FOTOT/ Fasada e stadiumit “Qemal Stafa”, Rama: Basorelievët e kanë kryer misionin e shëmtimit. Kujëvënësit, argument injorancën

12 Gusht 2016, 13:39Sport TEMA
FOTOT/ Fasada e stadiumit “Qemal Stafa”, Rama: Basorelievët e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Facebook pas akuzave në media se u shkel premtimi për mbrojtjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.

Disa media raportuan prishjen e fasadës e cila hyn tek vlerat e trashëgimisë kulturore, gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”.

Por, kryeministri sqaron se fasada do të trajtohet sipas standardeve profesionale, ndërsa nga ajo u hoqën vetëm basorelievët, të cilët sipas kryeministrit e kanë kryer misionin e shëmtimit.

Reagimi i Ramës:

“NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE

Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër ia mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore.

Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.

Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli.

Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio.

Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”, shkruan Rama në FB.

Arena Kombëtare, që do të ketë 22 mijë vende, do të ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga grupi italian Serenissima Costruzioni S.p.A. Tribunat e stadiumit parashikohet që të jenë të gjitha të mbuluara.

Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë.

Vlera e tij shkon në rreth 50 milionë euro. Stadiumi i ri ës

htë parashikuar të përfundojë në vitin 2018.

19 komente në “FOTOT/ Fasada e stadiumit “Qemal Stafa”, Rama: Basorelievët e kanë kryer misionin e shëmtimit. Kujëvënësit, argument injorancën”

  1. TJ says:

    Z.Rama! Nuk ja vlen te merresh me mediokrit! Nuk ja vlen te merresh me mafien berishiane! Lerja sistemit te drejtesise te ri per te vepruar! Inkurajimi i kesaj per te shpene para drejtesise berishianet duhet te jete puna numur nje!

    1. @Jot Eme says:

      Te isha si Rama do tju kisha pushuar nga puna te gjithe ju beqirave qe shktruani me pagese nga ps-ja apo kryeministria. Se bythelepirja juaj eshte e pamjaftueshme ne komentet qe nisni. Po mesa duket edhe ai se ka me mendjen se ca shkruani ju.
      Lexo cdare la shkruar rilindesi Lame per ate qe ka ndodhur. Ose nese ishin pa vlera pse nuk u tha para se te prisheshin?? Jeni bere me keq se Saliu ne vitin e 8 te qeverisjes.

  2. Zambi says:

    Qe kur prishja e nje objekti te mbrojtur dhe me vlera historike e rindertimi i tij me te njejtet gure, se betonin nuk besoj se do e perdorin dot, konsiderohet si ruajtje e nje objekti?!
    Shpresoj ta kete kete mendim nen efektin e “vizes” se po ta kete me mendje te kthjellet i rrafshoi te gjithe objektet e historike ky

    1. vito says:

      Shpellareve po u vjen keq per objektet historike. O palla Berisha-Basha i falen pjese te territorit shqiptar Greqise.

    2. Grigor says:

      Ndersa ti demek je ruajtesi I vlerave kulturore kombetare. Ore, ku ke qene perpara ti, se na ke munduar?
      Edhe kur qeveria e Berishes beri Rrugën e Kombit, kishte nihiliste qe nuk merreshin te pakten me korrupsionin qe mund te ishte bere, por me faktin se rruga ishte me kater korsi. “Ç’ma duhet nje rruge me kater korsi per ne Kukes ose Kosove?” – thoshim injorantët. Berisha shume mire qe e ndertoi Rrugën e Kombit. Per problemet e korrupsionit nuk me takon mua te flas. Drejtesia do flasë kur te vije koha e duhur.
      Edhe per kete stadiumin kombetar. Rrumbythjet pa nje lek ne xhep, qe nuk jane kontribuar me asgje, tani rrijne ne kafene dhe japin verdikte prej pordhaci.
      Thoni faleminderit, dhe po qe se keni ndonje kritik, bejeni me logjiken e vezhguesit, jo me militantizem partiak qe çdo gje qe ben PDja eshte e keqe, apo nqs je PDist, çdo gje qe ben PSja eshte e keqe.
      O popull mistrec. Hiqni dire nga partite dhe harrojeni Enverin, se edhe ju qe flisni kunder Enverit, po t’ju hapesh koken e keni Enverin te ulur galiç ne vend te trurit, sepse nuk ka kuptim te flasesh me gjuhen e luftes se klasave tani qe Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur. Populli shqipetar vazhdon I ndare ne miq dhe armiq. Nje pale shan pakten tjeter si komuniste dhe enveriste, duke harruar qe per vete marrin rolin e fashistit. Duke bere kete, te dy palet rrojne ne te shkuaren dhe nuk arrijne te gjykojne me gjakftohtesi situatat e sotme apo punen e nje qeverie.

  3. Prudentino says:

    Ku e gjete kete llogjike more Ed? Nuk te pelqen ty dhe prishen ?
    Ku eshte projekti i kulles dhe i dyqaneve se e morem vesh qe fasada do ruhet po vetem ajo pjese e fasades qe te pelqen ty dhe Lindes.
    Sa eshte baza , ( sip e kulles ) qe ta llogarisim vete sa kate do jete bishti i llulles qe po ben aty.

