Kombëtarja, Frederik Veseli firmos për dy vite me Empolin në Seria A

6 Gusht 2016, 15:56Sport TEMA

Shtohen radhët e shqiptarëve në Serinë A, italiane, ndërsa i fundit që i është bashkuar kontigjentit është Frederik Veseli.

Veseli ka qenë pjesë e Luganos prej disa sezonesh, por nuk kishte rinovuar dhe në fund të edicionit doli lojtar i lirë.

Ai u grumbullua nga Xhani de Biazi në Kombëtare, vendim ky që solli reagimin e shumë tifozëve pasi mbeti jashtë Berat Gjimshiti.

Frederik Veseli u aktivizua për pak minuta në ndeshjen ndaj Francës duke zëvendësuar Arlind Ajetin, moment që përkoi dhe me momentin e golit të kombëtares së “gjelave” në minutën e 90-të.

1 komente në “Kombëtarja, Frederik Veseli firmos për dy vite me Empolin në Seria A”

  1. Kellira says:

    Perfekt!
    Kampionati italian ka mbrojtjen me profesioniste ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje