100 vjet perpara, elitat ose me te ndriturit flisnin per ceshtje te medha kombetare, ndarjen e kufijve, percarjen e futur nga sllavet, greket, otomanet dhe feja, flisnin per rilindjen, flisnin per gjuhen, flisnin per bashkimin e trojeve.
Shqetesimi i tyre me i madh ishte ringjallja e shqiptareve dhe e Shqiperise.
Te ndriturit nuk flisnin te ndare brenda vilajeteve, por diskutonin sebashku, shqiptaret e Amerikes, Arbereshet, shqiptaret e Turqise, ata te Malit te Zi, Kosoves, Shqiperise se veriut e jugut, Camerise, Janines e Manastirit.
Nuk kishte zyre te diplomacise kombetare ku shqiptaret nuk bertisnin me te madhe per ceshtjen kombetare.
Njerezit e thjeshte dallonin, ata flisnin per hallet e te perditshmes te detyruar nga problemet e mbijeteses, dhe me veshtiresi arrinin te perceptonin e te pervetesonin teza si ceshtja kombetare, bashkimi apo ringjallja e kombit.
Ata flisnin per problemet e vogla te dites, si te shisnin ndonje gje te gjalle, te blenin nje thes miser, te shtonin ndonje dhome a te conin femijet ne kurbet. Kuptohet edhe garat e xhelozite e vogla mes tyre, kush kishte 2 dimiqe me shume, kush e kishte gomarin me te ri, kush varte ndonje monedhe floriri me teper se tjetri ne qafe etj.
Te huajt,izolimi, injoranca dhe padija ia kishin dale t’i shkepusnin nga ceshtjet e medha.
100 vjet me pas, sot, po ndodh e kunderta. Njerezit e thjeshte kudo ne Amerike, Itali, Kosove, Mal te Zi, Shqiperi e Cameri nuk kane teme me te rendesishme se ceshtjet kombetare.
Kudo ne cdo blog, ne cdo koment, ne cdo sebep qofte familjar, feste ne qytet a ndonje ndeshje te kombetares, shqiptaret nuk ngrihen me ne kembe kur luhet napoloni por vetem kur diskutohet etnia, kombesia e kur I kendohet flamurit te shqiptareve.
Nje etje e jashtezakonshme verehet ngado, njerez qe hulumtojne e propogandojne ngjarje e fakte nga historia e shqiptareve duke marre rolin e te ndriturve te kombit e duke rrezikuar qe te bejne edhe dem nga amplifikimi i ngarjeve te pavertetuara e me fryme populiste.
Pervec Kosoves qe prej pak vitesh eshte nje shtet i lire e I pavarur, shqiptaret vazhdojne te kene te njejtat perbleme ndoshta edhe me keq nga 100 vjet me pare perresh kufijve administrative te Shqiperise.
Ka vazhduar asimilimi i shqiptareve te krishtere ne Mal te Zi, Maqedoni, Cameri dhe Greqine e veriut. Vazhdojne investimet nga vendet arabe per islamin radikal si edhe ato “ndihma” qe kane per qellim ridefinimin e kufijve famekeqe te perandorise osmane.
Jane shtuar perpjekjet dhe investimet per te te asocuar etnine me fene islame, gje qe u shkon pershtat edhe qarqeve antishqiptare sllave e greke, teze qe e kane kale beteje dhe argumentin kryesor per te sulmuar shqiptaret ne cdo tavoline te Europes se krishtere. Kjo eshte fatkeqesisht shume evidente kryesisht ne Maqedoni dhe ne Kosove por edhe ne disa zona te Shqiperise.
Po te ndriturit e sotem cfare konsiderojne çeshtje te rendesishme?
Ne eliten e sotme te Tiranes, te merresh me ceshtjen mbarekombetare je demode e provincial.
Duket sikur elitat e sotme kane nderruar vendin me te “pandritur” e para 100 vjeteve duke u preokupuar kryesisht me ceshtje te dites e interesa te vogla vetjake ne kurriz te cdo gjeje qe eshte e perbashket apo publike. Per ta e rendesishme eshte sa metra eshte shtepia, sa leke nga parate publike vune menjane, cili zyrtar apo tenderaxhi ka makinen me te madhe e me te shtrenjte, sa ju vlejne bizhuterite e orat, e sa shume para nxjerrin jashte Shqiperise me fshehje, blerje e shperdorime.
Te jesh elite sot ne Tirane do te thote te jesh i pangopur, te jesh i pari ne perfitimin e parave publike, nje mode e perhapur mabare e kend Shqiperise ku hajduti nderohet si i zoti; Madje edhe mburren dyerve te Europes sa shume jane pasuar e sa shume jane emancipuar ne vendin me te varfer te Europes. Harrojne qe kush vjedh e mburret vetem ne Shqiperi nderohet. Edhe per pak..
Sot te ndriturit e atehershem do dukeshin si budallenj, kurse ata qe sakrifikonin akoma me keq. Sot moda eshte qe parimori dhe patrioti nuk behet per idealizem, por vetem per te vene ndonje gjobe kur sti plotesojne interesat.
