FSHF ndan premiot e “Euro 2016”, Rashica dhe Shala marrin shpërblimin. Ja mesazhi

17 Gusht 2016, 23:53Sport TEMA

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë qenë shumë të lumtur, pasi në celularin e tyre ka shkuar mesazhi: në llogarinë tuaj kanë mbërritur 31 mijë euro shpërblim.

Kaq ka qenë shuma qe kane përfituar lojtaret e perfaqesueses dhe stafi teknik si shpërbilm per ate qe bene ne Europian, premio e vendosur nga FSHF dhe qeveria shqiptare.

Nese nuk do ishte per taksat kjo shifer do ishte me e larte. Ata i dhane një kanaqesi të jashtezakonshme vendit dhe përpos kënaqësisë morale për përfaqësimin e ngjyerave kuqezi në një event madhor dhe dashurisë së tifozerisë tani janë shpërblyer dhe  materialisht.

Po nuk mbaron me kaq. I njejti mesazh i ka shkuar edhe Milot Rashicës  e Herolind Shalës megjithëse këta të fundit u larguan zyrtarisht nga përfaqësuesja.

Duke qenë se ishin ndër 28 lojtarët e grumbulluar paraprakisht për Europianin ata u shpërblyen me nga 8 mijë euro secili pavarësisht se nuk shkuan në Francë dhe përtej faktit se vetëm para pak ditësh i kanë dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares.

FSHF ka dashur të tregohet deri në fund korrekte duke i respektuar dhe në mbajtjen e këtij premtimi.

Gjithsesi përtej këtij shpërblimi simbolik, Shqipëria mbi të gjitha ju ka dhënë mundësinë e artë që për disa vite të përfaqësonin ngjyrat e Kombit në arenën ndërkombëtare.

4 komente në “FSHF ndan premiot e “Euro 2016”, Rashica dhe Shala marrin shpërblimin. Ja mesazhi”

  1. Scutari says:

    Po, po….
    “Kombetare” shqiptare 100% myslimane!
    Se te tjeret nuk dinin te qellonin topin.
    Vetem te “zgjuarit” Abbedinat.

  2. eeeeej says:

    Na cate trapin ?

  3. Ilias says:

    Tja shperblejne kosoves per te mire dy ekipe shqiptare te forta besoj se jemi me krenar edhe ne kemi ekip te forte uroj ti bashkohen shaqiri jonuzaj xhaka g. Albania hoxha gjimshiti ajeti veseli hysi avdiaj xhaka abrashi basha kukeli lenjan kace manaj roshi bale memushaj ( mavraj lila gashi agolli) jemi fiks mos tju zere paniku do ti dridhe leqet e kembeve atyre qe do ndeshen me ne (do te kisha per zemer edhe besnik hasin )

  4. sportdashesi says:

    djemte duhet te shkojne aty ku ndihen me mire per te luajtur. por vetem nje pyetje duhet t’u behet nga ana e gjithe tifozerise: kush flamur ua ngre zemrat peshe , flamuri KUQEZI apo ajo cope beze me ngjyra te shpelara ( jo per ofeze simboli por me duket se nuk i perfaqeson ). pastaj le te gjykojne me gjakftohtesi e jo me inat e zemerim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje