UEFA është vënë në lëvizje për tëzgjidhur çështjen e vizave të futbollistëve të Partizanit. Klubi i kuq nuk ka mundur deri në këto momente të pajisë me viza për transfertën në Rusi tre futbollistë, Ibrahimin, Ramadanin dhe Mentor Mazrekajn që ndryshe nga sa është pretenduar është pjese e planeve të klubit për ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League.
Arsyetimi i palës ruse deri më tani ka qenë se të tre futbollistët në fjalë nuk mund të pajisen meviza pasi disponojnë pasaportat e Kosovës, një shtet që ende nuk është njohur nga Rusia.
I përballur me këtë arsyetim absurd Partizani ka bërë ankimin e tij në Uefa, e cila është vënë në lëvizje duke i dhënë direktivat e saj Federatës Ruse të Futbollit. Me vënien në lëvizje të Uefa-s , Federata Ruse e Futbollit ka nisur kontaktet me ministrinë atje për të zgjidhur këtë ngërç që është duke u kthyer tanimë në një çështje diplomatike.
Në lëvizje është vënë edhe vetë klubi i Krasnodar duke u interesuar që futbollistët të pajisen me viza, edhe pse çështja mbetet ende e vështirë për tu zgjidhur dhe duket se në fund do të jetë Uefa ajo që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë transfertë.
Te Partizani janë të vendosur për tu mos u nisur në këtë transfertë pa futbollistët në fjalë, pasi edhe në planin sportiv mungesa e Ibrahimit dhe Ramadanit do të ishte një dëm i madh për trajnerin Sormani që i duhet të përballet edhe me mungesa për shkak të skualifikimeve.
Nese perfundimisht lojtareve tane nuk i jepet e drejta qe te luajne ne ndeshjen ne Rusi,atehere Klubi i Partizanit duhet te bashkepunoje menjehere me organet shteterore,qe shteti shqiptar t’ja ktheje ne te njejten monedhe skuadres ruse! Te gjithe lojtaret jo evropiane te Krasnodarit (braziliane dhe afrikane) te futen ne procedura te ndryshme dhe te ngadalta dhe vizat shqiptare t’u jepen pasi te kete mbaruar takimi i kthimit! Kjo i duhet bere e qarte klubit rus qe tani,para ndeshjes se pare,se po nuk luajten disa nga lojtaret tane atje edhe disa nga lojtaret e tyre nuk do luajne ne Shqiperi!