Bekim Balaj ka shënuar golin e parë në kampionatin rus me skuadrën e Terek Grozni.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë për ekipin e tij në minutën e 48-të të pjesës së dytë në fitoren që skuadra e tij fitoi në transfertë përballë Ufa.
Golat e tjerë për Terek Grozni u shënuan nga Sadaev dhe Grozav.
Sulmuesi shkodran e nisi sfidën si titullar duke u zëvëndësuar në minutën e 77-të. Pas kësaj fitoreje Terek Grozni ngjitet në vëndin e pestë me 7-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Odise Roshi nuk ka qene i grumbulluar për këtë sfidë pasi ndodhet në Shqipëri./f.b