Federata e Kosovës akuza të forta FSHF-së: Po punoni pas krahëve

17 Gusht 2016, 19:54Sport TEMA

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) shprehen të pa kënaqur me veprimet e FSHF-së dhe këtë herë në fokus është futbollisti Ylber Ramadani.

Mediat kosovare thonë se trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Redi Jupi, i ka bërë një ftesë mesfushorit të Partiznait – që ka luajtur me të rinjtë U-21 në Kosovë. Por veprimi i tij duket se nuk është pritur mirë nga menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

Gazeta “Express” ka publikuar një reagim të zyrtarit të Kosovës në të cilin shprehet i habitur me kërkesën ndaj mesfushorit, për faktin se ai është në planet e trajnerit Albert Bunjaki.

“Vërtetë jemi çuditur jashtëzakonisht shumë nga ky veprim, duke pasur parasysh rrethanat e reja të dy Kombëtareve. Ne e kemi kuptuar vetëm nga mediat që përzgjedhësi i Shqipërisë U-21 e ka ftuar Ramadanin, një lojtar që tërë jetën e tij ka qenë i lidhur me futbollin e Kosovës, duke filluar me klubet e shumta të Kosovës, e për të vazhduar me reprezentacionet U-19 dhe U-21.

Ajo që mund të konfirmoj është se, Ylber Ramadani është në listën e zgjeruar të përzgjedhësit Bunjaki që është dërguar në UEFA, në të cilën Kosova llogarit në ndeshjet kualifikuese për botërorin ‘Rusi 2018’. Kjo nuk duhet të nënkuptohet si ftesë e menjëhershme për të, por është pjesë e projektit të përzgjedhësit Bunjaki”,-tha menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala për “Gazeta Express”.

Ramadani thuhet se ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë ftesën e Shqipërisë apo do të vazhdojë të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.

Më herët, Kosovës iu bashkuan futbollistët: Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyçi.

Futbollisti me pasaportë kosovare Ylber Ramadani u bë çështje pak ditë më parë me klubin e Partizanit, për shak të pengesave që dolën ndaj tij për të luajtur në ndeshjen e 18 gushtit në Rusi ndaj Krasnodarit.

5 komente në “Federata e Kosovës akuza të forta FSHF-së: Po punoni pas krahëve”

  1. tfgs1 says:

    pune arabesh,varu kkkkkkkkkkkkkkkk………………

    1. Jakaloqejakako says:

      Je rrot kari komplet

  2. eeeeej says:

    Mjaft se na cate TRAPIN!

  3. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Ca ithtarë të platformave kundërkombëtare e kundërshqiptare: “një komb-dy kombe”, “një komb-dy ideollogji”, “një pjesë e kombit-kundër pjesës tjetër”, “një gjuhë-dy gjuhë”, duke menduar se nuk kanë më nevojë për Nënën Shqipëri, ecin me sintagmën “hodha lumin-të dhjefsha kalin”! Kjo ka filluar të ngrejë krye sidomos në sport, ndonëse ka prapavija politike në klane, grupe dhe ambiente, fijet e të cilëve shkojnë deri në Beograd. Kundërshqiptarët punojnë në mënyrë dredharake për të arritur “urtë e butë” ato që nuk i arritën dot me zjarr e barot. Duke aktivizuar “duart e tyre të zgjatura” në trojet etnike shqiptare në Ballkan, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën, kundërshqiptarët kërkojnë të krijojnë me çdo kusht sherrnaja, precedente, përçarje, mërira, për të shkuar më pas në urrejtje të ndërsjellë brendashqiptare, e cila ka ekzistuar në jo pak ambiente në të kaluarën, të nxitura e të ushqyera nga kryeqytetet kundërshqiptare, në radhë të parë nga Beogradi serbomadh. Mbidheni mendjen përfundimisht: nëse jemi me të vërtetë një komb dhe jemi një komb atdhetar, atëhere duhet të krijohet Ekipi Kombëtar “Kuq e Zi” në Futboll, me Flamurin dhe Hymnin Kombëtar në ballë, në të cilën duhet të bëjnë pjesë ajka e futbollistëve shqiptarë në botë, kuptohet me vendimin e tyre të lirë, pa trysni. Për shqiptarët kudogjenden Kombëtare Shqiptare, në futboll dhe në çdo sport tjetër, ka një dhe vetëm një: ajo “Kuq e Zi”. Të tjerat janë përfaqësuese në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e më tej deri në diasporë.Në Kosovë duhet ta dinë mirë se diaspora ka qenë, është dhe do të jetë një “lëndinë e begatë” ku kanë “kullotur”, “kullosin” e do të “kullosin” jo vetëm shqiptarët por edhe shtetet e tjerë ku ata banojnë. Pra, futbollistët shqiptarë në vende të ndryshme, janë të lirë të zgjedhin të luajnë ku të duan. Nuk mund t`ua caktojnë as Duka, as Vokrri, as Bunjaki, as De Biazi, e, askush tjetër, përveçse zemra e tyre, nëse do të luajnë me Kombëtaren “Kuq e Zi” nën Flamurin dhe Hymnin Kombëtar Shqiptar, apo me përfaqësueset e shteteve të tjera përfshi edhe atë të Kosovës. Merrni shembull nga “Plisat”, “Kuq e Zinjtë”, “Ballistët”; merrni shembull nga nga Lorik Cana dhe nga të gjithë futbollistët e tjerë prej çdo treve shqiptare në Ballkan dhe në diasporë, të cilët Flamurin dhe Hymnin Kombëtar nuk i shkëmbejnë me asgjë dhe nuk joshen nga milionat që derdhin kundërkombëtarët dhe kundërshqiptarët për të sabotuar, dobësuar e goditur ndjenjën dhe qënien tonë kombëtare. Prandaj kujdes kur deklaroheni, qoftë edhe sikur të niseni nga “qëllimi më i mirë” në planin afatshkurtër, por që është vetëvrasje në planin afatgjatë!

  4. dak ulqini says:

    Po ti tfgs1 cfare je? Nese je ortodoks je grek, rus, rumun, bullgar, shqiptar etj……………………………………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje