Michael Phelps tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave kur u shfaq me disa pulla të kuqe në trup.
Të gjithë u bënë merak për kampionin e padiskutueshëm olimpik, por në fakt nuk ishte i vetmi.
Gjimnasti Aleks Naddour dhe Chris Brooks gjithashtu kishin pulla të kuqe në shpinë apo qafë.
Por shpjegimi është shumë i thjeshtë.
Ata përdorën terapinë e kupave, që përdoret shpesh edhe nga shqiptarët.
Terapia e kupave përdoret për të rritur qarkullimin e gjakut në zona problematike.
Notarët shpesh kanë lodhje apo ngërçe në pjesën e shpinës dhe të qafës, dhe terapia e kupave është më efikasja për relaksimin e muskujve.