Mesfushori I kombëtares shqiptare Ermir Lenjani e ka nisur me fitore aventurën e tij tek skuadra e Rennes.
Lenjani debutoi në sfidën kundër Nancy që e fituan me rezultatin e pastër 2-0. 27-vjecari luajti 20-minuta në këtë përballje duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.
Debutimi I tij I surprizoi të gjithë pasi Lenjani u cilësua si I panevojshëm nga tekniku Christian Gourcuff duke e nxjerrë kartonin e tij në shitje.
Por lojtari refzoi që të largohej dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse Lenjani do ta vazhdojë aventurën te Rennes, ku ka kontratë deri në Qershor 2017.
Ndërkohë Taulant Xhaka ka shkëlqyer në Zvicër me Baselin në fitoren 4-1 përballë Luganos. Mesfushori kuqezi dha asisin e golit të dytë të shënuar nga Steffen. Pas kësaj fitoreje Bazeli vijon kryesimin e kampionatit./f.b