“Rio 2016”, rekomandimi serb: Braktisni podiumet me kosovarë

7 Gusht 2016, 21:10Sport TEMA

Braktisni ceremonitë e marrjes së medaljeve në rast se në podium do të jenë edhe sportistë të Kosovës, është këshilla që qeveria serbe u ka dhënë sportistëve të saj në rast se ata do të ndajnë podiumin me atletët e ardhur nga Kosova.

Ministri serb i Sporteve, Vanja Udoviçiç tha se, megjithatë, vendimi përfundimtar u takonte vetë sportistëve serbë.

”Theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një detyrim, por vetëm me një rekomandim, pasi çështja është komplekse”, thonë burime nga qeveria serbe.

Kosova është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 dhe në Rio janë të pranishëm tetë atletë, disa prej të cilëve morën pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës me Shqipërinë.

“Nuk duam të kërcënojmë atletët tanë, por nuk mundemi të dëgjojmë himnin e Kosovës dhe të shohim flamurin e tyre”, deklaroi Udoviçiç.

4 komente në ““Rio 2016”, rekomandimi serb: Braktisni podiumet me kosovarë”

  1. Antoni says:

    Majlinda Kelmendi nderoj sot Kosovën dhe të gjithë shqiptarët me medaljen e artë.
    Nersa shkiet në rrot t’sames.

  2. preshevali says:

    Së pari të vini deri aty.

  3. Arjan says:

    Dil moj vajze e kosoves gjithe Shqiptaret ty te duan ,fitorja jote shkijet dhe gayreket do ti pellcase.

  4. Emma says:

    Ha haha vellezrit e grekve nje mentalitet kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje