Taulant Xhaka nxehet me gazetarët: Mos më pyesni më, nëse do e braktis Shqipërinë për Kosovën

16 Gusht 2016, 10:19Sport TEMA

Taulant Xhaka nuk do të largohet nga Kombëtarja shqiptare. Menjëherë pas lajmit për largimin e Rashicës, Shalës dhe Mehës, nisën të qarkullonin zëra se edhe Xhaka kishte zgjedhur Kosovën. Ai konfirmon edhe një herë fjalën që pat dhënë i ati pak muaj më parë se nuk do ta braktiste Shqipërinë.

Por dukshëm futbollisti i Bazelit është i bezdisur nga zërat që përhapen shpesh në portale të ndryshme, se si do të lërë Shqipërinë dhe do të luajë për Kosovën në të ardhmen. “Nuk kam ndër mend të iki. Pse duhet ta them vazhdimisht këtë gjë sepse nuk më duket normale?!”, deklaroi mesfushori kuqezi ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ja biseda me lojtarin:

Taulant, a do të jesh pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme?

Sigurisht që do të jem. Pse ma bëni shpeshherë këtë pyetje?

Sepse orët e fundit, pas largimit të Rashicës dhe Shalës, janë përhapur lajme se ju do të largoheni nga përfaqësuesja e Shqipërisë për të luajtur me Kosovën….

Dakord, por unë nuk jam i detyruar të përgjigjem sa herë që ndonjë portal apo ndonjë gazetar i papërgjegjshëm vendos të shkruajë sipas dëshirës. Më vjen keq që është përhapur ky lajm, por unë nuk kam marrë asnjë vendim së fundmi. Qëndrimi im është ai që kam pasur përherë.

Ne menduam se ishte e udhës që t’ju pyesnim. Kështu është më korrekte apo jo…?

Po, korrekte është, por thjesht habitem se përse duhet vazhdimisht të dalë ky lajm… Së fundmi është tepruar me këtë lloj qëndrimi dhe me kësi spekulimesh. Realisht nuk më vjen mirë për këtë.

1 komente në “Taulant Xhaka nxehet me gazetarët: Mos më pyesni më, nëse do e braktis Shqipërinë për Kosovën”

  1. ANTI Janatullos says:

    Bravo Taulant.
    Luaj per flamurin e të gjithë shqiptarve.
    Per Kosoven mundë të luajn ata futbollistë që nuk ja dalin të zën vendë në kombtare.
    Janulla,perfaqsonë tyrqelit pordhodoks.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje