SHBA në histori, mbi 1000 medalje të arta në olimpiadë

14 Gusht 2016, 12:01Sport TEMA

Shtete e Bashkuara të Amerikës arrijnë shifra rekord medaljesh në lojërat Olimpike. Pasi triumfuan në stafetën katër herë 100 metra stil i përzier si për meshkuj ashtu edhe për femra në rio, e cuan në 1001 numrin e medaljeve të arta në historinë e olimpiadës

Në stafetën për meshkuj notarët amerikën, ndër të cilët edhe Michael Phelps e ndalën kohën në 3 minuta, 27 sekonda e 95 të qindat, duke shënuar një rekord të ri olimpik. Për Peshkaqenin nga Baltimore kjo ishte medalja e 23-të e artë në Olimpiadë, e 28-ta në total. Medaljen e argjendtë e fitoi Britania e madhe ndërsa e Bronzta shkoi për Australinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u ndalën as në stafetën 4 herë 100 metra stil i përzier për ferma. Notaret amerikane regjistruan kohën 3 minuta 53 sekonda e 13 të qindat. Pas SHBA u rendit Australia, që fitoi medaljen e argjentë ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjiten notaret daneze.

Në garën e 50 metrave stil i lirë për femra triumfoi Pernille Blume e Danimarkës me kohën 24 sekonda e 7 të qindat. Medalja e Argjendtë ishte për Simone Mabuel me vetëm 2 të qindat më shumë, ndërsa medlja e Bronztë i takoi bjelloruses  Aljaksandra Herasimenja me vetëm 4 të qindta më shumë se vendi i parë.

Dominim italian në garën e 1500 metrave stil i lirë për meshkuj.  Gregorio Paltrinieri fitoi medaljen e artë me kohën 14 minuta, 34 sekonda e 57 të qindat. Në vendin e dytë për medaljen e argjendtë u rendit amerikanin Connor Jaeger, ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi italiani tjetër Gabriele Detti./SS

2 komente në “SHBA në histori, mbi 1000 medalje të arta në olimpiadë”

  1. Papa Jani says:

    New drug ???

    1. file Jani says:

      nuk merren 1001 medalje ari me “drug”e ka 100 qe behen Olimpiada. Jeta me e mire dhe puna me e organizuar eshte droga qe perdorin.
      Por si cdo provincial – ke hijen e dyshimit e pasigurine per cdo gje qe ndodh e eshte superiore me nivelin e jetes ku vegjeton.
      Tipike e individeve e shoqerive provinciale, per cdo gje e kane fajin ata qe jetojne me mire. Dhe ata qe jetojne me mire natyrisht nuk jetojne me mire se jane te zot, por se bejne ndonje hile- se ndryshe nuk shpjegohet.
      Or palle nese ben hile i pari i fshatit, nuk do te thote qe automatikisht edhe qyteti eshte i ndertuar me te njetin model.
      Vendet e zhvilluara (perendimi) kane 400 vjet qe jetojne me mire se te tjeret, Nuk eshte me droge lali eshte me organizim e me pune- nuk shtyhen 400 vjet me droge. Modeli perendimor ka siguruar cilesi jete me me te larta e Amerika eshte kampioni i perendimit.
      Historite konspirative tregoi ke ke kafja duke komentu gjithe boten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje