Nuk është as e para dhe as e fundit.
Por lajmi që jep një aktivist është vërtetë i hidhur.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arbër Çepani, ka deklaruar se xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendit, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios, i është refuzuar kërkesa për të marrë nënshtetësi shqiptare.
Kjo për faktin se, siç thotë Çepani, ministria e Sporteve të Shqipërisë, më 2008, kishte vlerësuar se Majlinda nuk është potencial për t’u bërë ndonjëherë sportiste kulminante.
“Në 2008-n, shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare.
Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë, që duhej të firmoste relacionin u shpreh: ‘Majlinda Kelmendi s’është potencial për t’u bërë ndonjë sportiste kulminante’!
Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rrugë informale, fal ngulmit dhe dëshirës së saj për ta patur atë me çdo kusht! Ndërkohë që sot ai ‘specialisti’ i sportit po luan tavëll në ndonjë seli partie politike….Majlinda e përshëndet nga Rio me një Medalje të Artë!!”, shkruan Çepani në rrjetet sociale.
Majlinda Kelmendi fitoi dje medaljen e artë në xhudo, duke shënuar një sukses madhështor për Kosovën.
Emerimet e militanteve ne dikastere behet me “konkurs” !
Asaj i lumte se po qe per keta plera qe kane zaptuar prej vitesh zyrat….Suksese vajze…por mos harro :tani do te te duan te gjithe ndersa ti vazhdo te mbeshtetesh tek vetja dhe tek ata qe nuk te tradhetuan kurre!
I pashe dy takimet e Kelmentit me nje emocion te pa provuar me pare sepse asnjehere deri tani nuk kisha menduar per nje mundesi te ketij lloji. Fitoje Kosova per momentin mbi 50 mje hektar toke u shpall mbeteresha sportive e pare e kombit kjo vajze qe rreh zemren para gares sepse atje eshte zanafilla e suksesit duke I thene te gjithve se po te kemi zemer keshtu jemi te gjithe ne shqiptaret. Rrofte Kosova rnofte Kombi Shqiptar. Bravo bije. Lluka Heqimi
Më mirë që nuk ja dhanë, se do na kishit çarë bythën me propagandë nacionaliste, pritje ne aeroport, festime në mes të Tiranës, pashaportë diplomatike etj. eufori debilash. Lëreni vajzën ta festoje fitoren për tokën qe e rriti dhe i dha bukë. Kur të kujtohen debilat “specialistë” të shtetit të pjerdhur Albanistan për talentet, ato kanë ikur me kohë atje ku i vlerësojnë.
Kush ishte minister atehere, ndonje mik i Fazllicit????
legena jeni ju te temes qe nuk permendi emerin e Ylli Pangos qe ka qene minister aso kohe.
Si SHQIPTARE ( sepse ” kosovaret ” eshte vec nje emertim krahinor ) KA TE DREJTE TE KET PASHAPORTE SHQIPTARE ( ska rendesi a eshte apo s’eshte talente ne ndonje sport) .
Por kur ben pjese tek vendi i haleve normal qe do degjosh te tilla idiotlliqe . Me mire qe nuk ia dhan , nuk e meriton arrnautistani nje sportiste te tille !