    Nga keto 10 000 m2 zyra dhe 8000 m2 dyqane sa i takojne privatit qe po investon ?
    Mos harro nuk jane te gjithe Artan Lame dhe Artan Shkrela ne kete vend.

    1. ec aty says:

      Natyrisht,ka edhe KOQE si puna jote o Prudeninatikotino ?

    2. vito says:

      Nuk jane te gjithe Lame ka edhe Lamashe si ti.

  4. shqip says:

    mendoj qe baso relievet te mos hidhen e demtohen. si nje pasuri e trashegimnise kulturore, ato mund te vendosen fare mire ne mezeun shqupi sot. si kuratore te se vjetres , ekspertet shqupas te rinj e te vjeter , mund te ndihmojne p.sh. ne zbukrimin e qendres poli sportive ne vicidol. ore edi, po si nuk u lodhe mor burre. keta plasin derrin e jo me njerine. ore po ketyre i beri dalje shba, aq te mbrapshte jane. ore mbase nuk e bejne kastile. eshte pune pozicionimi. i shohin gjerat mbrapsht dhe i perceptojne nga -(minusi). te njejten gje bejne edhe me shifrat. i lexojne mbrapsht dhe behen nje konfuzion total. pastaj o edi, si te besh pjese ne lidhjen arabe, domosdo keto shije do kene per kulturen. thjesht taleban. ti u thua studio filan, e dimensionet keshtu, e fasada ashtu. po kujt ja thua? nuk i sheh qe jane te gjithe si ufo?

  5. kazanaqani says:

    si I gjen fjalet ky gjatoshi I kryeministris!
    si ti doj qejfi I sorrollat fjalet.
    ne kriminologjo ekziston nje shprehje kur kemi krime . “follow the money”! qe do shqiperohej “ndiq linjen se kush perfiton pare”!
    pra kush ka fitim?
    kompanija qe fito tenderin normal. kush ja jep tenderin? gjatoshi I kryeministris normal. pra s esht e veshtir te behet reduktimi matematik se kush fito leket. dhe ai qe fito edhe do filozofoj me llafe pikturimesh.
    tashti po na nxjerr edhe ate qe ato bazorelievet si duhen kujt,madje as realizmit socjalist!! kush shan socjalizmin.? klyshat e socjalizmit e shajn me shum! sepse pasi e volen mir e mir tash I kthyen shpinen per me vjel kapitalizmin. se klyshi qe osht msu me pi qumsht ke bucja nuk ka dallim se cfar buce osht,ka rendsi qumshti qe thith…. a thithshin caret e botes!

    1. shih shih says:

      Sipas mendjes tente dhe “teorise” tende te zgjuar mund te themi : poshte kapitalizmi!
      Ik o KAZANAQ i cpuar ne bythe ?

  6. Mirush says:

    Ore ju dhjefsha trashegimine kulturore te fasades, idiota te paçertifikuar. Po si more psikopater, per nje idiotllek te vogel qe eshte bere ne hyrje te stadiumit ne vitet ’40 qenka trashegimi kulturore dhe objek i mbrojtur? A pika juve, dilni mor te mjere e shikoni cfare monumentesh te mbrojtura kane vendet e tjera e pastaj çirruni duke bertitur. Nje dasade e mjere eshte ajo, si te tilla ka me miliona ne gjithe europen, me te bukura dhe me te mirembajtura, biles si pallate apo shtepi private. Se ku qenka trashegimia per cope muri normal me stilin fashist te gershetuar me ate te varfer socialist… vetem fshataret e dine.

    Ik hani fara se eshte dhe sezoni tani, ate beni.

  7. nuk ka tym pa zjarr says:

    I plasi bytha rames ca thoni ju. Paret e veta i futi ne xhep

  8. caku says:

    me ne fund do kemi nje stadium dinjitoz.

  9. Ed tironci says:

    O EDO EC o burre mos e rruj trapin…Ti po i bo me stadium ne keta kapen mas fantasmave…jane me SALE BEJ SHPELLARIN keta cecent …vetem mitingje e hic pune…Ti sje me i miri..po midis qorrave je ai qe ka nje sy te pakten!po ed e shpjegoja suniteve te Saliut!!

  10. kasap teneqexhiu says:

    gjermanet ruajn edhe murin e berlinit per “kujtim”.
    kurse shqiptart per lek nuk ruajn as bythen e tyre por hajn kar nga te gjith anet qe tu vij,vec t ju sjelli lek.
    yyy!
    komb bythqimash.
    jeni te qim ne mijravjecar .

  11. kasap teneqexhiu says:

    gjermanet ruajn edhe murin e berlinit per “kujtim”.
    kurse shqiptart per lek nuk ruajn as bythen e tyre por hajn kar nga te gjith anet qe tu vij,vec t ju sjelli lek.
    yyy!
    komb bythqimash.
    jeni te qim ne mijravjecar .

  12. kasap teneqexhiu says:

    gjermanet ruajn edhe murin e berlinit per “kujtim”.
    kurse shqiptart per lek nuk ruajn as bythen e tyre por hajn kar nga te gjith anet qe tu vij,vec t ju sjelli lek.
    yyy!
    komb bythqimash.
    jeni te qim ne mijravjecar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje