Seria A/ Juventusi e nis me fitore. Roma poker ndaj Udinezes

20 Gusht 2016, 22:44Sport TEMA

Sezoni 2016-2017 i Serisë A, startoi mbrëmjen e sotme me ndeshjen hapëse Roma-Udineze dhe sfidën e mbrëmjes së sotme Juventus-Fiorentina.

Kampionët e Italisë e nisën me fitore këtë edicion duke mposhtur brenda në fushën e saj Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Bardhezinjtë e dominuan për 90-minuta sfidën duke marrë tre pikë të rëndësishme në këtë start të kampionatit. Sami Khedira hapi serinë e golave në pjesën e parë në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Fiorentinën që arriti të barazojë sfidën në minutën e 70-të që shënoi një gol mjaft të bukur me kokë.

Por gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi bomberi Gonzalo Higuain shënoi golin e parë me fanellën e Juventusit dhe të fitores.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes Romës dhe Udinezes, bardhekuqtë arritën një fitore të thellë me rezultatin 4-0. Dzeko, Salah dhe Perroti që shënoi një dopietë i dhanë tre pikët e para Romës për këtë sezon./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje