Frank De Boer e ka nisur me humbje debutimin e tij në Serinë A me skuadrën e Interit. Zikaltërit u mposhtën në transfertë përballë skuadrës së Kievos me rezultatin 2-0. Një debutim zhgënjyes për teknikun hollandez përballë Kievos e cila zhvilloi një ndeshje spektakolare. Valter Birsa ishte njeriu i ndeshjes për vendasit me dy golat e tij duke i dhënë tre pikët para skuadrës së tij.
Ndërkohë në derbin mes shqiptarëve në sfidën Peskara-Napoli nuk ka fitues, sfidë e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Ledian Memushaj e nisi titullar këtë sfidë duke u zëvëndësuar nga Rei Manaj në minutën e 64-tërt. Ndërsa tek Napoli, Elseid Hysaj u aktivizua për 90-minuta./f.b