Ka një përgjigje të thjeshtë për gjëndjen e sportit shqiptar: askush nuk është i interesuar për të rinjtë.
Kuptohet se do të interesohen në prag të fushatës elektorale, por të mjafton të njohësh problemin e papunësisë, shkollimit, jetës së tyre, përdorimit, karrierës etj., dhe do kuptosh, që sporti s’mund të bëj përjashtim.
Pak vite të shkuara, presidenti i atëhershëm i Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSHi), Agim Fagu, mbase sportisti më i mirë shqiptar i të gjithë kohërave në basketboll, u anatemua për akuzat e tij ndaj olimpizimit shqiptar.
Atëbotë, veç dorëheqjes, ai shpalli hapur mendimin e tij: Drejtuesit e KOKSHit janë të gjithë të korruptuar! Dhe, përmes një deklarate ka shpjeguar edhe arsyet e dorëheqjes së asokohe: “Injoranca dhe arroganca është e frikshme kur vjen nga shumica dhe nëse kjo situatë tolerohet për shumë kohë, atëherë dëmi bëhet i pallogaritshëm”.
Pesë vjet më vonë, teksa pothuaj po kalojnë dy olimpiada, Shqipëria, vuan realisht pasojat e një drejtimi sistematik jo të mirë olimpik, si edhe mungesën e një strategjie reale për sportin nga ana e shtetit. Kësaj i shtohet mungesa e efikasitetit të Ligjit për Sportin dhe mbi të gjitha, mungesa e vullnetit për të bërë diçka afatgjatë për sportin shqiptar. Sa për planet afatshkurtra, ato shuhen sapo shpallen.
Shembujt janë të pafundëm, por ato fillojnë nga më banalet: Të mendosh se ke katër vjet kohë dhe të mos kesh gati një kostum, të mendosh se Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, që garojnë në atletikë, nuk kanë asnjë pistë me kushte të pranueshme për stërvitje. Të mendosh se notarët Nikol Merizaj e Sidni Hoxha dhe peshëngritësja Evangjeli Veli stërviten jashtë Shqipërisë me shpenzimet e tyre, kurse Brikeni gati ishte harruar në atë cep ku punonte i vetëm. Asnjë lloj financim real për talentin sportiv, por më shumë se kaq asnjë ide për zhvillimin e sportit.
Ky fakt e bën qesharak shkuarjen e ministres shqiptare në Rio de Janeiro, ashtu si rendjen në Rinas, kur dëgjon sukseset e sportistëve shqiptarë, të cilëve vetëm u premton gjëra të pambajtshme.
Sportistët tanë, produkt i sakrificës familjare
Briken Calja për fat në orët e para të mëngjezit (koha jonë lokale) arriti vendin e 6 në Rio. Një rezultat i mrekullueshëm duke ditur kushtet e vështira ku stërvitet dhe thurr ëndrrat e tij. Gjatë garës Briken Calja ngriti 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje, anipse në dygarësh shumë kilogram poshtë vendit të tretë, që e meritoi sportisti nga Kirgistani Izzat Artykov, i cili ngriti 339 kg. Kurse vendi i parë është gati i paarritshëm, sepse i takoi kinezit Shi Zhiyong, i cili ngrit në dygarësh 352 kg (medalja e argjendtë i shkoi turkut Daniyar Ismayilov i cili ngriti 351 kg). Veç tij, dy ditë më parë, Evengjelia Veli, e cila u ftua me ftesë olimpike (pati shumë të tilla pas mungesës së sportistëve rusë), mori vendin e tetë një rezultat vërtet i kënaqshëm në kushtet ku stërvitet ajo dhe inkurajohet.
Tre ditë më vonë do jetë radha e përfaqësimit të Luiza Gegës, shpresës të vetme shqiptare për një rezultat mbi të sipërpërmendurit, falë dhe fitores së saj të fundit.
Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka gjithnjë një përfaqësim të limituar sportistësh në aktivitetet olimpike, që me këtë rast tregon dhe nivelin e saj të sportit. Në shumicën e rasteve ata inkurajohen nga familjarët që edhe i ndihmojnë direkt por edhe sponsorë modestë lokalë. Nuk kanë kushte stërvitje, kurse atletika ka mungesa seroze. Duke marrë parasysh se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është me kualifikim, mund të nxjerrësh lehtë përfundimin.
Përveç futbollit, që shteti po punon për infrastrukturën e pak stadiumeve, duhet sqaruar se mungojnë totalisht fushat dhe pistat, por edhe vend stërvitjet e sportistëve të disiplinave të ndryshme. Sportistët e shtangës dhe Brikeni e shpalli hapur se në kushtet ku punojnë është e vështirë, kurse Gega kushtet që stërvitej, i bëri prezente në një nga mediat e huaja me të shquara në botë, duke treguar indirekt edhe dështimin total të shtetit shqiptar. Kuptohet se ekipi i tanishëm olimpik ia ka vënë fajin të kaluarës, paçka se stafi është gati i njëjtë veç kryetarit Bezhani. “ Ne kemi mbi 8 vjet që fjala sport nuk dëgjohej më në asnjë zyrë shteti, nuk kemi pasur një strategji për ta zhvilluar sportin, ku të gjithë besoj e kuptojnë këtë ngërç institucional, sepse drejtuesit e mëparshëm, sportin e shikonin si një lojë dhe kurrë nuk kanë menduar dhe respektuar vlerat e sportit. Ndryshon tani kur sporti po vlerësohet, por kuptohet që rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.
Ne duhet të pranojmë se numri i sportistëve në këtë olimpiadë ka qenë dhe më i vogël pas problemit të dopingut që kishim me Federatën e Peshëngritjes, e tashmë dihet se peshëngritja do marrë pjesë vetëm me një sportiest e jo me ekip. Për mua si president, e rëndësishme është që gjërat po ndryshojnë, dhe ky është një sinjal i mire për sportin, pasi po shohim disa projekte për sportin që ka qeveria”, ka thënë Bezhani për Java.
Kjo s’i ka penguar sportistët që të ngrihen hapur dhe akuzat kanë qenë nga të çfarëdollojshmet, duke i dhënë shkas dhe përfshirjes së medies. Kjo bëri, që pak orë më parë kryetari i misionit Olimpik dhe presidenti aktual i KOKSH të bënte thirrje për qetësi dhe të linin sportistë të punonin…
Mungesa e një imazhi pozitiv
Duhet thënë se në këtë edicion olimpik shqiptarët kanë prodhuar një figurë të keqe.
E para, lidhet me unitetin e ekipit olimpik dhe përfaqësimin kombëtar që ka treguar një mungesë totale etike.
Prej ditës së parë dhe besojmë e deri në vazhdim ekipi shqiptar nuk jep një pressneës por vetëm bëma. Faqet e shtypit të përditshëm për çdo ditë japin gati skupe për 6 sportistë tanë. Duke filluar me peshëngritësin që akuzoi direkt KOKSH edhe pse pa të drejtë disi. Caljes nuk i takon bursa olimpike prej dënimit që ka marrë, por jo ndihma e KOKSH, kurse zbulimi që u bë për mosmarrjen pjesë në ceremoninë hapëse të peshëngritëses Evangjeli Veli, e ftuara e fundit në Olimpiadë pas përjashtimit të Rusisë, ishte në kufijtë e humorit.
Paradoksi nuk kishte një kostum. Por kjo s’mbaroi këtu sepse ekipi shqiptar zbuloi se vetë Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza i kishte zënë vendin trajnerit të një sportisti, por u ndalua në momentet e fundit.
Dhe, sërish s’mbaron këtu pasi është bërë gabim edhe regjistrimi i notarit Sidni Hoxha, i cili duhet të garonte në një bateri të papërshtatshme për të.
E gjithë kjo tollovi e Shqipërisë është amplifikuar shumë pas përfaqësimit të mrekullueshëm të Kosovës, ekipit tjetër shqiptar.
Dhe, vetë KOKSH
Por, ndërkohë që Bezhani flet për shtetin, nuk duhet harruar roli i dobët i vetë Komitetit Olimpik, që ai drejton.
Federatat e sporteve janë thjesht subjekte të përfolura që vazhdimisht kanë qenë objekte anatemash për njëritjetrin, strukturat e KOKSH nuk funksionojnë dhe për më tepër në Shqipëri nuk ka përgjegjës për rezultatet e dobëta, madje pa vendosur gishtin e fajtorit. KOKSH duket se ka fare pak lidhje me olimpizmin, që është katandisur në disa aktivitete pa impakt. Në fakt është edhe vetë sistemi shqiptar i sportit që duhet të quhet i dështuar, pasi mungon përkrahja e talenteve ndërsa korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe shikimi i sportit si burim fitimi i pak njerëzve pengon gjithçka. Mungojnë programet reale afatshkurtëra dhe nuk testohet asgjë për segmente të ndryshme të të rinjve shqiptarë. Kurse KOKSH vetëm sodit dhe i mungon kthjellimi për ide të reja. “Sistemi ynë i sportit është i dështuar, sepse pengon talente të shkojnë në majat e mjeshtrisë”, citojmë Fagun, i cili që prej asaj dite kur dha dorëheqjen vuri gishtin në një plagë shërimi i të cilës do marrë ende shumë kohë.
Me pak fjalë, mungesa e transparencës nga shumë individë që janë në piramidën e sportit, kakofonia e zërave të pakuptimtë, përdorimi i sportit për të përfituar pak njerëz, janë kthyer në gangrenë për sportin shqiptar, që i shtohet dhe menefregizmi i plotë i shtetit shqiptar, të sotëm përfaqësuar nga PS dhe LSI dhe të djeshëm edhe më shumë akoma përfaqësuar nga PD. Të mjafton të dish sesa pa interes shkruhet për sportin nga politikanët në progarme të kuptosh se sporti do vazhdojë të jetë i dështuar. (Javanews)
Ua keni pare ndonjehere koken apo barkun drejtuesve te sporteve ne Shqiperi ? Nuk po ze emra.
nuk e lexova fare shkrimin te them te drejten vetem titullin,,,,,,,,,, sportistet shqipetar jan te deshtuar ashtu sic jan politikanet te deshtuar ashtu sikur sistemi i drejtesise si arsimor si sportiv ne te gjitha fushat ,,, nqs do kishte se kush vjedh me shum ne lojrat olympike do merrnim medalje te arte dhe do dilnim te gjith ne sheshin nene tereza,, per te arten kemi shum konkurent dhe nuk e di se kush do sillte me shum por besoj qe meta mund te ishte pretendenti kryesor e vazhdojne me radhe,, atletja gega nuk kishte nje vend ku te stervitej turp per shtetin ,, rinia duhet te drejtohet nga sporti shteti ti shperbleje tju japi mundesite te behen atlet te klasit boteror,.do te shikoni kosoven ne futboll dhe ne gjitha sportet ka per te qene gjithmone pretendente ,,,, flamurin e kosoves ta marrim neve te shqiperise dhe tju japim atyre kuq e zi se mos do zoti ta shohim duke u ngritur lart e me lart ,,,
Zoti Andoni.E thashe dhe dje.Shikoje se kush eshte njeri nga ata qe na perfaqeson ne Rio.Elez Gjoza.Kryetar i Federates se Peshngritjes.Nje hajdut doganash,zhvates i qytetareve si ish drejtor i Patentave dhe per 4 vjet, vjedhes i fondeve te Minibashkise 2 dhe vjedhes i taksave te tregjeve te kesaj minibashkie.Miltant i LSI-se.
Shkaterrues i sportit me cilesor qe ka patur ndonjehere Shqiperia.Peshngritjes.Perze nga delegacioni trainerin dhe futet vete.Dhe nuk e ka per here te pare.Kulmi!!
Turpi bie mbi Ministren Lindita Nikolla qe duhej ta kish shkrire ate federate dhe shkarkuar me ceremoni nje batakci si Elez Gjoza qe kur peshngritesit tane u denuan per doping te perdorur pa djenine e tyre,por te iniciuar nga Elez Gjoza.
Kam shprese se reforma ne drejtesi do ja tregoje vendin ketij hajduti vulgar te majmur me gjakun e shqiptareve dhe mbeshtetur nga sekti hajdut LSI.
Elez gjoza hajdut lsi viron bezhani hajdut sakat lsi lindita nikolla hajdute ps (vetem per riparimin e fasades se ministrise ka futur ne xhep mbi 1 milion euro. Nga keta plehra presim ne te zhvillohet sporti ?
FIKS FARE!!!
Elez Gjoza është një nga njerëzit më të pështirë që kam parë ndonjëherë. Sa herë që e shoh në tv më vjen të vjell. Bën si trajner e bërtet si budalla dhe përqafon e puth peshngritësit si të jetë gay. Ky tip me fytyrë prej batakçiu të rregjur nuk dha dorëheqjen pasi tërë skuadra e peshëngritjes doli me doping një nga ngarjet më poshtëruese të sportit shqiptar dhe pasi kishte deklaruar se nuk do kishte asnjë rast dopingu në peshngritje.
Pergjigja eshte e thjeshte dhe nuk ka nevoje per analiza te sterholluara:
Ne nje shtet ku pushtetin e alternojne bandat e hajduteve nuk mund te kete zhvillim ne te gjitha fushat, perfshire sportin.
Te pretendosh,per te marre pjese dhe te garosh,ne nje Olimpiade si ajo e Rio 2016,nuk eshte vetem deshire.
Rruga per formimin e sportisteve,fillon ne moshe te vogel dhe kerkon nje stazh sportiv te kualifikuar 10-15 vjeçar.
Kane kaluar 25 vjet, deshtimin e sportit shqiptar e dallon dhe nje adolishent !
Politika e te dyja kraheve,duke emeruar politikisht ne krye te sportit shqiptare,militante partiak,apo mitingash,krijoj kete tabllo te zymte.
Cilesia e dobet kerkon minimalisht nje periudhe 20 vjeçare,per te nxjerr sportin,nga kjo hazile pleqsh,ku e kane futur.
Rama eshte i pari Kryeminister qe ka filluar te mendoj,per infrastrukturen sportive,shume sfida te tjera e presin.
Me kenaqsi shikoja takimet e ekipit te volejbollit kinez,per femra,dikur ato mesuan nga volejbolli shqiptar,por ne akoma kujtojme nostalgjine e viteve te shkuara.
Sporti eshte pasqyre e “shtetit”
Sporti i shqipetareve eshte “te shkoj e te haj nje gje fantastike ne nje restorant”.
Prinder qe shkojne neper restorante me kalamajte e tyre, qe gjejne ndonje fragment rruge prane restorantit ku mund te lozin do te formoje sportistet olimpik te se ardhmes? Femije te shtresave te varfera qe jo vetem nuk kane se ku te luajne, por as nuk ka se kush ti mesoje, pasi niveli i prinderve eshte pak me i larte se i qienieve te tjera te gjalla qe luftojne per jeten e perditshme. Varferi, injorance, hajdutllik, pisllek, fodullek,
Jam shume dakort me komentin e “hajdutet qe na perfaqesojne”.
Ministria e Arsimit dhe Sporteve duhet te shkarkoje me ceremoni Elez Gjozen,si shkatrruesin e sportit me elitar qe ka patur Shqiperia.Te shkrije dhe riorganizoje FKPeshngritjes.
Ndersa institucionet kopetente te verifikojne gjithe burimin e pasurise se Kryetarit te saj Elez Gjoza,ketij hajduti dhe mashtruesi ordiner.
Po ç’thua?
Peshengritja sport elitar. ?
Sporti ka marre fund qe prej kohes kur lunin basketboll Rama, Beqja dhe Klodeta Dibra. ?
Dibra eshte ajo qe kercenoi Konin ne garen per rektor te UT, Beqja eshte ai qe beri shendetesine falas ndersa Rama eshte ai qe po nderton stadium kombetar me kulle 34 kate si pjese integrale e stadiumit.
Ja kjo eshte perspektiva e sportit.
Keta duhet te shkojne ne burg per korrupsionin dhe vjedhjen qe bejne. Na e ulen krenarine ne nivelin me te poshter.
Keta duhet te shkojne ne burg per korrupsionin dhe vjedhjen qe bejne.
Ku jane klubet ,anekset fushat neper lagje jane zene te gjitha ketu nje rol te rendesishem Kane bere dhe bashkite qe kane ndihmuar ne zgjerimin e popullates duke dhene leje ndertimi dhe ju prisni sportiste te na perfaqesoje ,dil njehere mbas 100 vjetesh mbase jane liruar.
ESHT E VESHTIRE QE NJE SHTET SI SHQIPRIA TE MBULOJE SPORTIN ASHTU SIC E MBULOJN SHTETET E TJERE.
POR: DUHET TA PROVOJM. (SKEMI RRUGE TJETER).
MEGJITHESE NUK DUHET TE HARROJM QE NE KOHE TE ENVERIT (ME BUKE E GJELLE) SPORTI ISHTE ME REZULTATIV SE SOT.
DIFERENZA ESHTE VETEM 1:
“KAFSHET QE DREJTOJN SPORTIN SHQIPTAR”
DHE MENJA E TYRE PER TE VJEDH SA ME SHUM LEK QE TE MUNDEN.
HAROM I PACIN.
JU BOFSHIN HILACE.
(JETONIM ME MIRE !!! KUR JETONIM ME KEQ!)