Brazili ka bërë historinë duke fituar medaljen e parë të artë në futboll në Lojrat Olimpike.
Brazilianët mposhtën në finale kombëtaren e Gjermanisë në sfidën e luajtur në “Maracana” duke hyrë në histori. U dëshën gjuajtjet e 11-metërshave për të vendosur fituesin e kësaj finaleje, pasi 120 minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1.
Nejmari shënoi një super gol për Brazilin me anë të një goditje dënimi, që u barazua në pjesën e dytë nga ana e Meyer.
Nga pika e bardhë e 11- metërshave Brazili u tregua më i saktë duke fituar me rezultatin 5-4.
Një triumf që shpërtheu në fedtë të gjithë tifozat brazlian që kishin mbushur “Maracanan”, ndërsa lojtarët festuan mes lotëve këtë medalje historike./f.b