendet, ekonomia eshte ajo qe ka bashkuar Europen, prandaj vetem ekonomia eshte ajo qe mund ti bashkonte Shqiperine dhe Kosoven. Nese sot do te ndodhte bashkimi, do te kishim vetem grindje partishe politike, ofendime, xhelozime…mos edhe me keq, prandaj e dashur Rudina, Vlora do te bente me mire tia dhuronte ate banese jo Rexhep Qosjes, por ndonje familje te pastrehe nga Kosove apo edhe nga vet Shqiperia, une nuk e kuptoj deri kur do te vazhdojne lajkat qe ju gazetaret ju bene byrokrateve te tipit Qosja, Hasani, Hyseni.
Mire e ke moj moter-po kujt i thua? Personalisht kam thene , midis miqsh, qe kombetarja e futbollit eshte hallka e trete, pasi te paren quaj muziken popullore. Te dyten krijimtarine letrare. Mereni me mend se cfare gjerdani eshte ai qe keputet qe ne hallken e terte. Jam I sigurte qe hallka e trete u keput ose nga eurot ose nga politika. Po u keput hallka e trete hallka e katert eshte bosh-pa vlere
Shkrim shum i bukur.
Por nuk arrihet kurre te bashkohemi.
Sepse politikanet hajdute dhe kriminele (te 2 shteteve) ku do hajne!!!???
ENDERR PER SHQIPTARET NJE KOMB NJE SHTET.
Duhet me pa qarte kush nga politikanet po e merr ne qafe kosoven dhe e don shtet ne vete.!!!!
Kur te zgjidhet ky mister mund te RIKTHEHET Kosova ke NENA SHQIPERI.
Ç´fare shkrimi i turpshem! per kte gazetare bashkimi ja vlen vetem prej interesit!
Jo moj zonjushe se Nuk eshte ashtu. shqiptaret Nuk duhen me qene bashke vetem se kane interés (qe ska ndonje gje te keqe) por arsyeja madhore eshte se shqiptaret duhet te ngrene dinjitetin e tyre. Jo me ndarje. edhe sikur 10 Ronaldo te kete shqipria 5 fanella jane te kosoves ne ate kombtare. E kupton dot kte llogjike? edhe sikur 10 Ronaldo te kete Kosova, 5 fanella jane te Shqiprise. derisa te behemi 1, per dinjitet te mirat e te keqiat duhet te fillojme ti ndajme bashke. e kur te jemi bashke, Nuk do te mund te na ndajne dot me.
te lumte goja suzana ky klimaxi sdi cfare fare eshte po llogjika e tije i ben gjermanite te kthehen dhe nje her pas ne kohe ……e te behen dy ……bravo vajze per komentin
Tifozet kuq e zi jan bashkuar me koh ate qe nuk beri politika, ata djem dhe vajza kuq e zi qe mbeshteten kombetaren ne cdo moment te mire apo te keq ne te nxeht dhe ne te ftoht ,, tifozet kuq e zi do jen prap ne stadium te mbushur plot e per plot ne ndeshjen me maqedonin ,, me flamurin kuq e zi i lidh historia me flamurin kuq e zi luftuan te paret e tyre me flamurin kuq e zi jan mbuluar deshmoret e tyre me flamurin kuq e zi jan bere dasmat e tyre ,, nuk mundet askush tju imponoje simbole qe nuk jan te tyret,, kombetarja do kete gjithmon djem nga gjitha trevat…europa dhe me se shumti politikanet e kosoves duke filluar qe nga rugova dhe thaqi kan qene vazhdimisht kundra cdo bashkimi kan punuar vazhdimisht per krijimin e nje kombi te ri kosovar ,, sigurisht nuk mund te akuzojme popullsine atje per ngjarjet ,, kurse kombetarja kosoves do krijoje nje ekip mjaft te mire i ka te gjitha mundesite ka shum talente ,,,problemi eshte qe kerkojne qe avash avash po pulli shqipetar atje te mos perdori me termin shqipetar ,,,,,,,,,,para lufte te gjith deklaroheshin kudo si shqipetar ,, sikur deklarohen te presheves asnje nga presheva nuk thot jam kosovar dhe asnje nga maqedonia dhe mali i zi te gjith deklarohen si shqipetar ,,,,
Kombetarja duhet te jete e perbashket. Shumica e qytetareve nga e dy krahet e deshiron nje gje te tille dhe do ishte nje rast i humbur po te mos kapet ky rast me te dy duart. Per fat te keq kjo kalon nga politika dhe politikanet qe kemi jane te zote vetem te vjedhin ndonje gje se per keshtu nismash nuk i duhen gje as dreçit. Nese humbet ky rast tani, per nje kombetare te perbashket qe ka sjellur nje perafrim te popullit te ndare Shqiptar te pa paralel ne mbi 100 vite, do jete nje gabim fatal per ne. Do vazhdojme jeten si perhere por do jete bere nje hap gjigand drejt nke perçarjeje te re dhe afatgjate te Shqiptareve. Le te hidhet ne Referendum ne te dy krahet.
Po ik o Rudina, nuk hoqe dore nga protagonizmi yt bosh, sidomos kur ia fut edhe kot e fillon e flet per gjera qe nuk i merr vesh. E vetmja gje qe ke bere mire, dmth ne perputhje me te gjithe qenien tende, jane intervistat me shkerdhaten vampireshe Nexhmije Rospije Hoxha.
Shkrimi i zonjes Xhunga me pelqeu dhe po me lejoi po i bej nji sqarim: Kosova ka 3 skuadra perfaqesuese futbolli, Shqiperia, Zvicra dhe se fundi Kosova. Nga sa shkruan znja. Xhunga kuptova qe shembulli i bukur i futbollit duhet pergjithesuar edhe ne ekonomi, edhe kjo gje shume e bukur. Por ekonomia eshte e lidhur me politiken dhe politikanet shqiptar e kosovar nuk quhen Di Biazi. Pastaj meqenese eshte edhe Svicra mrena, e meqenese eshte konfederate, po sikur te hynte edhe Shqiperia me Kosoven ne kete konfederate, e Xhunga ç’ thua, nuk do ishte me mire?
Falenderoj zonjen Xhunga per idene e bukur!
Uroj Shqiperine qe mos i shtohen xhungat