Zico: Neymar, i padenjë për të qenë kapiten i Brazilit

10 Gusht 2016, 19:02Sport TEMA

Brazili i futbollit të meshkujve e nisi Olimpiadën e Rios me një objektiv të qartë, atë të fitimit të arit të parë olimpik.

Por pas dy ndeshjeve të para në grupin A, skuadra e Rogerio Micales nuk ka grumbulluar më shumë se 2 pikë dhe nëse nuk fiton ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit, mund të eliminohet që në grup.

Dicka e tillë do të ishte një dështim i madh për një skuadër që ka në përbërje një yll si Neymar Jr, por edhe shumë talente premtues të futbollit botëror sic janë Gabriel Jesus, Gabriel Barbosa, Rafinha, Alcantara, apo edhe Felipe Anderson.

Pas dy barazimeve 0-0  ndaj dy përfaqësueseve modeste si Afrika e Jugut dhe Iraku, Neymar me shokë kanë përfunduar në qëndër të kritikave.

Të zhgënjyer nga paraqitjet e Brazilit Olimpik në Olimpiadën e Rios  nuk kanë mbetur vetëm tifozët e Selecaos, por edhe disa prej legjendave të futbollit brazilian dhe njëri prej tyre është Arthur Antunes Coimbra, i njohur nga të gjithë si  Zico.

Ish- mesfushori me tipare sulmuese në një intervistë është shprehur se një eliminim i parakohshëm i Brazilit nga Olimpiada e shtëpisë do të ishte një turp i madh.

Akuzat e Zicos ndaj ekipit përfaqësues kanë qenë shumë të rënda, aq sa 63-vjecari përpara mediave ka deklaruar:

“Eliminimi i parakohshëm nga Olimpiada do të ishte një turp, për të gjithë ata që përfaqësojnë futbollin brazilian. Megjithatë në vitet e fundit ekipi ynë përfaqësues ka kaluar shumë situata të pakëndshme”.

Më pas Zico në fjalën e tij ka sulmuar Neymar-in duke e quajtur sulmuesin e Barcelonës një futbollist të padenjë për të mbajtur shiritin e kapitenit në krah.

63-vjecari theksoi se Neymar duhet të mendojë vetëm të luajë futboll dhe jo për gjëra të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje