Për një Shqipëri pa kosovarë

17 Gusht 2016, 10:26Sport TEMA

Nga Ervin Baku

Natyrisht nuk e kam fjalën për mijërat e turistëve kosovarë, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Nuk e kam fjalën as për kosovarët që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në shtetin tonë. Sepse janë në shtetin e tyre. Jo, jo do të flas vetëm për sportin. Bëhet fjalë për Kombëtaren tonë të futbollit. Dhe sot, në prag të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, jemi përballë një realiteti krejt të ri. Jemi përballë një fakti të kryer. Kemi dy shtete, dy flamuj, dy himne dhe për rrjedhojë kemi dy Kombëtare.

Dhe nuk jemi më një, ashtu siç do të ishte dëshira e zjarrtë e çdo shqiptari këtej dhe andej kufirit. Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA dhe në UEFA. Dhe për këtë arritje të madhe të Kosovës punuan dhe lobuan fort, bashkërisht të gjithë aktorët e futbollit në Shqipëri dhe Kosovë. Atë që ndodhi dy ditë më parë e kam paralajmëruar prej kohësh. Milot Rashica, me gjithë të drejtën e Zotit, zgjodhi të përfaqësojë vendin e tij, Kosovën. Mes shumë arsyeve të tjera, ai nuk e kapërdiu dot as eksperimentin e trajnerit De Biazi me Veselin.

Natyrisht që Milot Rashica nuk është as Mesi, as Ronaldo. Por që gjithsesi është një futbollist mjaft i talentuar, që duhej marrë në Francë. Nejse, ky është një debat tjetër. Pas Rashicës, Kosovës iu bashkuan edhe tre futbollistë të tjerë: Herolind Shala, Alban Meha dhe Valdet Rama. E respektoj plotësisht zgjedhjen e të katër futbollistëve. Ashtu siç kam respektuar zgjedhjet e Shaqirit, Xhakës, Berhamit apo të tjerëve. I uroj sukses të plotë në vazhdimin e karrierës së tyre.

Me Kosovën, Zvicrën dhe klubet e tyre respektive. Nuk i kam quajtur kurrë tradhtarë. Përkundrazi, në sytë e mi ata janë të gjithë ambasadorë të Shqipërisë etnike. Le ta lëmë dhe inkurajojmë Kosovën të ketë një kombëtare të denjë. Kosova ka të drejtë të mbledhë të gjithë futbollistët e saj. Kudo që ata janë. Të falënderojmë me gjithë shpirt dhe zemër të gjithë futbollistët e Kosovës për kontributin e tyre në Kombëtaren e Shqipërisë. Përballë këtij realiteti të ri të Kosovës në futbollin botëror, kambana e alarmit bie edhe më fort për Shqipërinë. Sot, Shqipëria duhet të ketë Kombëtaren e saj me futbollistë shqiptarë të Shqipërisë. Nuk ka vend për panik.

Talentet e Shqipërisë nuk mungojnë. Ka plot shqiptarë që luajnë bukur futboll në mbarë Europën dhe më gjerë. Fëmijët e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë janë një kontingjent i mrekullueshëm. Ata duhen evidentuar, duhen seleksionuar. Sa më shpejt. Sa më parë. Jam i bindur që Shqipëria ka shumë Hysaj, Agollë, Memushaj, Cikalleshë apo Sadikë, etj.

Por, nuk duhet ta kemi memorien e shkurtër dhe të bazohemi vetëm tek “Europiani 2016”. T’i heqim kapelen brezit të mrekullueshëm të Shpresave të vitit 1983. Ata eliminuan të madhen Gjermani Perëndimore. Pastaj tronditën eliminatoret e Kupës së Botës 1986. Barazuan 2-2 në Poloninë e Bonjekut të madh, mundën Belgjikën 2-0 në Tiranë (belgët do të renditeshin të katërtit në botë në Meksikë) dhe barazuan 1-1 me Greqinë, po në Tiranë. Ata ishin fare pranë Botërorit meksikan, por nuk përfituan nga ndonjë fitore e mundshme në tavolinë.

E pra, jam i bindur se sot në Europë ka shumë Demollarë, Zmijanë, Ocellë, Josa, Minga, Kola, etj. Nga ana tjetër, FSHF-ja duhet të punojë fort për rritjen dhe zhvillimin e kampionatit kombëtar. Zhvillimin e detyrueshëm të akademive për çdo skuadër, ekipet zinxhir, etj. Sot, Shqipërisë do t’i duhet të kthehet te Shqipëria. Zgjedhje dhe zgjidhje tjetër nuk ka.

26 komente në “Për një Shqipëri pa kosovarë”

  1. artur says:

    Dakord 100% me Ju dhe me sa c’keni shkruar .Duhet te mbushim rradhet e ekipeve kombetare me Shqiptare nga Shqiperia.

  2. tfgs1 says:

    nje Shqiperi pa sunite,shiite,came,kosovare,mujahedine………………..nje Shqiperi kristiane,nje Shqiperi shqiptaresh e jo turqish!

    1. sporti says:

      Mos i fut hundet aty ku nuk ta pret ore tarallak Kishesh greke shko futu ne kolibe e leh si shkerdhate bej ate qe di te besh me mire b…lepiresin goje m…. ke pare ti nuk te lene rehat as rrotat e [email protected] si puna jote qe nga sporti marrin vesh aq shume sa lopa nga tenise

      1. tfgs1 says:

        reeeeeee,ouuuussstttt vrromoarapi……………………

        1. sport says:

          “Vromoarapi” i p…te sateme pjelle e deshtuar

          1. tfgs1 says:

            reeee,ouuuuuusssttttt sunit i piste se na qelbe ere turku…………hahahahaha!

  3. irena says:

    bravo, shkrim mjaft i bukur

  4. feliks says:

    Problemi nuk eshte pse luajne me Kosoven!!…Ceshtja qe ja vlen te merzitesh eshte se nuk lane Zvicren apo Azerbagianin por lane Kombetaren Shiptare me gjere se sa ngushte te Shqiperise shtet…Kombetarja e Shqiptareve perceptohet nga Tifozeria anemban..
    Nuk eshte fundi i botes por eshte vazhdimesia e futjes se shkopinjeve nen rrota ne cdo cast suksesi te kombit..nejse Urime Kosoves dhe ne Basketboll tradite e fqinjeve te saj..

  5. agron says:

    Une jam dakord me cka shkruhet me siper. Ikja e ketyre lojtareve nuk eshte fundi. Do vijne plot te tjere, edhe kosovare bile.
    Se pari, keta qe ikin, duhet t’i jene mirenjohes Shqiperise, e cila u besoi flamurin e saj, gjate kohes qe ata nuk mund te loznin me flamuj te tjere. Sikur ata mos ishin angazhuar per ngjyrat e Shqiperise, do kishin ngelur fare te panjohur. Shqiperia, vendi ame dhe De Biasi, sot edhe qytetar shqiptar u dhane mundesine te behen keta qe jane. Edhe Milot Rashica u rrit ne ekipet perfaqesuese shqiptare. Kete mos ta harroje kurre!!!
    Nese, te kometarja kosovare do shkojne edhe lojtaret e famshem, qe lozin me Zvicren, atehere, keta qe po ikin, nuk do kene mundesi te luajne atje. Kete duhet ta marrin parasysh e mos t’u ndodhe si Januzajt, te cilin nuk do e shihnim me ne fushe, nese nuk do dilte ky rasti i Kosoves.
    Askujt mos i shkoje nder mend se Shqiperia do mbetet pa ekip kombetar. Jo, ajo do e kaloje edhe kete situate dhe, bashke me De Biasi-n do krijoje perseri ekip te mire.

  6. vang says:

    kjo do te ishte zgjidhja e natyreshme,natyrale.Te me falin se une nuk i njoh mire zhvillimet e brendeshme, por nisur nga faktet do te thosha se per aktivitetin qe na pret jemi pak vone.Puna e akademise ka qene intensive,kishte element dhe nuk u shfrytezuan????

  7. AGIM ANASTASI says:

    Shqiperia gjithnje ka pasur talente , por faktikisht kurre nuk ja ka dale . Ndersa talentet Kosovare jo vetem ne futboll ,por dhe ne fusha te tjera kane shkelqyer. Dhe kjo e ka nje spjegim. Kosovaret kurre nuk i degjon te thone ku eshte shteti. E kunderta shihet me shqipetaret e Shqiperise. Kudo degjon te thuhet ku eshte shteti, a ka shtete apo jo ketu ? Po keshtu qysh ne emisionet e mengjezit ,pas lexhimit te gazetave ,shume qytetare per probleme private ankohen per shtetin. Bile njerzit e PD shkojne me larg, per çdo gje qe ndodhe,fajsojne shtetin,e padyshim ,kreun Z. RAMA. Sa here vdes nje qytetar, RAMA eshte fajtori, bile dhe kur rrufeja vret njeri. Me kujtohet nje kassete humori ku artisti ne rol, duke ecur me gomar ne mal, i bie kemba gomarit ne grope. Menjehere interpretuesi i rolit shfryu duke thene ,a ka shtet ketu apo jo?! Qytetari i Shqiperise duhet sa me pare ta harroi shtetin i cili “iku” bashke me sistemin totalitar. Ne sistemin e sotem artistete sportistet qe mbijetojne, pasurohen, te tjeret te deshtuar i bine kitares ne rruge.

  8. Antoni says:

    Për një Shqipëri pa shqiptar të Kosovës do ishte korrekt titulli orë lale, lat nam me ket urrejtje.
    Krejt shqiptarët e Ballkanit janë sa një lagje e Tokios dhe gjithë kjo ndarje.

  9. vedeta says:

    E DREJT SE LUAN AS TOPI RRESPEKTE ARTIKULLSHKRUSIT NDAJ TE NJEJTIN MENDIM ME TE PIK PER PIK RESPEKTE.

  10. Shën Hajdari says:

    nuk I takon lojtarve te kombtares shqiptare tre largohen per ne kosov.
    duhet qe kete hap ta bejne te paret ata shqiptare qe luajn per zvicren apo vende te tjera te huaja ,vende njerk.
    por ata Kosovar jan me te lumtur me njerkdheun e huaj sesa me atdheun e tyre.
    dhe per ta ber dyfish ndjenjen e trishte qe t krijohet largohen ata nga kombtarja shqiptare,pra nga kombtarja e atdheut dhe memdheut te tyre!
    kta qe largohen nga kombtarja shqiptare,po te jen te cilsis me te larta dhe te ken mundsi,shkojn ke kombtaret e tjera te huaja sikurse bejn ata te zvicres,por jo ke kosova. pra per kosovaret gjithnji njerkdheu esht me I embel se atdheu
    “atdheu esht mjalt
    njerkdheu esht mut”!
    tha njiher nji hajdut.

  11. Albania says:

    Shqiperia duhet te kthehet ne Origjinen e futbollit te vet….te dikurshem……sepse Futbolli ne shqiperi ka shkelqyer qe ne kohen e Enver Hoxhes…….kosovaret te luajne ne kombetaren e tyre te futbollit…ne Shqiperi nuk kane pune….sepse kosovarin kur e pyesin te huajt cfare je Albaner…????? ai i pergjigjet jo jam musliman……Prandaj jihadistet nga kosova te luajne futboll vetem per kosoven me Shqiperine nuk kane asnje lidhje…..

    1. Kosovar says:

      Pse po rren qe shqiptart e kosoves thojn qe jan musliman . Ne gjithmon i kemi thon vetit Shqiptar edhe ate nen thundrat e shkaut kurr nuk jemi frigue . Ndersa ne gjermani jemi ata qe quhemi Kosovo-Albaner . Ti paske kontakte me magjup e gabel se ata krenohen qe jan musliman( me kete ata bohen gjoja dikushi kishe ju rritet vlera ose me thon ma troq barasohen me turq)

      1. Genti says:

        Kam me shum se 20 vjet ne emigrim dhe kurre nuk kam degjuar ndonjehere kur e pyesin nje kosovar nga je dhe te thote kosovar. Gjithmone shqiptar.
        Prandaj keta antishqiptaret perfshi artikullshkruesin hipokrit qe fshihen ketu pas gjoja sportit te shkojne te ndreqin hunden me maje si pinoku ne ndonje kirurg plastik sepse nuk u lejon te shikojne me tej.

      2. Genti says:

        Ore lerini keto shqiptare dhe kosovare si skeni turp qe keni kaq shum komplekse per gjera koti dhe nuk shikoni ato me vlere qe me te vertet na cojne perpara.
        Jemi te gjith shqiptare qe fatin tone e vendosen armiqte pa na pyetur ne te zotet.
        Pranda mjaft me me keto terma qe pas vehtes fshehin vetem te keqen.
        Biles shum paturpesisht ne Tirane ka nje rruge sot qe quhet rruga e kosovareve ndersa ne Prishtine nuk ka ndonje rruge qe quhet rruga a shqiptareve te shqiperise.

  12. Arjan says:

    Gjithmone kuq e zi ,Shqiperise nuk i mungojne talentet duhet pune dhe durim qe te zbulohen.

  13. Antoni says:

    @Albania, ore qenke legen ti, kur dëgjove që shqiptarët e Kosovës në pyetjen për komb përgjigjen mysliman.
    Ik ore maskara, SHQIPTARËT E KOSOVËS vetëm që thanë gjithmonë që janë shqiptarë e paguan me gjak, pa shqiptarët jashtë trojeve të Shqipërisë NUK DO EKZISTONTE KJO SHQIPËRI që megjithatë në shqiptarët jashtë saj e duam me shumë se shumë nga ju.

    1. Orthodox says:

      Antoni ( Mustafa) Kosovaret jane muslimane te betuar dhe eshte e vertete ajo qe thote Albania; Kosovaret jane islamike te betuar te Islamit. Prandaj mos fol kot kur nuk di gje,sepse kosovaret kane per zemer islamizmin dhe te krishteret e Shqiperise i urrejne duke i quajtur Serb ,Greke ,dhe italiane.

      1. Ik ore kurva e Janulles llum i poshter shkruaj nje here shqip fjalen ortodoks se je ne forumet shqiptare dhe jo ne ato jevgjite greke pastaj hajde dhe ha m…. zgjebs semundje kanceroze

  14. like says:

    Nje komb nje ekip. Humbim bashke, fitojme po bashke. Ekipi kombtar duhet ti rezervoje gjysmat e fanellave per shqiptaret e kosoves, gjysmat per shqiptaret e shqiprise. Ç´do lloj opinioni tjeter Nuk sherben per asgje te mire. Nuk ka ngazellim me te madh per mua se te jem ne nje stadium ku presantohet i gjithe kombi yne. Na kane perçare luftrat, e tashti po na perçan sporti.

  15. Ludmilla says:

    TI Antoni( Muhamed) nga kosova me dukesh……????????? sepse te dogji shume per popullin Turko-islamik kosovar

    1. Ik moj kurva e Putinit shko laj breket se te vjen era shurre

  16. Tony says:

    Gj do sjelle bashkimin e nje kombi te pecareermania,Franca,Anglia,Italia e te tjere te medhajat e futbollit botrore,kane futbollist nga Afrika e me tej dhe nuk kane asnje problem!!
    Ne Shqiptaret duhet te jemi krenar per kometaren tone qe eshte 100% gjak i paster SHQIPTARI.
    Te bashkuar do ja dalim te fitojme trofe te tjere, te percare kurre ne bot!
    Jam shqiptare dhe jam krenar per futbollistet e Shqiperise nga te gjitha trojet.Vetem bashkimi ne futboll se pari, sjelle baskimin e kombit tone nen FAMURIN kuq e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje