“Fenomeni” Ronaldo kthehet te Reali

24 Gusht 2016, 13:46Sport TEMA

Ronaldo Luis Nazario de Lima do të kthehet te Reali i Madridit. Detyra e tij e re do të jetë këshilltar i presidentit Florentino Perez dhe ambasador i klubit madrilen nëpër botë.

Punën e tij të re ish-sulmuesi i “Los Blancos” do ta nisë në ditët e para të shtatorit, 14 vjet pasi firmosi me Realin si futbollist i blerë nga Interi.

Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan dhe Corinthias kanë qenë ekipet e Ronaldos. Me Brazilin është shpallur kampion bote dy herë, duke luajtur 113 ndeshje e duke shënuar 73 gola.

Te Reali i Madridit, Ronaldo zhvilloi 177 takime, duke shënuar 104 gola.

2 komente në ““Fenomeni” Ronaldo kthehet te Reali”

  1. alb says:

    ky ka qen lojtar me plot kuptimin e fjales ,, ky dhe zidane jan shum here me te mire se mesi dhe ronaldo cr7,,,, nuk eshte quajtur kot ,,,fenomen ,,,,,,mqns jam tifoz gjerman ma prishi qejfin kur na futi 2 gola………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje