Rrëfimi i Majlinda Kelmendit: Refuzova miliona për Kosovën, medalja për shqiptarët

8 Gusht 2016, 10:05Sport TEMA
Rrëfimi i Majlinda Kelmendit: Refuzova miliona për Kosovën,

Majlinda Kelmendi ka treguar krenarinë e saj për këtë fitore të jashtëzakonshme që arriti në Rio 2016, duke ua kushtuar atë të gjithë shqiptarëve anembanë.

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të mëdha në sport. Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime krejtëve, urime për medaljen që e kemi fitu bashkë”, ishte mesazhi i Kelmendit për KTV menjëherë pas duelit.

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjnë të ndihem si sot”, ishin fjalët e saj për “Koha Ditore” menjëherë pas garës.

Ndërkaq, për mediat e huaja, Kelmendi ka treguar emeocionet dhe kuptimin që ka për të kjo medalje e parë.

“Jam shumë e lumtur. Të jem e sinqertë erdha këtu me synimin për medaljen e artë, por kjo është një situatë e pabesueshme. Jam shumë e lumtur për veten, për trajnerin, për kombin tim.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Olimpiadë dhe si për herë të parë, të fitosh medaljen e artë është diçka e madhe.

Kjo ka shumë vlerë. Njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shohin si hero. Unë sapo u provova se edhe pas luftës, edhe pasi i mbijetuam një lufte, nëse ata e dëshirojnë diçka, mund ta arrijnë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, mund të bëhen, edhe pse vijnë nga një vend i vogël. Nga një vend i varfër”, deklaroi Kelmendi.

Asaj ia dorëzoi medaljen e artë vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili ua kishte premtuar një gjë të tillë autoriteteve sportive kosovare nëse Majlinda do të merrte medaljen e artë. Në momentin e ceremonisë, përkrah tij ishte edhe Marius Vizer, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, organizata e parë sportive ndërkombëtare e cila njohu zyrtarisht Kosovën.

17 komente në “Rrëfimi i Majlinda Kelmendit: Refuzova miliona për Kosovën, medalja për shqiptarët”

  1. dak ulqini says:

    Bravooooooooooo Per inat te antishqiptareve. Bravoooooooooooooooooo, Shqiptareve pa dallim feje e ideje. Bravoooooooooooo nje sukses tjeter per ato qe na percmojn. Bravoooooooooooooo per ato qe gjith diten thone pallavra ne komente. Urime e sa me shume suksese.

  2. Papa Jani says:

    Te lumte vajze ! Je krenaria jone !

  3. Bambi says:

    Lere mos na trego milionat tani. Bravo te qofte per rezultatin. Respekte dhe nderim i pakufi, se na bere krenare.
    Fakti qe i permend milionat tregon qe ose i do me domosdo, ose te ka mbetur merak qe nuk i pranove.

    1. Myzeqeja says:

      A ke pasur vete ndonjehere kete mundesi qe te provosh veten?! A te jane afruar ndonjehere miliona qe te besh ate qe ka bere kjo vajze? Jam 100% i sigurt qe jo. Atehere pse nuk e mbyll ate goje e te na lesh te gezojme, bashke me kete vajze qe na ka bere sot krenare. Ajo e tregoi atdhetarizmin e saj, dhe biles do te konkurronte edhe per ngjyrat e Shqiperise, sikur plehrat e ministrise se sporteve (a ka sport ne Shqiperi qe te kete ministri?!) te mos e kishin mendjen te milionat qe mund ti kerkonin kesaj vajze dhe prinderve te saj. E ne vend qe sot te gjitha gazetat shqiptare te hapen me artikuj per kete fitore, qe i perket te gjithe kombit dhe qe eshte e para medalje ari qe shqiptaret fitojne per ngjyrat e nje shteti shqiptar (per fat te keq jemi dy shtete 100% shqiptare), ato mbushen me artikuj per njerezit e peshtire qe na kane sjelle vec te keqija. Faleminderit Majlinda (datelindjen e ka ne maj) KELMENDI. Faleminderit prinderve te saj qe u treguan atdhetare dhe na dhuruan te gjitheve keto momente gezimi.

  4. Korytsa says:

    Shko moj cupe te perfaqsosh nje shtet tjeter te behesh me leka degjo Taqken.Pse budalla ishte Pyro Dhima tani eshte deputet.

  5. Korytsa says:

    Shko moj cupe te perfaqsosh nje shtet tjeter te behesh me leka degjo Taqken atje s’ke perspektive.Pse budalla ishte Pyro Dhima qe perfaqesoi Greqine tani eshte deputet.

    1. Dervish Malluta says:

      He he, mire qe s’mendojne te githe si ti dhe Pidho Dhija!

  6. preshevali says:

    Të lumtë, je krenaria jonë.
    Por mos e tepro, se ke refuzuar miliona ja ke fut kotë.

  7. xheti,Ks says:

    a u lodhet qe nxorret kete lajm? E kishte BBC,CNN po ju TEma nuk ju plasi apo jo? Eshte shqipetarja e pare qe mori medalje te arte ne Lojrat Olimpike,por per juve me interesant jane Izet haxhia,Artur Zheji e keta m.terit qe keni nje qerek shekulli mbi kurriz e nuk zbrsin se i mbani per qejf aty.

  8. Patrioti says:

    Krenari,vetem krenari,per kete vajze Shqiptare qe na nderoi gjithe kombin,keto jane figura qe duhen skalitur ne memorjen tone.Te lumte,na nderove ,vetem respekt per ju.

  9. Edscobar Rama Meta kunder REFORMES. says:

    Bravo per dhuraten ndaj vendit tuaj.
    E clidhje ka kjo me Shqiperine?

    1. xxx says:

      ashtu eshte me shiprin ka lidhje piro dhima dhe leonadhis sabannis kurse kjo ka lidhje me kosoven

      1. Arjan says:

        Urime vajze je si Shqiponja qe fluturon ne qiell,Pirrua nje qen qe terhiqet zvarre.

  10. Phoenix says:

    Urime, ke bere histori, duhet te jesh krenare. Te kemi ndjekur vazhdimisht. Te gjithe shqiptaret te njihnin dhe te mbeshtetnin. Tani te njeh e gjithe bota!

  11. NKU 1 says:

    te lumte MJLINDA ..DHE TE UROJ ME SHUME FITORE E MEDALJE NE TE ARDHMEN ,,JEMI 2 SHTETE POR NJE KOMB ,KE PERFAQESUAR KOSOVEN SHTET DHE KJO ESHTE ARRITJE E MADHE PE TY E GJITH KOSOVEN .. POR NE VECANTI KE PERFAQESUAR GJITHE SHQIPTARINE ..DHE KJO ESHTE HISTORIA QE SHKROVE ,,,JEMI KRENARE PER TY ,,,,

    1. vesa says:

      Ashtu është kur një Sportiste Kosovare bëri Kosovën e vogël shum të madhe.

  12. Gjergji says:

    Bravo bravo 100 here. Per vete(se ne kete bote dubet te mendosh vete per veten), bravo per Kosoven dhe bravo per gjithe Shqiptaret. Leri te thone cte duan edhe nese i permend edhe nese i do milionat i meriton. E ju te tjeret mbylleni gojen ae kjo vajze edhe nese i donte milionat si te gjithe, nuk i mori kurse ju do ishit terhequt zvare e do ishit zvetnuar per ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje