Vijon eksodi, mediat: Edhe Shaqiri, Xhaka, Tarashaj e Januzaj do t’i bashkohen Kosovës

16 Gusht 2016, 23:08Sport TEMA

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herlolind Shalës, Sinan Bytyqit që tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre në përfaqësuesen e Kosovës, tani radhën e kanë yjet e mëdhenj të Kosovës.

Yjet e Zvicrës Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, e Adnan Januzaj i Sunderlandit duket se do te jenë futbollistët e radhës që do t’i thonë Po Kosovës.

Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në kushte anonime i ka thënë KosovaPress-it së Shaqiri, Xhaka, Tarshaj e Januzaj do ta pranojnë ftesën e Kosovës.

Sipas këtij burimi, përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Albert Bunajki fundjavën që lamë prapa, ka kontaktuar më futbollistët në fjalë. Ky burim beson se brenda pak ditësh këta lojtarë do të pranojnë ftesën e Kosovës.

“Në fundjavën që shkoi Bunjaki ka zhvilluar bisedime me lojtarët që luajnë në Angli, Xherdan Shaqirin (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Adnan Januzaj (Sunderland), por Bunjaki ka kontaktuar edhe Shani Tarashajn.

Ekziston një optimizëm i madh së këta lojtarë do t’i përgjigjën pozitivisht ftesës së Kosovës”, ka thënë zyrtari i FFK për KosovaPress.

“FFK dhe përzgjedhësi Bunajki janë duke punuar intensivisht që t’i bindin këta lojtarë që të luajnë për Kosovën në prag të ndeshjes së parë kualifikuese që përfaqësuesja jonë e luan më 5 shtator kundër Finlandës”.

“Besoj se brenda pak ditësh yjet që ne i duam do të pranojnë ftesën e Kosovës. Koha është shumë e shkurtër para lojës së parë, dhe ne shpresojmë së shumë shpejtë do të vijnë lajme të mira nga Anglia”, ka theksuar zyrtari i FFK-së.

Ai është i bindur se Kosova më kohë do të jetë e gatshme për sfidat e Kupës së Botës, dhe sipas tij, Kosova do të ketë prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. /KosovaPress/

6 komente në “Vijon eksodi, mediat: Edhe Shaqiri, Xhaka, Tarashaj e Januzaj do t’i bashkohen Kosovës”

  1. eeeeej says:

    Ku eshte problemi ketu!?

    1. 111 says:

      Problemi eshte Bunjaku. Eshte cope mishi me dy sy, injorant, xheloz dhe inatcor. Si shumica e Kosovareve. Kosoves i duhet nje trajner tjeter. Suksese djemve dhe ekipit te Kosoves.

  2. xhemilja says:

    Ik o Rame, se te kishin bo m.t me komentet, saqe e hoqe nga FB.
    Me se fundi, e pe ca surrati keni karshi popullit?

  3. Shqipe says:

    Urime Kosoves. Me behet qejfi edhe pse do te kisha dashur me shume te kishte vetem nje kombetare per shqiptaret.

  4. Te largohen pa problem
    Shqiperia eshte e shqipetareve. jo e kosovareve
    Eshte me history pavaresisht qe nuk ju vjen mire disa njerezve
    Shqipetaret Kane gjak shqipetari
    Kurse kosovari ka gjak turku or arabi
    Luftojne per zot jo atdhe
    Njesoj eshte maqedonsi

  5. Hazalli says:

    Problem shume i madh ketej e tutje,nuk dime si me ja bo.Duhet me vra vehten se po iken cunat e Kosoves nuk ka diell ketu ne Shqiperi!!!! Ik o Xhemile boj shurren e merr avdes tek xhamia e Tetoves…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje