Milot Rashica shpjegon pse braktisi Shqipërinë për Kosovën, i bashkohet edhe Alban Meha

15 Gusht 2016, 16:41Sport TEMA

Milot Rashica ka shpjeguar nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale arsyen se pse ai vendosi t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës, duke i dhënë lamtumirën Shqipërisë. Futbollisti kishte luajtur me të gjithë përfaqësueset e moshave të Shqipërisë si dhe në dy miqësore me Kombëtaren A.

Ndërkohë, pas mungesë së ftesës për në Europian, edhe Alban Meha ka bërë të ditur sot se ka vendosur që tashmë të luajë për Kosovën, duke braktisur kështu përfundimisht Shqipërinë.

Mesazhi i plotë i Rashicës për tifozët

Mbasi para disa ditëve informova presidentin e FSHF-së, si edhe trajnerin e kombëtares, dua t’ju vë në dijeni për vendimin që kam marrë, për të luajtur në të ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës.

Nuk e kisha të lehtë për të vendosur. Pasi një kohë të gjatë, kam luajtur me grupmoshat e Shqipërisë si dhe me Kombëtaren e cila ka përfaqësuar të gjithë shqiptarët – brenda dhe jashtë trojeve. Ky vendim nuk është një vendim kundër Shqipërisë, më tepër është një zgjedhje për Kosovën mbasi unë aty kam lindur dhe jam rritur. Unë dua që në hapat e para të përfaqësueses së Kosovës, të jap kontributin tim.

Ky vendim me siguri nuk do t’ju pëlqejë të gjithëve. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim nga ana e tifozëve dhe drejtuesve të FSHF-së. Dëshira ime personale do të ishte që një ditë të kishim një kombëtare të përbashkët dhe unë të isha pjesë e saj. Për arritjen e kësaj ëndrre duhet të punojmë të gjithë shqiptarët së bashku.

Ju falënderoj të gjithë tifozëve shqiptarë për mbështetjen. Jam krenar që pata mundësinë të luaja me ngjyrat kuqezi.

11 komente në “Milot Rashica shpjegon pse braktisi Shqipërinë për Kosovën, i bashkohet edhe Alban Meha”

  1. aqif tahipi says:

    Me e rendesishmja per shqiperine eshte qe te perqendrohet tek permiresimi i situates se sporteve brenda shqiperise .Me me vlere eshte qe sa me shume njerez te praktikojne sporte te ndryshme ne nivel amator kudo.Askush nuk mund te gjykoje rashicen ,sado qe askujt nuk i vjen mire per largimin.

  2. lelegu says:

    Ti je plehre i pabese!!! Ka bere shume mire Debiasi qe te la jashte Europianit. Paska pas te drejte. Shume te drejte. Ik pirdhu tek talebanet tashi. Do e shohim sa larg do shkoni kur te perdhunoje Finlanda me goleade. S’ke per te.pare ndonjehere Europian me sy. Deshtak.

    1. Arjan says:

      UDB prape komenton sikurse shqiptaret fyhen mes vete

  3. fieraku4u says:

    O DUKA AND COMPANY, JEPINI RENDESI DHE PRIORITET LOJTARVE SHQIPTARE NGA SHQIPERIA QE LUAJN TEK U21. SI CEKICI, BARE, MANAJ, LACI, FILI, UZUNI, KARIQI E TE TJERE. SE KETA TE KOSOVES TE GJITHE DO LARGOHEN SE SHPEJTI.

    FORCONI AKADEMINE E FUTBOLLIT SHQIPETARE.

  4. vito says:

    Do ta kemi te veshtire qe kombi yne i vogel te prodhoje talente per 2 kombetare. Nqs FSHF dhe qeveria nuk i kushtojne vemendje infrastruktures dhe mbi te gjitha kthimit te kampionatit shqiptar ne nje kampionat futbolli dhe jo ne kazino bastesh atehere kombetarja shqiptare do zhytet ne deshtime.

  5. shqiptar says:

    serbi ka pasur te drejte keta jane mbetje osmane dhe nuk kane dashuri per kombin shqiptar shko eluaj per flamurin e minoriteve i pabese….. keshtu si e ka nisur kosova do behet gjysma turqi e pjesa tjeter serbi vec shqiptar nuk jane keta muter

    1. Arben says:

      UDB prape komenton sikurse shqiptaret fyhen mes vete

  6. kashi says:

    respekt per rashicen bashkohem totalisht me ate qe thot

  7. Taulant/Tirane says:

    Shqiperi-Kosove per mua nuk ka ndryshim…dhe mendoj qe ka bere mire per te ndihmuar Kosoven qe te njihet ne Europe.

  8. tomsojeri says:

    sic duket paraqitje e Shqiperis ne kampionatin Europian ,tifozlliku dhe flamuri ku si Shqiperia dhe Kosova u mbuluan me te dhe lan ate pershtypje te mir ,disa qarqeve nuk ju pelqeu dhe nuk e duan me kte komb te reklamohet e te njifet neper Bot ! Kosoven nga Shqiperia nuk e ndajn shqiptaret dhe sic thot dikush me lart ,nje vend kaq i vogel nuk mundet te nxjer dy kombetare e keshtu “perca e haroi” ju shkon per shtat atyre qe dihet kush jan ! Me duket sabotues dhe nuk po di ajo shenj e shqiponjes qe mori Dhen kujt do i takoj tashme ! Shqiptaret si te Kosoves dhe Shipris jan nji dhe kte duhet me burreri tju a perplasin atyre qe nuk e duan keshtu ! Te tradhtosh Shqiprin per Kosoven dhe anasjelltas esht shenj e par e dobesis , se te tjerat do rejedhin vet pastaj ! Bukur ke shkruar Rashic por nuk justifikon vendimin sepse hidheron shqiptaret dhe gezon dike tjeter …Uroj te mos ndjekin rugen qe zgjodhe edhe te tjer shqiptar si ti ………..

  9. Genti says:

    Geri/Tirane
    Juridikisht en praktikisht jane 2 shtete ,por shpirterisht eshte nje popull .Mos te biem pre e nje propogande qe u bie pershtat atyre qe nuk na duan.Deshira e te luajturit futboll me Shqiperine ose Kosoven eshte e drejta e lire e djemve tane ,ne fund te fundit mplekset deshira ,llogaritja ,ambjenti familjar e shoqeror .Kemi te bejme gjithashtu me ato gricmat e vogla te karakterit qe na bejne te marrim vendime te medha .Koha ecen koha shkon, e ne te ardhmen e larget atehere kur jemi te lehte nga inatet ,te cliruar nga te momentit vendime, vjen ajo qe ndergjegja e cdo njerit qe edhe pse ne heshtje vendos .Lerini te qete djemte tane ,nuk eshte e rendesishme se per ke luajn ,bashke ne jemi nje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje