Usain Bolt fitore spektakolare, medalje të artë dhe në stafetën 4x100m

20 Gusht 2016, 14:05Sport TEMA
Usain Bolt fitore spektakolare, medalje të artë dhe në

Usain Bolt nuk ndalet. Pas medaljeve të arta që fitoi në garat e 100 dhe 200 metrave, xhamjakani triumfoi edhe në 4×100 metra duke siguruar medaljen e 9-të të artë në Olimpiada.

Një medalje për “mbretin” e vrapit që arrin Carl Lewis dhe Pavo Nurmi. Në këtë olimpiadë Bolt siguroi tre medalje ari, njëlloj si në Pekin në vitin 2008 dhe në Londër 2012.

Pas këtij triumfi Bolt përmes një postimi në rrjetin e tij social Twiter ka falenderuar të gjithë tifozët për mbështetjen  e jashtëzakonshme që i kanë dhënë.

Ju kurrë nuk dyshuat tek unë për asnjë moment dhe për këtë unë do të jem gjithmonë me ju” shkruan Bolt./f.b

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje