Nga Andi Ferra
Tre reagime më kanë sjellë zorrët në grykë në këtë periudhë pasvdekje te Arditit të vogël me hipokrizinë maximale të tyre. Të treja pas pushimeve, a thua sikur Arditi, u dashka qarë pas të shtatave apo të dyzetave, kur të mbarojnë pushimet pordhacët tanë të shtypit dhe femrat e ekranit.
E para qe Grida Duma. Ajo mu duk sikur zbriti nga makina luksoze, u ngjit në shkallët e PD, hyri pesë minuta tek grimi, vuri maskën e gruas pikëlluar dhe filloi aktrimin. Njësoj fillova ta mendoj se si ka shkuar me makinë e saj luksoze “Porche” në atë lagje të varfër, duke u ruajtur mos bëjë pis gomat, në atë rrugë të paasfaltuar periferie. Pastaj ka ulur xhamin e Porchë dhe ka nxjerrë celularin, për ti bërë një foto bicikletës së mbetur vetëm të Arditit. Imagjinoj si është ulur në një cep të divanit, duke ruajtur mos i bëhet pis fustani i shtrenjtë, nuk ka pirë kafe nga neveria për filxhanët me të cilët servirej dhe pasi ka dëgjuar si ndodh zakonisht se si ndodhi, t’ju thotë familjarëve të të vdekurit se fajtori per këtë është Edi Rama dhe se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën. Pastj ka pyetur atë militantin që I ka treguar shtëpinë, ku ka lavazh të laj pak makinën, ndërsa vetë militant, është kthyer të pijë një raki tek klubi afër, ku jeta vazhdon për ta njësoj.
E dyta është Armina Mevlani një si biçim modeleje a blogere, sikundër thotë se është, por që gjeneratës Arditit i tingëllon blegtore. Në fakt arritja e saj më e madhe është fakti që u bë e njohur si vajzë escorte e Shkëlzën Berishës.
Edhe ajo është mjaft e trishtuar nga vdekja e Arditit të vogël dhe për këtë ka hapur një nurmur llogarie, ku mund ta ndihmojnë të tjerët. Ky është një rast i mirë që partneri i saj të pastrojë ndonjë pare, nga ajo që ka bërë me gjakun e fëmijëve të Gërdecit, dhe ta hedhë aty, por as atë se bën.
E ka kapur pak me vones lajmin, se dhe kjo ka qenë me pushime në Kroaci, në një jaht luksoz, pastaj në Stamboll, por ajo është e bindur se për të ngushëlluar nuk është asnjëherë vonë.
E imagjinoj edhe këtë, se sa ka zbritur nga jahti e mërzitur që s’ka mbaruar dot librin që ka marrë me vete në plazh pasi frynte erë në kuvertë, dhe I thotë partnerit se duhet të hedhin diçka në blog se “presin fansat’. Partneri I saj I ka treguar se duhet të shkruaj diçka serioze këtë javë, jo më për veshjet intime që shkruan gjithnjë, por diçka për këtë djalë që ka lënë edhe biçikletën lidhur tek pema. Ma do mendja se të shoqit mund ti kete ardhur në memorje një tjetër bicikletë më e vogël, e perzhitur krejt nga flaka, me të cilën shetiste një femije tjeter me mbiemrin Durda në Gërdec, më 15 mars të 2008 dhe ka shpejtuar të tregoj mëshirë për fëmijët që lënë pas vetëm, biçikletat pas kur vdesin.
Ndoshta Armina s’ja di kuptimin shprehjes “ në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”, pasi nuk besoj që e ka tek libri i Merlynit që ka lexuar, por ajo e ka përmednur tahsmë dhe besoj më shumë se ka ngushëlluar familjen eArditit, ka shqetësuar familjen e Zenit.
I treti qe ma shpifi me cektesine dhe hipokrizine e tij proverbiale, ështe gazetari Blendi Fevziu. Edhe ky ndoshta i kthyer nga pushimet pak me vonese po ka vendosur te thote dhe ky dy fjale. Dhe si njeri që njeh shqoërinë vetëm nga sendet, ai duket se është trishtuar më shumë nga biçikleta e braktisur në foto të facebookut sesa nga vdekja vete.
E imagjinoj edhe këtë të fundit, kur sapo ka përfunduar shetitjen me skaf dhe drekën me ndonjë ministër, të jetë ulur buzë pishinës me laptop tek fshati i Sandrit dhe të shkruajë se duhet shkruar ndonjë gjë për blogun. Natyrisht do shkruajë vetëm për foton si njeri që jetën e njeh prej internetit por që si ka rënë rasti kurrë të shkelë në rrugën me baltë ku shkonte cdo dite Arditi, apo të hyjë në lagjen e varfër geto ku Arditi ka ndenjur edhe 17 vjet të tjera para se të aksidentohej në Sharrë dhe për të cilat s; është kujtuar njeri te shkruajë, nga këta që Arditi ju duhet më shumë i vdekur se i gjallë.
Një gazetar i vërtetë kur shkruan për një ngjarje, është mirë ta shkruaj ditën që ndodh, të shkoj atje ku ndodh, e të thotë atë që duhet thënë. Ky është i vetmi gazetar që shkruan për të dyzetat, pasi është bindur se çfarë duhet të shkruaj, kujt duhet të mos i prish punë dhe kujt nuk i prish punë, po shkruajti.
Është e tëpërt gjithë kjo hipokrizi, për fatin e zi të Arditit. E di që asnjë denim, sado i rëndë për fajtorët, nuk do t’ia kthej Arditin familjes, dhe se biçikleta e tij do rrij përjetësisht jetime, derisa një shok i Arditit ta çojë për skrap të fitojë 200 lekë. Por fati i Arditi është gatuar nga model qeverisj esi këto, që prodhojnë femra që jetojnë nga burra të pasur pushteti, që kanë vrarë për të vjedhur, nga femra që gjobisin burra të pasur të pushtetit, apo nga burra kurva që i ngjiten pushteteve për tu bërë të pasur. Të gjithë në kurriz të arditëve të mjerë, që po vdesin rrugëve.
Me siguri o gazetar laperdhar zorret ne vend duhet ti kete rregulluar kryeministri qe dergonte foto me zahon dhe kryetari bashkise qe pushoi nga puna gazetaret e vertete qe ne ndryshim nga ty donin ti shkonin te vertetes deri ne fund.
Te gjithe ti paskan sjelle zorret ne gryke, po asnje fjale per vete ngjarjen dhe misteret e saj nuk paske.