Michael Phelps ka thyer çdo lloj rekordi të mundshëm në not, madje edhe atë të Leonidës së Rodosit vendosur 2 mijë e 168 vjet më parë.
Por mbrëmë ai i është dorëzuar notarit nga Singapori Joseph Schooling.
Schooling e ka pasur Phelpsin idhull fëmijërie dhe 8 vjet më parë kishin shkrepur një foto bashkë.
Por pas 8 vjetësh ai gjendet në të njëjtën pishinë me të dhe e mposht.
“Respekte për të! Ishte i fortë” tha Michael Phelps.
“Kur isha fëmijë gjithmonë doja të isha si Felps” tha 21 vjeçari Schooling që ende nuk e beson arritjen madhështore.
Ai është sportisti i parë që i jep një medalje të artë Singaporit.
“Është një çmenduri kur e mendoj se sa shumë kanë ndryshuar gjërat në 8 vitet e fundit” tha notari Schooling i cili ia dedikon suksesin Phelpsit. “Ai është arsyeja që unë doja të bëhesha një notar më i mirë” tha ai.
Mbreselenese dhe tejet frymezuese per pasionantet e zgjedhjeve te tyre.
Pa dyshim qe perfeksioni ecen shkalle-shkalle.