“Arlind Ajeti, një bast i fituar për Torinon”

16 Gusht 2016, 16:32Sport TEMA

Një bast i fituar nga Frosinone dhe një blerje e zgjuar për Torinon.

Mediat italiane vazhdojnë të thurin elozhe për Arlind Ajetin, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili këtë verë bëri një hap të madh përpara në karrierën e tij duke u transferuar te Torino.

Faqja e specializuar Tuttomercatoweb, i ka kushtuar një artikull mbrojtësit 22-vjecar duke e cilësuar Ajetin si një  nga zbulimet më të bukura të sezonit të kaluar në Serinë A.

Në dhjetor të 2015-tës, Arlind Ajeti firmosi një kontratë deri në fund të sezonit me Frosinonen me opsion rivovimi edhe për dy vite të tjera nëse skuadra nga krahina e Lazios do të siguronte mbijetesën në Serinë A.

Por edhe pse Ajeti shkëlqeu gjatë periudhës që ishte pjesë e Frosinones, verdhekaltërit u rrëzuan një kategori më poshtë.

Megjithatë për mbrojtësin shqiptar kjo pak rëndësi kishte sepse Ajeti arriti të tregonte vlerat te Frosinone duke ngjallur interesimin e shumë klubeve më të rëndësishme.

22-vjecari i cili zhvilloi një Europian shumë pozitiv me Shqipërinë, pasi shqyrtoi ofertat vendosi të transferohej te Torino me parametër zero.

Edhe pse fillimisht ishte shumë pranë Pescarës, ish- lojtari i Baselit zgjodhi skuadrën granata dhe tashmë do stërvitet nga një trajner shumë i njohur si Sinisa Mihajlovic.

Tuttomercatoweb në shkrimin e saj dedikuar mbrojtësit shqiptar shkruan se me afrimin e Ajetit, Torino ka bërë një goditje në merkato, pasi edhe pse është vetëm 22-vjec, ai ka përvojën e mjaftueshme për të zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Mihajlovic.

Sipas Tuttomercatoweb, blerjen e Arlind Ajetit, Torinos ia ka sugjeruar trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, me këtë të fundit që e ka krahasuar 22-vjecarin shqiptar me kapitenin legjendar të skuadrës granata, Oscar Brevi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje