Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama.
Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi pohon se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.
“Jemi në kontakt me ta, i kemi derguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, thotë Bushi për Top Channel.
Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.
“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombetare.
Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me prespektive. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.
Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biazi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Shalkes Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian.
Mos e lini te largohet DIONIS AVDIAJN se do beni gabim fatal grumbulloeni urgjentisht.
Me falni zoteri .Po ju e keni pare ndonjehere duke luajtur Donis??
Edhe Kosova është pjesë e kombit tonë. Ashtu është ztr. Bushi. Sikur te ishim një shtet, një flamur një kombëtare do kishim. Po realiteti tash për tash është kështu siç është dhe për cilëndo kombëtare (Shqipëri, Kosovë) që loz shqiptari është nder e patriotizëm. Të punojmë për të pasur një shtet, një flamur, një kombëtare.
respekt per de biasin.esht meritor per kualifikimin historik te kombtares shqiptare,por mendoj se ne kto kualifikime me italin ne grup veshtir se do gjej forcen maksimale per ta qu shqiprin para,prandaj kisha propozu qe te behet selektor i kosoves,dhe pas 2 vitesh te kthehet serish ne ekipin kombtar,edhe ashtu pati shpreh deshir te largohet nga shqiperia.
Avdiaj duhet futur urgjentisht ne kombetare. Mos e lini per me vone se do te jete rast ihumbur.
Zoterinj.
Donis Avdijaj beri nje Perfomance te dobet per kohen qe ishte ne Graz.
Keshtu qe per momentin nuk do te ishte ndonje ndihme e madhe.
pershendetje nga Graz
De Biazi i njihte shume mire Valdet Ramen, Alban Mehen dhe Herolind Shalen, ai nuk planifikonte te ardhmen e kombetares shqiptare me ta, prandaj ata nuk jane kurrfare humbej as eksodi per Shqiperine. Milot Rashica eshte nje lojtare qe ka dhene sinjale pozitive se mund te zhvillohet akoma, por kjo akoma nuk eshte e sigurt se Miloti do te ngritet akoma me shume. De Biazi kur tha nje lojater do te largohet fjalen e kishte per Rashicen, asnje tjeter nuk do te largohet nga Shqiperia as nga Zvicrra. Kosova do te ndertoje nje ekip te mire per te ardhmen. Rama, Meha dhe Shala nuk e ndihmojne as Kosoven, sepse Kosova ka futbollist aktive me te mire se Meha, Rama dhe Shala. Besart Halimi eshte shume me larte se Meha, po edhe Bernard Berisha eshte shume me kualitative se sa Valdet Rama. Kosova pas 4-5 viteve do te jete nje ekip e forte qe mund te kualifikohet per Europian me Rashicen, Bytyqin, Celinen, Halimin & Co….