FOTOT/ Transferimi që shokon botën e sportit (arsyet janë të shumta)

9 Gusht 2016, 10:36Sport TEMA
FOTOT/ Transferimi që shokon botën e sportit (arsyet janë të

Katër vite më parë, Pol Pogba u cilësua si i pavlefshëm për Mançester Junaited nga ana e trajnerit Aleks Ferguson.

Për këtë arsye, ai u largua drejt Italisë, për të luajtur me Juventusin.

Katër vite më pas, ai është kthyer sërish në Mançester.

Këtë radhë si lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Junaited ka paguar plot 120 milion euro që ta rikthejë djaloshin sërish në ekip.

Shumë ekspertë e kanë cilësuar këtë transferim, të gabuar.

Kjo, jo vetëm për shkakun se 120 milion janë shumë, por edhe për faktin se Junaited po paguan për një lojtar që e përzuri falas dhe tani po paguan një shifër të çmendur.

Një logjikë biznesi e gabuar, aq sa mediat tashmë e cilësojnë “gabimi 120 milionë”.

Megjithatë, trajneri i Junaited, Hoze Murinjo, e ka përgëzuar blerjen e Pogba, duke u shprehur se ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe do të jetë në qendër të projektit të ekipit për të paktën një dekadë.

Vetë Pogba u shpreh i lumtur për rikthimin te Junaited, ku pritet të përfitojë rreth 20 milion euro në vit, bashkë me bonueset.

Tek Juventusi ai merrte vetëm 4.5 milion euro, pa përfshirë bonuset.

Italianët ndërkohë, pas Zinedine Zidane, kanë arritur të bëjnë një tjetër goditje të madhe, pasi kanë shitur 120 milion euro një lojtar që e morën falas.

1 komente në “FOTOT/ Transferimi që shokon botën e sportit (arsyet janë të shumta)”

  1. trojani says:

    Megjithate ky mbetet kot, ferguson dicka ka ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje