Pas humbjes 4-0 kundër Krasnodrarit në ndeshjen e parë të fazëssë “play-offit” në Europa League, shanset e Partizanit për të kaluar janë shumë të pakta.
Por, pavarsisht kësaj disfate tifo-grupi i të kuqve “Ultras Guerrils” kanë dhënë mbështetjen e tyre për lojtarët.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, tifozat shprehen se do të jenë në mbështetje të skuadrës në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Elbasan Arena.”/f.b
Postimi i plotë tifozave të Partizanit.
Kemi shijuar një verë fantastike! Partizani na ka falur emocione te jashtezakonshme te paperjetuara kurre me pare, siç ishte kualifikimi ne shtepine e Ferencvaroshit ne Budapest.
Kemi qene deshmitare te lojerave te mira, deshires dhe pasionit te çunave ne fushen e blerte, ndaj asnje humbje ne çfaredolloj shifrash nuk mund te na zhbeje gezimin dhe emocionet qe kemi kaluar keta dy muaj.
Te enjten ne ‘Elbasan Arena’ luhet akti i fundit nje endrre europiane te shijuar ne çdo sekonde te saj.
Ju ftojme ta mbeshtesim ekipin se bashku siç e meriton Legjenda !