Jose Mourinho mund të rikthehej në Itali. Trajneri i Man.United në një intervistë të dhënë ka zbuluar se përpara se të vendoste për transferimin e tij tek “Djajtë e Kuq”, e kishte menduar si alternativ rikthim e tij në Itali ose në Spanjë. Më tej ai shtoi vazhdimi i aventurës së tij në Premier League ka qënë zgjedhja e duhur:
“Përpara se të hyja në bisedimë me drejtuesit e Man.United në planet e mija ekzistonte dhe ideja e një rikthimi në Itali ose në Spanjë. Në fund vendosa të vazhdoj aventurën time në Premier League, sepse është një kampionat special ku ka shumë rivalitet mes skuadrave.”
E duke qëndruar tek pjesa i rivalitet, “Special One” deklaroi se në Angli diferenca mes ekipeve është e vogël pasi të gjithë duan të japin më të mirën dhe nuk i trëmben skuadrave që kanë berë histori në botën e futbollit.
Më pas ai foli dhe për karakterin disi të vështirë që ai ka, duke u justifikuar se sjellja e tij është në të mirën e ekipit:
“Ka kampionate ku skuadrat e mëdha duan të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve dhe ti lënë akoma dhe më mbrapa të voglat.
Në Angli ndodh e kundërta. Këtu të gjithë klubet duan të jënë kompetitivë.
Është e vërtetë që kam një karakter disi të vështirë dhe hera herës tregohem arrogant, por kërkoj mirëkuptimin e të gjithve pasi dëshiroj që skuadra të cilën unë drejtoj të fitojë cdo ndeshje dhe të gjitha kompeticionet ku ne marrim pjesë.”/ SS