Kuptohet qe duhet dhe ca kohe qe te riciklohet kjo lloj “elite” fale edhe reformes ne drejtesi, por deri atehere shume media private, qofshin televizione, radio, gazeta e portale online mund ti hapin nga nje dritare a rubrike periodike zerit te shumices se shqiptareve te zakonshem dhe ceshtjes se shqiptareve ku nuk ka asgje per tu ndjere inferiore ndaj askujt, perkundrazi eshte historia e njerezve qe do bente te ndihej krenar cdo popull te botes.
P.S: Kemi harruar fare qe kemi dhe TVSH-ne qe e ka detyrim primar ceshtjen mbarekombetare e ato me interes publik, te cilin per te mos transmetuar tallava e historite e brekeve te Kardashianit e paguajme te gjithe me dhjetera miliona euro ne vit.
Jam dakord , Artan .Veç të flasim duhet të veprojmë , ndoshta pa shumë zhurmë , ashtu sic bënë gjermanët për tu bashkuar .Të paktën dy qeveri , ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës plus pjesa shqiptare e Maqedonisë duhet të bashkëveprojnë zhvillimet ekonomike , politikat energjitike, të transportit…..por sidomos njehësimin e programeve shkollore , në radhë të parë të lëndëve shoqërore , nga cikli parashkollor , e theksoj , parashkollor e deri në ciklin pasuniversitar.Të bashkërendohen prodhimet televizive , kinematografike, veprimtaritë në fushën e letërsisë , artit , kulturës së kultivuar dhe asaj popullore, traditave , nxitjen e risive në fushat shpirtërore, morale , e deri stimulimi i vendosjes së emrave të fëmijëve , nën shëmbullin e vëllezërve përtej kufirit.Sepse ndjej kënaqësi kur një vajzë nga Gjakova quhet Vlora , por do të ndjeja akoma më shumë në se një vajzë nga Vlora të quhej Drenica…Duken gjëra të vogla por kanë vlera të mēdha , sepse asnjë komb nuk i shpërfytyron emrat e pasardhēsve sic po bejmë ne në Shqipëri , me një snobizëm idiot kafenesh.Nuk dëgjoj një emër vajze Teuta apo një emër djali Genti pas 90..ës.E pra janë dy emra që përmënden në enciklopeditë e huaja kur flitet për shqiptarët .
Te lumte Artan.
Nje cceshtje per tu prekur.
Mendoj se rrolin me te madh ne ket fushe e kan Gazetat dhe Televizionet.
Duke i dhene mundesi Historianeve dhe Shkrimtareve te bejne punen e tyre per ket ceshtje.
Per disa injorante esht turp te flasesh per ceshtjen e Shqiperise, Popullit dhe Gjuhes Shqiptare me Lashtesine e Tyre.
Por kushdo qe shkruan o transmeton nje Histori nuk duhet te ndjehet i ndrojtur sepse realitetin e historise Bota e flet ndryshe. Perkundrazi duhet te shkruaj me koken lart per te bere qe te kuptoje e “GJITHE BOTA”:
Qe ekziston nje Popull dhe nje Komb qe quhet SHQIPRI.
DO VIJ AJO DITE KETIJ KOMBI DO I NJIHEN DHE DO TI SHERBEHEN TE DREJTAT E VETA.
RROFTE SHQIPRIA DHE POPULLI SHQIPTAR NGA DO NDODHET.
Per mendimin tim,te flasesh per ceshtjet kombetare eshte thjesht UTOPI.
Nuk eshte démodé te flasesh, po s’i te flasesh e cfare te thuash? Cila duhet te jete Tema e diskutimit, sipas teje? Para 100 vjetesh flitej per krijimin e Shtetit shqiptar se po binte Turqia. Dhe krijimi Shqiperise ishte e vetja alternative. Sot kemi dy shtete, Shqiperine dhe Kosoven. Per cfare te flasim?
Une mendoj se e ardhmja e shqiptarve eshte ne rrugen qe kemi nisur. KY eshte Nje projekt I madh dhe Jo vetem per ne. Ne na duhet te behemi Pak me evropian, te mendojne, te punojme e te sillemi si ata. Te rritemi dhe ekonomikisht dhe atehere do e kuptojme dhe do e ndiejme se jemi ne rruge te mbare.
Me konceptet tona te pasdiktatures dhe varferine e skajshme qe na ka mbuluar ne vetem mund ti katranosim keto gjera.
Per te “asocuar” etnine me fene?
Nuk besoj se dikush qe keqtrajton gjuhen e vet mund te jete patriot!
Eshte rasti tipik beni si them une,jo si bej une.
Patriot eshte fjale e madhe,eshte njeriu humanist,eshte ai qe para interesit vetjak ve interesin e pergjithshem,eshte ai qe do me gjithe shpirt te miren e te gjitheve pa dallim fisi,fshati,krahine,pse jo dhe pa dallim kombi.
Patriot ne asnje menyre nuk eshte ai qe ka ndertuar nje ideologji mbi themelet e urrejtjes per popuj te tjere,sepse ai eshte e natyrshme te urrej gjithashtu fshatarin,malokun,socialistin,homoseksualin,kryqalliun dhe ska te sosur.