Majlinda Kelmendi, medalistja e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros ka ardhur sërish në vëmendje, por kësaj radhe për një test të refuzuar antidopingu.
Refuzimi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, por edhe nga trajneri i saj, Agron Kuka.
Federata sqaron se testi ka qenë i paplanifikuar dhe i është kërkuar sportistes kosovare në qershor, kur ajo për përgatitej në Francë për lojërat e Rios.
“Nëse do të jepen sanksione ato do të mund të aplikohen vetëm në territorin francez”, deklaron Federata, raporton “The Guardian”.
Nga ana e tij, trajneri Kuka ka deklaruar se sportistja është e pastër dhe se testimi u kërkua nga një person pa autorizimin e Agjencisë Botërore Antidoping, shkruan Respublica.
“Kjo është e gjitha. Më pas francezët bënë një ankesë diku dhe po përpiqeshin ta çonin çështjen në gjykatë a diçka e tillë…Ekipi kosovar ka qenë në bisedime me Federatën Ndërkombëtare gjatë gjithë kohës sepse ne nuk mund t’i jepnim gjakun dhe urinën për analiza dikujt që nuk ka përgjegjësinë e testimit”, tha Kuka.
I pyetur nëse Kelmendi mund të përballet me një përjashtim nga francëezët, ai shtoi se “ata mund të bëjnë ç’të duan, por nuk është e ndershme”.
Duhet thënë se testimet e paplanifikuara kundërshtohen nga shumë sportistë, Nadal mes të tjerëve.
Aq më tepër që në rastin në fjalë duket më shumë si një përpjekje franceze, gjithnjë pa patur kredencialet e duhura.
Federata ka lënë të hapur mundësinë e sanksioneve por vetëm në Francë, aty ku me sa duket koleksionohen negativët imagjinarë.
Bravo! Majlinda. Kjo arritje duhet te jete shembull per Shqiptaret.
Edhe ne sport nuk na duan
Francezet jane miq te serbeve, por akoma nuk duan t’ia dine se Zoti po i ndeshkon.
Besoj qe njifare antipatije e mykur nga ana e Frances kunder shqiptarve, existon qysh ne kohen e Ali Pashe Janines, Napoleon-it dhe konsullit te tij Pouqueville!
Dmth sja mbajti ta bej testin????
cka done te thuash me kete? Majlinda ka bere teste ne Rio, para gare dhe pas gare, cka kan rendesi gjerat e tjera. lexoje prononcimin e federates nderkombetare te xhudos. Me duket te paska penguar suksesi i Majlindes….
Bravo Majlinda .Dua të falenderoj dhe qëndrimin dashamirës e sportiv të televizionit italian ndaj Majlindës , edhe pse humbësja në finale ishte italiane, pavarësisht njoftimit të La Gazzeta që i ka bërë jehonë njoftimit francez.
Te lumte mbreteresha Majlinda! Forca Shqiptari. Ne jemi nje. Te fala nga Gjakova
Jam dakort me
Shpellarin
Francezet nuk na duan duan serbet
Bravo Majlinda qe nuk e ke pranuar ta besh testin ,me njeperson te pa autorizuar
Sikur te ishin edhe politikanet kosovaret kaq te zgjuar sdo rrifeshin per demarkacionin thjesht nuk do ta votonin.
Kesaj i thone jepi token malit te zi sot
E te pranojne ne ne europe nga 2050.
Francezet jan popull kurve. I njohin me mire gjermanet dhe spanjollet se kush jane.