Adnan Januzaj shkon te Sandërlendi, por i huazuar

12 Gusht 2016, 19:10Sport TEMA

Januzaj duhet të ketë marrë frymë thellë me huazimin e tij te Sandërlendi, pasi ka shpëtuar nga një e tashme dhe e ardhme e errët te Mançester Junajtedi. I papëlqyer nga Mourinho, ai qe lënë të stërvitej me ekipin e të rinjve, diçka që nuk i ka shkuar për shtat aspak.

Atje ai bashkohet me David Moyes-in, trajnerin që i dha besim dhe e aktivizoi thuajse rregullisht me Mançester Junajtedin gjatë kohës së shkurtër që ai e drejtoi ekipin.

Veçse Mançester Junajtedi nuk ka pranuar ta shesë 21-vjeçarin, duke e huazuar atë për një sezon.

“Adnan-i do të na japë një variacion të ndryshëm,” do të deklaronte Moyes, dukshëm i gëzuar.

“Do duhet ta kthej atë në nivelin e dy viteve të shkuara. Shpresoj që tifozët e Sandërlendit të shohin Adnan Januzaj-n e vërtetë.”

Kohët e mira të Januzaj-t me Mançester Junajtedin patën marrë fund me largimin e David Moyes-it.

Pak u pa në fushë ai kur te “djajtë e kuq” drejtonte holandezi Van Gaal. Për të mos përmendur huazimin e shkurtër te Borusia e Dortmundit, një dështim me plot kuptimin e fjalës.

Adnan Januzaj është aktivizuar në Premier League me Mançester Junajtedin në 50 takime. Golin e tij të parë ai e pati shënuar tre vite të shkuar, në tetor të 2013-tës, pikërisht ndaj Sandërlendit.

2 komente në “Adnan Januzaj shkon te Sandërlendi, por i huazuar”

  1. tifozi says:

    Po digjet nga mendjemadhesia e te atit. Gjynah. Ju tipos manchesteri

  2. demo says:

    Prandaj thone:-Pordhet e shumta grisin breket e veta.Kete e moren ne qafe pordhet e te jatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje