Këta janë këngëtarët shqiptarë milionerë të ahengjeve, ja sa fitojnë

25 Gusht 2016, 16:47Lifestyle TEMA
Këta janë këngëtarët shqiptarë milionerë

Grumbuj parash të përfituara nga bakshishet në dasmat tradicionale shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë të dasmave marrin nga ahengjet e verës.

Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë që të organizohen kryesisht gjatë kohës së pushimeve. E për këtë ditë të rëndësishme të jetës, paraja derdhet lumë për këngëtarët që mbajnë gjallë natën, kryesisht ata të muzikës popullore.

Vitin e kaluar bëri përshtypje se si një këngëtare në Maqedoni, e quajtur Fatlume Popovci, publikoi në profilin e saj në Facebook grumbuj me kartëmonedha të ndryshme, si euro e dollarë, të cilat i kishte siguruar nga bakshishet në një dasmë në një fshat të Tetovës.

Por nuk është e vetmja, pasi shpesh ndodh të shohim artiste të njohura, që këndojnë duke shkelur mbi paratë që ju hedhin në dasma. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash në verë është më e madhe, se koncertet.

Po tashmë është krijuar hierarkia e këngëtarëve më të kërkuar në dasma, të cilët paguhen 5 mijë euro për një natë. Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova, shkruan revista Story.

Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderaj. Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë Euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre.

Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 1500­2000 Euro. Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave. Destinacioni më i preferuar i këngëtarëve shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pagesa për ta fillon me 500$ për fillestarë, deri në 4000$ për këngëtarët me emër.

Kjo për faktin se në SHBA janë rezidentë gjithsej 20 këngëtarë, mes të cilëve ata me emër numërohen me gishtat e dorës. Ndërkaq Administrata Tatimore e Kosovës paralajmëroi këtë verë aktivitete sezonale shtesë për kontrollimin e këngëtarëve, për të parë nëse paguajnë tatim në fitimet e tyre. Ata kanë njoftuar se do t’i gjobisin ata këngëtarë që mashtrojnë në deklarimin e të ardhurave.

6 komente në “Këta janë këngëtarët shqiptarë milionerë të ahengjeve, ja sa fitojnë”

  1. gerneta says:

    Ky popull injorant e dembel qe ankohet se po vdes per buken e gojes hedh leket dhe i shkelin me kembe per keta kengetar qe i bien zurrnas me nje vrime.
    Origjina turko arabe e ketij pis mileti i ben te pasur keta qe nuk dihet se cmelodi arabe kendojne.
    Asnje popull nuk shkel djersen e tij ne kete menyre,pervec arabo turkoshakeve.

    1. Toti says:

      gerneta nuk jemi vetem ne shqiptaret qe bejme kesi gjera, shiko ne amerik si bejne zezaket neper strip clube duke hedhur dollare plot per balerinat amerikano zezake, pastaj ka edhe vende tjera.

    2. n says:

      Po nuk jane pàra djerse kjo eshte shume e thjesht per tu kuptuar. Djersa e ballit nuk shkelet me kembe.

  2. Kollodoku says:

    Bravo toti. Sa idiot qe je. Po si mund te krohasosh dasmat ne shqiperi me stip clubet e amerikes. Si mund te krahasosh familjen e atyre qe martohen me zezaket. Copa e idiotit.

    1. tfgs1 says:

      TOTI ka shume te drejte por dioti je ti ne kete mes qe nuk pranon se sunitet shqipfoles dhe zezaket e Amerikes jane e njejta rrace,ku qendron ndryshimi…!!!!??
      Ashtu si ulerijne,pihen,hedhin dollars,vriten apo dhjesin e shkerdhehen zezaket ne Amerike apo turqit,afghanet,arabet po keshtu edhe muslimonet shqipfoles ne te tre shtetet ku jetojne…………..pis miliet!
      Vetem ne bourdelo/Albania festohen dasmat neper shtepia nga e hena per nje jave ,pikerisht si njetundrake shkretetirash arabe………….
      Te can [email protected]@n tjetri me megafon full der ne 5 te mengjesit duke degjuar ciganeshe,baba Tomorin apo baba Mondin,cifteli apo ndonje ”lapce” qe te kujton ndonje ceremoni mortore e jo dasem……….!
      Shteti duhet menjehere te ndaloi me ligj ulerimat/dasma e suniteve neper shtepia[aq me keq ne pallate] dhe gjithe javen,festim vetem nje dite ne ”lokale/bourdelo”………….

  3. sulo Permeti says:

    Toti, dukesh qe ske qene asnje here ne amerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje