Pas Rashicës, Shalës, Mehës e Ramës, Kosovës i është bashkuar edhe një tjetër lojtar që më parë ka luajtur për Shqipërinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Amir Rrahmani, i cili ka zyrtarizuar ditën e sotme vendimin e tij për t’u bashkuar me Kosovën.
Lojtari mësohet se i ka nisur një letër FSHF-së duke i bërë të ditur vendimin, ndërsa këtë e ka bërë edhe me anë të një publikimi në profilet e tij në rrjetet sociale.
“Sot mora një prej vendimeve më të vështira në jetën time, sot vendos që karrierën sportive ta vazhdoj me vendin në të cilin kam lindur, me Kosovën që me identitetin e ri, synon të pushtoj shtigje të reja dhe të marr suksese të reja”, shkruan ndër të tjera Rrahmani, i cili aktivizohet me RNK Split në Kroaci.
Deri tani Kosovës i janë bashkuar 5 lojtarë që më parë kanë luajtur me Shqipërinë, ndërsa pavarësisht ftesave nga ana e drejtuesve të futbollit në Kosovë, asnjë lojtar shqiptar që luan me kombëtaret e tjera në Europë nuk ka vendosur të luajë për vendlindjen e tij.
Postimi i plotë i Rrahmanit
“Për disa vite e në shumë ndeshje, barta me krenari fanellën e Kombëtares, qoftë ekipit Shpresa, qoftë të ekipit të parë. Në çdo sekondë të stërvitjeve dhe punës u mundova të jap maksimumin tim, për ato ngjyra që gjithmonë do të mbesin në zemrën time, ashtu siç janë në zemrën e çdo shqiptari.
Sot mora një prej vendimeve më të vështira në jetën time, sot vendos që karrierën sportive ta vazhdoj me vendin në të cilin kam lindur, me Kosovën që me identitetin e ri, synon të pushtoj shtigje të reja dhe të marr suksese të reja.
Vendimi për të vazhduar me Kosovën nuk është vendim kundër Shqipërisë, përkundrazi tregon se ne vazhdojmë të jemi shumë të lidhur dhe nga njëri ekip mund të kalojmë te tjetri, duke e kuptuar vendimin në mënyrë më të drejt të mundshme!!!
Kosova ka nevojë për përfaqësim sa më të mirë si një shtet i ri dhe shpresojmë t’i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët, ashtu siç Shqipëria i bëri krenar.
Dua të falenderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së, trajnerët dhe tifozët kuqezi për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe sa ishe pjesë e Shqipërisë.
Me respekt Amir Rrahmani”, përfundon lojtari.
Ky debili nuk e shikon se programi korrektues po i bertet qe nuk di te shkruaj shqip.
Asgje gabim ! Suksese Shqiperise dhe Kosoves dhe te gjithe shqiptareve ! Zemra dhe mendja na shkon ne Shqiperine Natyrale.. punet po shkojne ngadale por te sigurte per bashkim..aspirate e cdo populli pse jo e jona!
Mos u tregoni ma patriote se duhet; Per Angline,gFrancen, Holanden <Zvicren Belgjiken Gjermanine,Spanjen ….etj luajne te huaj e me ngjyre dhe nuk i merr kush per 'debile' e armiq…aq ma teper qe po luajne me EKIP SHQIPTAR ! ….
IK O AMIR IK, SE TI NE FUND TE FUNDIT STOLIN NGROHJE TEK KOMBETARJA SHQIPTARE. POR DUKA DHE DE BIAZI DO BEJNE MIRE TE FILLOJE TE GRUMBULLOJNE LOJTARE SHQIPTARE NGA SHQIPERIA.
KA PLOT NGA SHQIPERIA QE LUAJN JASHT, DHE PRESIN NJE SHANCE PER TE LUAJTUR PER KOMBETAREN.
Asgje gabim ! Suksese Shqiperise dhe Kosoves dhe te gjithe shqiptareve ! Zemra dhe mendja na shkon ne Shqiperine Natyrale.. punet po shkojne ngadale por te sigurte per bashkim..aspirate e cdo populli pse jo e jona!
Jane te lire te bejne cte duan dhe mendoj qe nuk duhen paragjykuar! Por une dua te di nga autoritetet shqiptare se cdo bejne me pasaportat shqiptare qe iu kane dhene? I moren per nje arsye qe tani nuk eshte me, a duhet ti mbajne ende?? Po ato diplomatike nese ndonje prej ketyre arriti ta merrte, a do tua lene?