Ibrahimoviç i mrekullueshëm, i jep fitoren United

19 Gusht 2016, 23:28Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç po tregon dhe në Premier League që është një nga sulmuesit më të fortë të momentit.

Suedezi tregoi dhe njëherë që do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm për United.

Në sfidën e mbrëmjes së sotme 34-vjeçari i dhuroi tre pikët e rradhës skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho duke shënuar dy gola të rëndësishëm.

Goli i parë erdhi në minutën e 36-të të pjesës së parë, ndërsa goli i dytë u realizua në pjesën e dytë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një fitore që e ngjit United në vendin e parë me gjashtë pikë të grumbullura duke qene dhe ekipi kryesor për të fituar kampionatin anglez./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje