Milani e ka nisur me fitore Serinë A duke mposhtur në “San Siro” skuadrën e Torinos.
Gigi Donaruma është shpëtimtari i kuqezinjve që priti në minutat e fundit penalltinë e Belotit, duke i dhënë tre pikët e para kuqezinjve dhe debutimin me fitore aventurës së Viçenso Montelës.
Karlos Baka shënoi tripletë për Milanin në këtë sfidë, duke treguar se do të jetë ai udhëheqsi i kuqezinjve këtë sezon.
Ndërsa për skuadrën e Sinisha Mihajloviç autorët e golave janë Beloti dhe Baseli.
Ndërkohë për Milanin u ndëshkuan me karton të kuq Paletta dhe Niang që do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme. /f.b