Pol Pogba bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori. Mançester Junajtid konfirmoi pasditen e së dielës blerjen e lojtarit nga Juventusi.
Një koment i publikuar në profilin e skuadrëns në “Twitter” thuhet Pogba është rikthyer “Pogback”.
Lojtari ka marrë lejen për të zhvilluar vizitat mjekësore me klubin dhe së shpejti pritet firmosja e kontratës.
Fillimisht, Pogba kaloi nga Mançesteri te Juventus me kosto zero, por pas katër vitesh çdo gjë ndryshoi. Me ardhjen e Murinjos në krye të klubit Pogba rikthehet sërish në Premier Ligë dhe shifrat për blerjen e tij shkojnë në 110 milionë euro, shkruan Panorama Sport.
Sipas mediave ndërkombëtare, me këto shifra francezi bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, duke kaluar Bejlin te Reali i Madridit.
Kalimi i tij te Mançesteri ishte paralajmëruar prej kohësh, por sot lojtari mori lejen për të kryer vizitat mjekësore.